Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkencëtarët: Kallamari, kampion seksi Empty Shkencëtarët: Kallamari, kampion seksi

Mon 30 Jul 2012 - 14:02
Shkencëtarët: Kallamari, kampion seksi Kallamari-300x193Jeta e kallamarit nuk zgjat më shumë se një vit, por marrëdhëniet e tij seksuale i kalojnë 3 orët. Madje, të lodhur pas një maratone seksuale 3-orëshe, kallamarët e kanë shumë të vështirë të lëvizin. Si rezultat, bëhen pre më të lehtë të gjuajtësve të tyre.

Kjo zbrazje, zgjat deri në një orë pas seksit, kohë kritike për vetë ekzistencën e tij.
Kallamari, citon alb-observer.com, i pagëzuar shkencërisht si Euprymna tasmanica, jeton në Australinë jugore dhe kishte tërhequr vëmendjen e shkencëtarë për një kohë të gjatë, për shkak të aftësive të shkëlqyera të tij në seks.

Kallamarët meshkuj, mund të çiftëzohen vetëm katër muaj nga 12 të jetës së tyre, kështu që ata nuk humbasin asnjë shans. Sapo shikojnë një kallamar femër, i vërsulen, i bëjnë një “mbërthim në kokë” dhe u transportojnë spermën e tyre për rreth tre orë rresht. Gjatë këtij procesi ata hedhin një lloj lëngu-bojë rreth tyre me qëllim që të turbullojnë ujin dhe të mos diktohen nga armiqtë e tyre.

Pas marrëdhënies seksuale, që të dy janë aq shumë të lodhur saqë fshihen për një kohë të gjatë deri sa të vijnë në vete dhe kështu u shmangen dhe armiqve që i ndjekin ngado. Më pas çdo njëri ndjek rrugën e tij.

Ky lloj kallamari rritet deri në 7 cm gjatësi. Lëvizin vetëm gjatë natës dhe ndryshojnë ngjyrë për t’u mbrojtur nga armiqtë e tyre si janë peshqit, oktapodët etj.
Gjithashtu, shkencëtarët studiuan kallamarët në depozita të mëdha duke i testuar në lodhje, para dhe pas seksit. Pas marrëdhënies seksuale, fuqia e tyre reduktohej deri në 50%./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi