Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovë, Telekom Austria: 350 milionë euro për blerjen e PTK Empty Kosovë, Telekom Austria: 350 milionë euro për blerjen e PTK

Wed 8 Jun 2011 - 20:26
Krahas Telekomit gjerman edhe Telekom Austria ka shfaqur interesimin e vet për të blerë 75 për qind të aksioneve të Postëtelekomit të Kosovës.
“Jemi të interesuar të blejmë Postëtelekomin e Kosovës“, i ka thënë gazetës vjeneze Die Presse një zëdhënëse e Telekom Austrisë. Megjithatë, ajo ka theksuar se Telekom Austria ende nuk ka marrë nën lupë bilancin e PTK-së.
Ajo nuk ka folur as për çmimin, por as për kohëzgjatjen e procedurave. Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës shpresojnë të fitojnë një shumë prej 600 milionë eurosh për 75 për qind të shitjes së PTK-së. Por, Die Presse, shkruan se nga burime brenda Telekom Austria ka marrë vesh se kjo kompani do të ofrojë një çmim prej 300 deri në 350 milionë euro.
Vëzhguesit e rrjedhave ekonomike kanë hequr një paralele me privatizimin e Telekomit të Serbisë. Qeveria në Beograd kishte kërkuar 1.4 miliardë euro, por Telekom Austria kishte ofruar një çmim shumë më të ulët. Telekom Austria shkruan Die Presse kishte konkurruar për dy licenca te telefonisë mobile në vitin 2007 në Kosovë por ishte kthyer duarthatë. Aktualisht, shkruan Die Presse kundër PTK-së janë duke u zhvilluar hetime për korrupsion për shkak të dhënies së licencës. Vitin e kaluar për këtë qëllim Euleks kishte bastisur zyrat e PTK-së.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosovë, Telekom Austria: 350 milionë euro për blerjen e PTK Empty Re: Kosovë, Telekom Austria: 350 milionë euro për blerjen e PTK

Wed 8 Jun 2011 - 20:27
Nuk është mirë të shiten në të huaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi