Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arkeologët faktojnë kontaktet e qytetërimit Maya me Jashtëtokësorët Empty Arkeologët faktojnë kontaktet e qytetërimit Maya me Jashtëtokësorët

Wed 1 Aug 2012 - 17:23
Arkeologët faktojnë kontaktet e qytetërimit Maya me Jashtëtokësorët MayaJanë të njohura tashmë teoritë e shumta që i referohen kontakteve që kishte qytetërimi Maya, me forma të ndryshme jete jashtëtokësore.

Por kur shumë zyrtarë të lartë shtetesh, arkeologë, studiues, shkencëtarë, si dhe shumë regjisorë, kineastë etj, pohojnë se është e vërtet që Maya-t, kanë pasur kontakte me jetë jashtëtokësore, atëherë çdo gjë ndryshon.
Vetëm në qoftë se bëhet fjalë për të promovuar një dokumentar televizivë dhe gjithçka rrotullohet dhe lidhet me të. Fjala për dokumentarin e shumë përfolur “Revelations of the Mayans 2012 and Beyond”, i cili pa u realizuar ka krijuar shumë debate dhe kritika të forta. Dokumentari fillon xhirimet në muajin nëntor dhe ka si qëllim realizimin e tij në një nivel të kënaqshëm dhe shkencor, ku do të dallojnë fkatet e kontakteve të Maya-s me jashtëtokësorët, brenda një kohe e cila do të mundësoj promovimin e tij në fund të viti 2012. Vit i cili për shumë njerëz, percepton fundin e botës.
Producenti i këtij dokumentari është i biri i aktorit të njohur Raul Julia, i cili vdiq në moshën 54 vjeçare në vitin 1994. Sipas deklarimeve të tij, të publikuara në sajtin The Warp, i agjencisë së informimit e cila merret vetëm persona të një rëndësie të veçantë, historitë më të dyshuara të cilat mbartin në vetvete një dozë të fortë vërtetësie, si dhe me informimin lajmesh nga Hollywood-i, ai thekson në intervistën e tij: “Meksika do të publikojë për herë të parë kodik dhe shumë dokumente të tjera, të cilët vërtetojnë se Maya-t kishin kontakte me jashtëtokësorët. Këto fakte dhe transkriptimi i kodikëve do vërtetohet dhe mbështet nga arkeolog në dokumentar”.
Nuk janë vetëm arkeologët ata të cilët do të vërtetojnë dhe do mbështesin faktet e kontakteve me jashtëtokësorët, por edhe Ministri i Turizmit, Luis Augusto Garcia Rosanto në shtetin Campeche, deklaroi pak kohë më parë se janë gjetur fakte të reja mbi kontaktet e Maya-s me të tretë. Këto fakte rezultuan pas ç’kodimit dhe përkthimit të disa kodikëve, të cilët shteti Meksikan, i ruante në bodrume të fshehta nëntokësor si dokumente top secret.
“Qeveria Meksikane, nuk kurdisë asgjë dhe nuk kërkon devijimin e fakteve, përkundrazi, ajo do të mbështes çdo detaj të këtij dokumentari shkencor”, shton Julia-Levy dhe vazhdon duke theksuar se shpreson se njerëzit do ta shohin dhe do ta përqafojnë këtë dokumentar kaq të rëndësishëm, pasi sipas tij mesazhet të cilat do të përcjell ky dokumentarë janë të një rëndësie të veçantë për vetë ekzistencën e njerëzimin.
Shteti meksikanë i ka dhënë leje Julia-Levy të filmojë dhe vende të pa njohura apo të pa ekspozuara më parë, vende të cilat nuk di askush se e ekzistojnë, siç janë “dhomat” e piramidave në Kalakmoul, të cilat nuk janë eksploruar kurrë. Meksika, nuk është shteti i vetëm i cili ndihmon dhe mbështet këtë dokumentar. Sipas agjencisë Reuters, Guatemala mund të mos disponojë fakte apo kodik mbi UFO-t, por është e gatshme ti disponojë vende arkeologjike të fshehta të cilat deri më parë ishin të pa njohura (inekzistente). Po sipas agjencisë Reuters, Ministri i Turizmit të Guatemalës, Guillermo Noviegi Kesada deklaroi: “Do ta bëjë këtë gjë për të mirë të njerëzimit”.
Siç u bë e ditur, urdhri që Guatemala të bashkëpunoj për këtë dokumentar erdhi direkt nga Presidenti Alvaro Colom, i cili dha dhe dritën jeshile për ekzistencën e kodikëve sekret të Meksikës, këtë informacion Alvaro e kishte marrë nga ish-presidenti Vicente Fox, i cili është mik i ngushtë familjes së tij. Ndërkohë që ju deshën gati katër vjet që të merrte miratimin e presidentit Felipe Calderón.

Kalendari i qytetërimit Maya, përfundon në dhjetor të 2012-ës, më përcaktimin përfundimit të tij, ai u jep shumë “ushqim” teorive rreth shkatërrim të botës.Arkeologët faktojnë kontaktet e qytetërimit Maya me Jashtëtokësorët Maya-1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi