- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
E kam falur njeriun qe me perdhunoi e vrau gruan e vajzen
Sun 15 Jul 2012 - 17:27
E kam falur njeriun qe me perdhunoi e vrau gruan e vajzen Published on July 15, 2012 by LajmiDites · No Comments Shumë nga teleshikuesit kanë mbetur të shokuar kur kanë parë Arturo Martinez në një konferencë për shtyp, duke deklaruar se e ka falur njeriun që i përdhunoi dhe vrau gruan e vajzën e tij. Martinez u sulmua në shtëpinë e tij në Las Vegas, SHBA, dhe mbeti edhe vetë i plagosur rëndë, me 17 fraktura në kokë, aq sa u nevojitën dy operacione shumë të vështira në tru për të shpëtuar jetën e tij. Por tre muaj më pas, ai deklaroi se e fal vrasësin 22 vjeçar, Bryan Clay, që kishte hyrë me dhunë në shtëpinë e tyre, duke përdhunuar e vrarë gruan e zotit Martinez dhe vajzën e tij 10 vjeçare. “Unë të fal ty. Kaq. Asgjë tjetër. Dhe nëse ai më jep një puthje, edhe unë do i jap një puthje,” deklaroi Martinez. Ai i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në një palestër boksi, që kishte hapur përpara një viti me të shoqen. Në krah kishte dy djemtë e tij që shpëtuan pa problem. Ai u tha djemve që të shkonin në shkollë dhe të tregonin se çfarë kishte ndodhur, ndërkohë që bëri një telefonatë përpara se të humbiste ndjenjat. Vrasjet shkaktuan panik në lagje. Banorët habiteshin edhe për faktin se të dy, grua e burrë, ishin trajnuar prej kohësh për dyluftime. Shefi i policisë së zonës tha se nuk kishte parë asnjëherë diçka kaq horror. “Ky krim i tmerrshëm është një nga shumë gjëra të tmerrshme që ndodhin në botë. Lutjet e mia janë për gruan dhe vajzën time. Shpresoj që të jenë në parajsë duke më pritur mua dhe djemtë e mi që të kalojmë përjetësinë bashkë,” e mbylli fjalën e tij Martinez. 255
- ValbonaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 10075
Hobi : muzika, piktura, poezia.........
Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
Anetaresuar : 08/07/2012
Re: E kam falur njeriun qe me perdhunoi e vrau gruan e vajzen
Sun 15 Jul 2012 - 19:15
E KE FALUR ???????????SI STE HA MORTJA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi