Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Hakmerret për të birin, ikën me “Hummer” në mes të Tiranës Empty Hakmerret për të birin, ikën me “Hummer” në mes të Tiranës

Fri 20 Jul 2012 - 21:18
Hakmerret për të birin, ikën me “Hummer” në mes të Tiranës Mark-shkreta

Nikoleta Kovaçi

Një vrasje e paralajmëruar në Mamurras dhe e kryer në Tiranë. I përbetuar mbi arkëmortin e të birit, se do të hakmerrej për jetën e tij dhe plagët e të vëllait, Jetmir Llani mëngjesin e djeshëm qëllon mbi të atin e vrasësve të djalit 9 vjeçar. Hakmarrja zhvendoset në Tiranë, ndërsa vendngjarja është pikërisht në afërsi të banesës që Mark Shkreta kishte zgjedhur të fshihej në afërsi të “Optika Roma” në rrugën “Hoxha Tahsim”. Informacionet e selektuara nga Llani mësohet se kanë qenë mjaft të sakta. Mëngjesin e djeshëm, në orën 06.15 Shkreta del nga banesa e tij për të pirë kafen e mëngjesit, një ritual i përditshëm që kur kishte ardhur në Tiranë. Mu përballë daljes, një “Hummer” priste të kalonte i moshuari. Llani ka zbritur nga mjeti luksoz, ka qëlluar dy herë me pistoletë mbi të, duke e vëzhguar për pak çaste, nëse i shënjestruari i tij ka ndërruar jetë apo jo. Autopsia e viktimës saktësoi se 71-vjeçarin një plumb e kishte marrë në kokë dhe një në shpinë. Autori, pasi sigurohet se Shkreta u vra, futet në mjetin e tij dhe largohet në drejtim të paditur. Krismat zgjojnë, jo vetëm banorët rreth e rrotull, por edhe policinë e Tiranës, që, si gjithnjë, edhe në këtë rast ishte shumë larg sipërmarrjes së 33 vjeçarit Llani.

Gjakmarrja

Historia nisi me 5 qershor kur në një atentat iu vra i biri Indriti dhe iu plagos vëllai Muharremi, 24 vjeç. Hakmarrja mes dy familjeve dje sfidoi hapur policinë. Ndërsa në gjurmim të autorit të vrasjes është ngritur në këmbë gjithë policia e Shtetit, trupi i pajetë i Shkretës, babait të dy djemëve të prangosur për vrasjen e Indritit të vogël, është nisur në drejtim të Mamurrasit, atje ky do t’i jepet edhe lamtumira e fundit.

Dëshmitarja

“Dëgjova dy krisma dhe disa hapa të fuqishëm që po lëviznin. Dola në dritare po s`pashë askënd, pasi e kam banesën në katin e parë, por fqinja e katit të dytë kishte mundur të fiksonte edhe djalin që qëlloi mbi plakun”. Kështu rrëfen një grua, e cila tregon se ka dalë me vrap nga shtëpia e saj me idenë për t’i dhënë ndihmën e parë burrit, pa e ditur se kush ishte viktima dhe pse ishte viktimë. Bashkë me të te trupi i pajetë janë afruar edhe pak kalimtarë dhe ndonjë shitës i hershëm dyqanesh. Më pas ka mbërritur policia. Kështu tregojnë thuajse një zëri ato pak njerëz që kanë dijeni mbi atë moment që iu ka tronditur mëngjesin, ndërkohë që është lajmëruar policia. Post-blloqe në të gjitha hyrje daljet e Tiranës, ekspertë të Krimeve të Rënda drejtues të lartë të Policisë vijnë te vendi i krimit. Autori i vrasjes është identifikuar dhe ai është Jetmir Llani. Policia e klasifikon “hakmarrje”, jep të dhënat e para të punës së saj, ndërsa autori ikën nga vendi i ngjarjes, që ndodhet pak metra larg qendrës së Tiranës. Llani arrin që me një “Hummer” të zhduket nga kryeqyteti.

Konflikti

Ngjarja e ka zanafillën në një konflikt për motive krejt banale, ndodhur në fillim qershorin e këtij viti, që më 5 qershor u konkretizua në një atentat që vëllezërit Vladimir dhe Altin Shkreta iu bënë vëllezërve Jetmir dhe Muharrem Llani. Mirëpo në makinën e Llanëve, gjendej vetëm Muharremi me djalin e Jetmirit, 9 vjeç dhe me nënën e tij. Në pritë plagoset rëndë Muharremi, ndërsa vritet i mituri. Policia e Lezhës arreston Vladimir Shkretën, i cili përveç se pranon krimin kërkon edhe falje për jetën e humbur të Indritit, ndërsa Altini prangoset fiks një muaj pas aktit të rëndë. Për ndalimin e tij policia e Lezhës kërkoi ndihmën e RENEA-s.

Cermonia mortore

Në banesën e braktisur të Mark Shkretës, dje janë bashkuar njerëzit për mort. Policia e Lezhës ka nën mbikëqyrje gjithë zonën, personat dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me ngjarjen e rëndë. Kryefamiljari që ditën e djeshme ka shkuar i vdekur, si pasojë e dy plumbave për hakmarrjen e aktit të kryer prej dy djemve të tij, që vranë 9-vjeçarin Indrit Llani, mësohet se s`ka patur asnjë njeri në shtëpi. Dy djem thuhet se jetojnë jashtë vendit, dy të tjerët janë në burg, ndërsa një vajzë është e martuar po jashtë vendi. Ndërkohë, mësohet se edhe familja e njërit prej djemve të arrestuar, që prej asaj dite është larguar nga shtëpia, ndërsa trupi i 71-vjeçarit është pritur nga të afërmit e tjerë të tij. Sot kryhet ceremonia mortore nën masa të rrepta sigurie, tërësisht të pazakonta për atë zonë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi