Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greta urohet për ditëlindje ‘live’ nga 1500 veta ne Manhatan Empty Greta urohet për ditëlindje ‘live’ nga 1500 veta ne Manhatan

Thu 14 Oct 2010 - 19:20
Ditëlindja në punë zakonisht është e mërzitshme...Por, për këngëtaren e njohur Greta Koçi, nuk ka rezultuar aspak e tillë. Duke qenë se aktualisht ndodhet në Amerikë për shkak të një turi të suksesshëm koncertesh që është duke mbajtur atje, Gretës i është dashur që të këndojë edhe në ditën e saj të lindjes, por sakrifica që ka bërë për t’i kënaqur fansat i është shpërblyer shumëfish prej tyre. Kështu në fshehtësi të plotë, organizatori i koncertit, duke përfituar nga zhvendosja e vëmendjes së Gretës, ka marrë mikrofonin dhe u ka kërkuar të pranishmëve që të gjithë bashkë të urojnë princeshën e mbrëmjes për ditëlindjen.

Kaq ka mjaftuar për të ndezur atmosferën në diskotekën ‘Capital’, në Manhattan, e cila duhet thënë se është një ndër më të njohurat në këtë qytet, pasi në të kanë kënduar edhe emra të tillë si Jay-z apo Eminem. Pas këtij gjesti, Greta tejet e emocionuar i ka falenderuar thellësisht fansat dhe u ka thënë se është hera e parë për të që i urojnë ditëlindjen në publik. E kush nuk do të emocionohej nëse këngën e ditëlindjes do t’ia këndonin bashkë më shumë se 1500 veta...! Kjo ka qenë ditëlindja surprizë e këngëtares Koçi, e cila për më shumë se një javë ndodhet në SHBA së bashku me të ëmën, Afërdita. Natyrisht që këtë qëndrim në Amerikë, ato të dyja e kanë shfrytëzuar më së miri edhe për të bërë shopping. Sot në mbrëmje këngëtarja do të mbajë në Chicago koncertin që do të përmbyllë këtë tur gjigant dhe të dielën në mëngjes niset së bashku me mamanë e saj drejt atdheut tonë, Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi