500 USD bakshish për blerjen e një pice
Sat 14 Jul 2012 - 15:35
Dëshira e Aaron Collins përpara vdekjes ishte të bënte të lumtur një person të panjohur. Paralelisht me dëshirën për të patur çdo borxh të prindërve të paguar, 30 vjeçari kërkoi që familja e tij të dhuronte një bakshish për një kamarier ose kamariere. Ai i shkruajti familjes të linte një bakshish 500 dollarë pasi të blejnë një picë. Pasi Aaron ndërroi jetë në 7 korrik, Seth Collins hapi një faqe internet dhe nisi të mblidhte para për ti plotësuar amanetet e tij. Në 11 korrik ai mblodhi paratë për ti dhënë një kamariereje 500 dollarë bakshish duke plotësuar dëshirën e vëllait. Ky moment është regjistruar në një video emocionuese të cilën mundet ta shikoni dhe tregon atë çka ndodhi në Lexington.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi