Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Restoranti që nuk u shërben serbëve Empty Restoranti që nuk u shërben serbëve

Tue 31 Jul 2012 - 13:16
Milo Kadija, pronar i etno-fshatit “Kadmi”, në Njegush, Mal të Zi, gjatë fundjavës ka refuzuar që të shërbejë me ushqim një familje serbe dhe një murgeshë të kishës ortodokse serbe. I pyetur nga mediet se pse e ka bërë këtë, Kadia u përgjigj se ai është një nacionalist malazez dhe se serbët nuk mund të hanë te ai.Pronari i etno fshatit “Kadmi” në Njegush, Mal të Zi, Milo Kadija të shtunën në mbrëmje rreth orës 19:30 ka dëbuar nga restoranti Veselinka Rajkovicin, pesë fëmijët e saj të mitur dhe një murgeshë të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi.

Rajkovic, së bashku me fëmijët e saj dhe mësuesen fetare të fëmijëve të saj ishte nisur për në det, por edhe për të vizituar manastirin në Prevlakë.

“Pas një dite të mundimshme dhe të bukur, vendosëm të shkojmë në Njegush, ngase fëmijët dëshironin ta vizitonin etno-fshatin, të cilin më herët shpesh e kanë parë në televizor”, filloi rrëfimin e saj Rajkovic.

“Fëmijët ishin të uritur dhe të lodhur nga rruga. E takuam kuzhinieren, të cilën e pyetëm se a shërbejnë kaçamak, me ç’rast ajo u përgjigj se shërbejnë, por se duhet të presim pak më gjatë, derisa të përgatitet. Ishte miqësore ndaj nesh, megjithatë, në atë moment pas saj hyri një person deri në atë moment i panjohur, i cili na tha, ‘Për ju nuk ka ushqim’”, thotë Rajkovic.

Ajo shtoi se fillimisht kishte menduar se personi në fjalë kishte bërë një shaka.

“U kthyem për të parë se mos ndokush bëri një shaka, kur pamë një person, i cili dukej serioz dhe e shikonte mësuesen fetare të fëmijëve të mi, e cila ishte me veshje kishtare. E pyeti atë, thuajse e dinte përgjigjen:’Ju punoni për kishën serbe?’, me ç’rast ajo ju përgjigj, ‘Po, punoj’. Pas përgjigjes në fjalë, personi prapa na ktheu:’Për ju këtu nuk ka ushqim. Këtu çdo gjë është malazeze”.

Mediet malazeze kontaktuan Mila Kadian, pronar të etno fshatit Kadmi, i cili konfirmoi se ka dëbuar nga restoranti i tij murgeshën dhe nënën së bashku me pesë fëmijët e saj.

Pas thirrjes së parë telefonike, të gazetarit të gazetës malazeze “Vijesti”, Kadia kishte thënë:”Kjo ka ndodhur ngase ashtu kam dëshiruar unë”. Biseda ka zgjatur shkurtë dhe pasi ka fyer disa herë, Kadia kishte lëshuar dëgjuesen.

Pas disa minutave, ai i kishte telefonuar gazetarit të “Vijestit”, duke thënë:”Shkruaj se jam nacionalist malazez dhe se serbët nuk mund të hanë te unë”. Ai më pas fyeu sërish priftërinjtë dhe murgeshat e kishës ortodokse serbe. /Express/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi