Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Lazarat, mbërrin fara e re e hashashit nga Holanda Empty Lazarat, mbërrin fara e re e hashashit nga Holanda

Mon 16 Jul 2012 - 10:12
Lazarat, mbërrin fara e re e hashashit nga Holanda 32170_17GJIROKASTER -
Një farë e re hashashi ka mbërritur këtë fillim vere në fshatin Lazarat
nga Holanda, farë e cila e nxjerr prodhimin e saj brenda harkut kohor
të 45 ditëve. Lajmi konfirmohet si nga burime brenda fshatit Lazarat
ashtu edhe nga burime konfidenciale të policisë që po zhvillojnë çdo
ditë operacione në këtë fshat. Mësohet se fara e tipit të ri të
hashashit mbillet, rritet dhe është gati për t’u korrur brenda 45
ditëve.

Ajo arrin lartësinë e 1,5 metrave, hapet më kurorë dhe
ka prodhimtari të mirë boçesh e cila fillimisht ka mbërritur tek disa
persona. Ajo ka ardhur e porositur nga Holanda, e vendosur në pako 50
gramësh ku secila pako kap vlerën e 8 eurove. Edhe pse policia ka
intensifikuar sulmet për ndalimin e tregtimit të Hashashit, Lazarati
vijon rrugën e zgjedhur. Pakoja e parë e ardhur në Lazarat, ka qenë me
ambalazh farmaceutik çfarë ka lënë të mendohej për një porosi për
medikament për mjekim.

“Kur është bërë prova dhe ka dalë me
rezultat, disa djem nga fshati Lazarat kanë shkuar vet në Holandë dhe e
sollën farën në fshatin e tyre”, pohuan për GSH burimet e informacionit.
Nga ana tjetër mësohet se kjo farë e re hashashi që nga moment i
mbjelljes e deri në atë të korrjes mund të kultivohet me shumë lehtësi
falë kushteve klimaterike të mira që ka vendi ynë. Kështu, sipas
personave që e kanë kultivuar atë në Lazarat, mësohet se “nga muaji Maj e
deri në Tetor ajo mbillet e korret, mjafton të kujdesesh duke e vaditur
pasi do ujë të bollshëm dhe tokë të mirë të plehëruar”.


(er.nu/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi