Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Tri këshilla për ndarje të lehtë Empty Tri këshilla për ndarje të lehtë

Fri 13 Jul 2012 - 11:15
Tri këshilla për ndarje të lehtë Ndarja-300x145Këto këshilla ndoshta do të ishin mënyra më reale për lehtësim të ndarjes në momentin kur humbin ndjenjat ndaj partnerit.

Janë këshilla kryesisht për njerëz, të cilët ende gjenden në botën e
argëtimit, takimeve dhe ndarjeve të shpeshta. Qartë, kur bëhet fjalë për
martesë mund dhe duhet të jetë një ndarje e një rëndësie më të madhe,
por tri këshillat e njëjta janë absolutisht të aplikueshme.

Kini respekt

Është shumë e rëndësishme që gjithmonë të respektoni personat e
tjerë. Mbajeni mend këtë, sepse nuk është një gjë pozitive që të jeni të
ligë, të paskrupull ose jo respektues ndaj dikujt me të cilin keni
kaluar një pjesë të jetës suaj.

Përqendrohuni në faktin që dinjiteti i personit, prej të cilit
ndaheni, të mbetet i paprekur. Nëse i thoni personit prej të cilit
ndaheni se organi i tij gjenital është tepër i vogël, gjithsesi i
shkelni rregullat esenciale të dinjitetit dhe respektit, madje edhe nëse
një gjë e tillë është e vërtetë.

Besoni në ndjenjat tuaja

Ju sigurisht e dini se si ndiheni, mos i fshihni ato ndjenja, besoni
që janë reale, sepse edhe janë. Me rastin e ndarjes, merreni
përgjegjësinë për ndjenjat tuaja dhe ndani ato, më mirë sesa ta akuzoni
ose t’ia lini fajin partnerit tuaj.

Të themi se ai shpesh ka ditur të jetë i pasjellshëm dhe i ligë ndaj
jush dhe këto janë arsyet për ndarje. Në vend se ta thërrisni me emra
poshtërues, i thoni se nuk mendoni se është duke ju respektuar si
mashkull/femër.

Kjo do ta parandalojë përshkallëzimin e grindjeve dhe diskutimeve me
rastin e ndarjes. Besoni, nuk ka gjë më të keqe për meshkujt sesa kur
ndihen fajtorë ose kur duhet që të mbrohen. Edhe më shumë u dhemb nëse
një femër u thotë se ai më nuk është tërheqës. Nëse me të vërtetë doni
që ta shtyni partnerin tuaj që të largohet përgjithmonë dhe të mos
kthehet më, flisni vetëm për ndjenjat tuaja.

Pa zvarritje, kaloni menjëherë në temë

As mos filloni t’i thoni se sa i dashur ka qenë ai për ju dhe se si e
çmoni miqësinë e tij… partneri juaj duhet ta dijë se ka një “bisedë
serioze” me ju. Ato dy fjalë janë shumë efikase në vendosjen e drejtimit
të bisedës suaj, ndërsa ato do t’ju ndihmojnë që të kaloni në temë kur
të uleni për të biseduar. Skenari është shumë i thjeshtë: “Dua të të
tregoj se si po ndjehem kohëve të fundit. Mendoj se lidhja jonë nuk
është duke shkuar në një drejtim të duhur dhe ndjej një distancë mes
nesh.

Kjo nuk është ajo që e kërkoj në një lidhje dhe është më së miri nëse
tani i japim fund asaj. Kam menduar shumë, do të vazhdoj të të
respektoj si person, ndërsa para së gjithash dua që kjo të kalojë shpejt
dhe lehtë”. Kujdes të veçantë kushtojini fjalëve “ndjenja”, “ndjej”.
Ndoshta tingëllon më lehtë sesa që mund të bëhet, por besoni se kjo
funksionon si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Natyrisht, partneri do të përpiqet që të reagojë me shumë pyetje
lidhur me faktin se çfarë ka shkuar keq dhe do të ju pyesë mos keni
takuar ndonjë person tjetër. Megjithatë, në një situatë të tillë
shmangni përgjigjet, por flisni vetëm për ndjenjat tuaja personale, në
vend se të ktheheni në problemet e së kaluarës. Nuk ekziston një ndarje e
përkryer, por këto tri principe së paku do t’ua lehtësojnë procedurën.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Tri këshilla për ndarje të lehtë Empty Re: Tri këshilla për ndarje të lehtë

Fri 13 Jul 2012 - 11:47
s qenkan per mua keto grrrr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi