Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shoqërohen në polici 21 punëtorë, kultivues të hashashit në Lazarat Empty Shoqërohen në polici 21 punëtorë, kultivues të hashashit në Lazarat

Fri 15 Jun 2012 - 10:40

Shoqërohen në polici 21 punëtorë, kultivues të hashashit në Lazarat 32170_2GJIROKASTER -
Fshati i Lazaratit në Gjirokastër jo vetëm është kthyer në një
"perandori" për prodhimin e hashashit, por dhe në një "shtet" që punëson
të papunët. Sot policia e Gjirokastrës ka vijuar shoqërimin në
komisariat të dhjetëra personave të dyshuar se punojnë në Lazart si
kultivues të hashashit. Mësohet se mëngjesin e sotëm janë ndaluar 21
persona, të cilët ishin nisur drejt Lazartit, për të hapur toka të reja
për kultivimin e hashashit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se
punëtorët po merren në pyetje, për të zbuluar emrat e personave që i
aknë punësuar në Lazart.

Të mërkurën, uniformat blu të
Gjirokastrës në bashkëpunim me dy grupe të FNSH-së së Fierit kanë
ndaluar 6 furgonë me "pasagjerë" që po shkonin për në Lazarat. Pas
marrjes në pyetje, personat e shoqëruar kanë treguar me detaje sesi
ishin punësuar, se si hapnin gropat ku mbillnin hashashin, sa orë
punonin, sa paguheshin dhe cilët ishin punëdhënësit e tyre. Tashmë
policia e Gjirokastrës dhe për rrjedhojë dhe eprorët e tyre në Tiranë
kanë një listë të banorëve të Lazaratit që kultivojnë bimë narkotike,
por për arsye hetimore emrat e tyre nuk bëhen me dije.

Nga
dëshmitë e dhëna në polici ka rezultuar se shumica e personave që ishin
punësuar nga lazaratasit për mbjelljen dhe kultivimin e hashashit janë
nga lagjet periferike të qytetit muze. Bëhet fjalë për banorë të
komunitetit rom në lagjet "Zinxhira" dhe "Punëtori". Ndërsa, të tjerët
janë persona të papunë që mblidhen për çdo ditë në sheshin "Omonia". Në
këtë grup personash përfshihen jo vetëm banorë nga rrethi i
Gjirokastrës, por edhe banorë nga rrethe të ndryshme të vendit (Shkodra,
Lezha, Elbasani, Librazhdi etj) që kanë migruar për arsye punësimi në
jug të vendit.

2 mijë lekë është aktualisht pagesa për 10 orë
punë në ditë në Lazarat. Por, ka dhe punëdhënës lazaratas që këtë verë,
duke përfituar nga shtimi i krahut të lirë të punës, paguajnë më pak, 1
mijë lekë.

(er.nu/BalkanWeb)
Shoqërohen në polici 21 punëtorë, kultivues të hashashit në Lazarat Spacer
Shoqërohen në polici 21 punëtorë, kultivues të hashashit në Lazarat Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi