Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Revolucioni i pestë e ka emrin: Windows 8 Empty Revolucioni i pestë e ka emrin: Windows 8

Sat 21 Jul 2012 - 19:30
Revolucioni i pestë e ka emrin: Windows 8 WindowsPas tre muajsh në dyqane mbërrijnë kompjuterat me ngarkesën e re Os të Microsoft, një ndryshim nga i cili s’mund të kthehesh më pas. Pc, revolucioni i pestë ka një datë, në 26 tetor vjen Windows 8.

REDMOND

Ja data e revolucionit të pestë, që mban markën Microsoft: 26 tetor 2012. Data e hedhjes së sistemit të ri operativ, Windows 8, i pari që ndërmarrja e Redmond ka menduar dhe përmirësuar në maksimum edhe tek pjesët e prekshme si ekrani. Lajm që deri tani, Ballmer & c. e kishte përmendur për në tetor, por pa fiksuar datë. Dhe nga data 26 mund të bëhet upgrade me W8, duke e paguar dhe shkarkuar direkt në sitin e Microsoft. Gjithmonë nga 26 tetori, Redmond do t’iu lejojë kompanive prodhuese të hedhin në treg kompjutera, tashmë të paketuar me sistemin e ri operativ.


NJË EKOSISTEM I RI

Upgrade nga Windows Xp, Vista apo 7 do të kushtojë 40 dollarë, por për kë ka blerë një pc me W7 pas 2 qershorit mund të kalojë tek 8, duke paguar vetëm 15 dollarë. Janë shifra shumë më të ulëta nga ato me të cilat Microsoft ka mësuar përdoruesit, sinonim i rëndësisë që ndërmarrja e drejtuar nga Ballmer i jep këtij inovacioni.

REVOLUCIONI I DESKTOP

Ai i Windows 8 është revolucioni i pestë, pasi Microsoft ka zhvilluar vazhdimisht konceptin e desktop pc, që nga koha e Ms-Dos dhe Windows 3.1. Por ndryshimet e paradigmës nuk ndalen aty:

* Me Windows 95, 'dritaret' u bënë mënyra e vetme me të cilën përdoruesit në shkallë të gjerë ballafaqohen me një sistem operativ;
* Madhësia e Windows Xp nuk vihet në diskutim, duke parë që 11 vjet më pas është ende sistem lider i tregut, kaq i qëndrueshëm dhe efikas;
* Windows 7 zëvendësoi jo shumë të denjin Vista dhe është i vetmi që kontrastoi ndikimin e Xp. Sot tregu i desktop ndahet gati në mënyrë të barabartë: 43% kundër 41%.

Por përse W8 do të jetë një revolucion? Për shumë motive. Ky Windows është i pari që nuk vë në plan të parë dhe të vetëm përdorimin klasik të sistemeve Windows, që janë pc desktop apo laptop, ose përdorimin e faqes me tastierë dhe mouse (apo maksimumi trackpad).

Së dyti, një tjetër mënyrë e të parit është sepse touch ndot përfundimisht prodhimet e Microsoft: paralelisht me evolucionin e sistemeve për smartphone (Windows Phone 7.5 dhe të ardhshmin Cool, edhe mbi platformë mund të përdoret pa ndërlikime gjithë fuqia e një sistemi Windows.

E treta: nëse forma është përmbajtje (Apple na e mëson këtë), nuk duhet të nënvlerësojmë që ky revolucion është edhe grafik. Zhduk tastin start dhe ai zëvendësohet me një stil faqeje, që në Redmond e quajnë Metro dhe që - duke thjeshtëzuar - është një sistem fillestar me butona gjigandë. Desktopi klasik është një nënnivel, por jo më kryesori.

IPAD DRIDHET

Nëse Apple ka dominuar deri tani tregun me iPad e tij, ka ndodhur sepse ka ndërthurur më së miri përdorimin e stilit me markën. Por iPad për një përdorim business ka ende shumë limite: ja që premtimi për të pasur një pajisjeje të sheshtë me të njëjtin sistem operativ të kompjuterave fiks është basti i Microsoft. Një Os i vetëm, shumë pajisje dhe funksione, me mundësinë për të pasur nga pas të dhënat. Edhe nëse del që Windows 8 funksionon keq, e vetmja gjë e sigurt është se nuk do të kthehet kurrë pas. Dhe nuk është pak në një botë si teknologjia. Ja pra revolucioni i pestë.

Marrë nga "La Repubblica "
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi