Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet Porta Hyrëse në histori nga një faraon i panjohur Empty Zbulohet Porta Hyrëse në histori nga një faraon i panjohur

Sat 14 Jul 2012 - 1:34
Zbulohet Porta Hyrëse në histori nga një faraon i panjohur Senachtenre-300x179Porta Hyrëse me emrin e një faraoni të panjohur, u zbulua në tempullin Karnak – Egjipt.
Një zbulim i papritur, i cili erdhi në dritë nga një ekspeditë arkeologësh, befasoi gjithkënd, pasi solli në pah një figurë të re faraoni, të panjohur deri më sot .

Zbulimi u krye në tempullin e Karnak, pranë Luxor në Egjipt. Bëhet fjalë, citon alb-observer.com, për një portë hyrëse me blloqe gëlqerore në sipërfaqen e të cilës ishte skalitur emri i një faraoni të panjohur: “Senachtenre.”

Emri dhe identiteti i faraonit të panjohur deri më sot, surprizoi së tepërmi arkeologët dhe i futi ata në dilemë. Kështu, Qendra e ekspeditës Franco-Egjiptiane, e cila është përgjegjëse për studimet e Tempujve të Karnak (Centre franco-égyptien d’étude des temples de Karnak – CFEETK), po vijon një studim shumë më në detaj.

Deri më tani, shkencëtarët besonin se “Senachtenre”, ishte një personalitet mitik ose mbret imagjinar, kjo për vet faktin se asnjë monument apo obelisk nuk ishte gjetur për të. Sipas drejtorit të përgjithshëm për monumentet e Luxor, Mansour Boreik, emri i këtij faraoni është përmendur vetëm dy herë: një herë gjatë dinastisë së 17-të të faraonit Achmoze, i cili lidhet me ndjekjen e pushtuesve të Hyksos nga Egjipti dhe një retrospektivë gjatë periudhës së Ramziut.

Kështu, kronologjikisht, sunduesi duhej vendosur para epokës së Hchmoze A dhe në zemër të periudhës së pushtimit të Hyksoy. Hieroglifi i ri, referon gjithashtu se faraoni në fjalë, ndërtoi hyrjen me blloqe gëlqerorë në zonën Toura (Toura pranë Kajros), e cila në atë periudhë i përkiste Hyksos.

Ministri i Shtetit për arkeologjinë Mohamed Ibrahim, e përshkoi zbulimin si një “zbulim shumë primar dhe me rëndësi të veçantë”, i cili do të hedhë dritë mbi Dinastinë e 17-të. Gërmimet në Portën e Hyrjes do të vijojnë me qëllim që të zbulohen dhe fakte të tjera për këtë periudhë enigmatike të historisë së Egjiptit./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi