Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Çka nuk të vret, të bën më të fortë Empty Çka nuk të vret, të bën më të fortë

Sat 14 Jul 2012 - 13:39
Çka nuk të vret, të bën më të fortë MyrebeAlbina Hoxha

Ishte vera e vitit 1994. Mybere Prizreni u nis me shoqet e saj për në plazh. Ishte një ditë e bukur për të dhe pranë detit, nën rrezet e diellit mendonte ta bënte akoma më të bukur. Por ishte dita e saj e fundit “normale”. Ndodh një aksident. Kur Myberja hap sytë e pa veten në një spital. “Fillimisht mendova se thjesht isha rrëzuar dhe përderisa ndihesha mirë, do mund të ngrihesha pas pak... Por shumë shpejt e kuptova se kjo ishte e pamundur”. Nuk lëvizi dot më nga shtrati për një vit e gjysmë. Ishte dëmtuar në shtyllën kurrizore.

Ku mund ta gjesh forcën për të rifilluar?

Sot është 50 vjeçe dhe prej 6 vitesh drejton Shoqatën Kombëtare të Para dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë. Ku mund ta gjesh forcën për të rifilluar? Si mund të shndërrohesh nga një grua e panjohur me shtyllë kurrizoe të thyer, në një përfaqësuese të mijëra njerëzve të tjerë që janë si ty? Myberja përpiqet të përmbledhë përgjigjen e saj: “Më duhej fillimisht të ngrihesha në këmbë. I përsërisja vetes: ‘jeta është e bukur dhe është aty jashtë, të paktën jam gjallë, përse duhet të rri e të ankohem pa fund?. Kështu nisa të stërvitem, të bëj ushtrime. Doja me cdo kusht të mundesha të ecja sërish ia dola të ngrihem...”.

Me paterica vërtet, por ishte një arritje e madhe, një tjetër shembull i vullnetit të fortë. “Shpesh ktheja kohën pas dhe kujtoja që dikur ecja në majë të takave, ndërsa tani...por e largoja shumë shpejt atë mendim”, - rrëfen personazhi ynë. E vazhdoi luftën e saj dhe fitoi një jetë të re me një mësim të vyer: “Çka nuk të vret, të bën më të fortë”.

Puna është barazi, barazia është lumturi

Pas operacionit shkoi menjëherë në shtëpi. “Atëherë nuk ekzistonte qendra e rehabilitimit dhe pas operacionit të nxirrnin nga spitali si thes me patate. Ashtu ndodh shpesh edhe sot, megjithëse kanë kaluar vitet, asgjë nuk ka ndryshuar”, - tregon 50 vjeçarja. Kishte mbaruar shkollën e mesme për ekonomik dhe kjo bëri që ajo të gjente një vend pune si ekonomiste në një institucion privat. “Ndihesha mirë, puna më bënte të lumtur. Në fakt puna më bënte të ndihesha si gjithë të tjerët, e barabartë me ta, kjo është e gjitha”, - tregon ajo.

Pjesë e Shoqatës u bë fillimisht si sekretare. “Në fillim nuk e mendova se mund të isha drejtuesja e shoqatës, por gjërat erdhën vetë në vendin e tyre më pas”.

Po kërkoj shumë? Pse mendoni kështu?

“Jam përpjekur të mbaj një ditar, por siç ndodh thuajse në çdo familje shqiptare, është e vështirë të mbajmë të fshehta vetëm për vete, - buzëqesh znj.Prizreni. Unë jam një person me aftësi të kufizuar. Por do të më mjaftonin një palë paterica apo një karrike me rrota. Një shtëpi e vogël e përshtatur me mjetet ndihmëse. Një kujdes shëndetsor apo rehabilitim i veçantë për kategorinë time. Një qytet pa barriera arkitektonike për ne. Një shkollë ku të kem mundësi të futem pa numëruar shkallët e panumërta të saj. Një punë për të cilën do të ndjehem krenare sepse do të kem mundësinë për t’i treguar vetes dhe të tjerëve se unë mund të t’ia dal mbanë me forcat e mia. Një njeri i cili të mund të më dojë për atë që jam pa u fokusuar në dëmtimin e jashtëm. Një familje. Një fëmijë”.

Këto janë ato që rendit. Me një frymë. Dhe pastaj shton: “Mos po kërkoj shumë? Po pse mendoni se po kërkoj shumë?”.

I shihnim në sy deputetët kur votonin

“Nëse nuk do të kishte ndodhur ai aksident, sot do të isha ndryshe. Do të isha si shoqet e mia, do të kisha familje dhe fëmijë. Do të isha një nënë shembullore. Vetëm kjo më mungon…”- shprehet ajo pa dashur të flasë më shumë në lidhje më këtë temë.

Për të, periudha e vendosjes së kufizimeve në ligjin për personat me aftësi të kufizuara ka qenë ndër çastet më të vështira të jetës. “Ishim në parlament. Kemi parë me vëmendje deputetët duke na hequr të drejtat, duke votuar. Jemi ndjerë shumë keq, ndërsa atyre nuk u bënte fare përshtypje. Vallë nëse do të kishin një njeri me aftësi të kufizuar në familjen e tyre a do të kishin vepruar njëlloj?!”

Fakulteti? Mbi të gjitha nuk ka shkallë

Aktualisht Myberja ka filluar studimet e larta në një universitet privat në degën e sociologjisë. I është mirënjohëse fakultetit pasi në të studiojnë 10 persona me aftësi të kufizuar. “Ndjehemi mirë dhe të barabartë. Përveç kesaj ambentet në fakultet janë të përshtatshme dhe mbi të gjitha nuk ka shkallë”, - thotë ajo. Me këtë bën edhe një thirrje që të krijohen kushtet e përshtatshme në universitetet shtetërore për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi