Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza Më E Fortë Në Botë  Empty Vajza Më E Fortë Në Botë

Sun 21 Jul 2013 - 2:03
Vajza Më E Fortë Në Botë  01Vajza Më E Fortë Në Botë  02Rekordin e vajzës më të fuqishme në botë e mban ukrainasja Varya Akulova, e cila pikërisht për këtë arsye ka hyrë në rekordet Guinnes, jo në një, por në dy kategori.

Varya është në gjendje që të ngrejë më shumë se pesë herë me radhë 350 kilogramë, ndërsa vetë peshon jo më shumë se 50.

Në momentin që lindi Varya në vitin 1992, babai shpresonte për djalë në mënyrë që të ndihmonte familjen në punën që bënin.


Kur lindi vajzë, ai besoi se dëshira e tij nuk do të plotësohej, por mendoi se nuk kishte arsye se pse një vajzë të mos ishte e fortë sa një burrë. Kështu ndërsa bashkëmoshataret e saj luanin me kukulla, Varya ngrinte pesha, por gjithnjë nën kontroll të rregullt mjekësor, për të garantuar një rritje të shëndetshme.

Në moshën 3 vjeçare ajo iu bashkua prindërve si akrobate, ndërsa në moshën 6 vjeçare ishte në gjendje të mbante në shpatulla babanë, ndërsa kur ishte 12 vjeç arrinte që ti ngrinte njëherësh të dy prindërit.

Pavarësisht forcës së saj, ajo ruante me fanatizëm linjat femërore, duke mos e deformuar trupin. Jo rrallë Varya është ndeshur me forma diskriminimi për shkak të forcës fizike, pasi ishin të shumtë ata që e këshillonin më mirë të mësonte të gatuante në mënyrë që të gjente burrë.



Ndërkaq ka të tjerë që mendojnë se asnjë burrë nuk do dëshirojë të martohet me një grua kaq të fortë./noa.al
Vajza Më E Fortë Në Botë  03Vajza Më E Fortë Në Botë  04Vajza Më E Fortë Në Botë  05Vajza Më E Fortë Në Botë  06Vajza Më E Fortë Në Botë  07
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi