Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet misteri i zhdukjes së qytetërimit Maya!  Empty Zbulohet misteri i zhdukjes së qytetërimit Maya!

Sun 11 Nov 2012 - 19:32
Zbulohet misteri i zhdukjes së qytetërimit Maya!  Maya...-300x208Një ekip shkencëtarësh të specifikuar në fushën e antropologjisë, pas një studimi disa vjeçar, arritën në përfundimin se shkaqet e zhdukje së një prej qytetërimeve më të mistershme dhe më shumë diskutuar të botës, ai i Maya-ve, kanë ardhur si pasojë e ndryshimit klimaterik…!
Sipas raportit të shkencëtarëve, citon alb-observer.com, si rezultat i thatësirave të gjata, të shkaktuara nga ndryshimi klimaterik, nisi zhdukja e qytetërimit Maya, pasi nga thatësira e tejzgjatur filluan konflikte të ashpra shoqërore për të siguruar elementët më jetësorë.

Sipas këtij studimi, që grumbulloi një sërë të dhënash të fuqishme, sidomos ato të ndryshimit klimaterik dhe kushteve që mbizotëronin aso kohe në Belize, zona e civilizimit Maya që lulëzoi në periudhën midis 300 pas Krishtit dhe 1000 pas Krishtit. Raporti mbulon një periudhë kohore prej 2,000 vjetësh.
Raporti i shkencëtarëve u publikua javën e shkuar në inspektimin shkencor “Science”, ku në të cilën ata shpjegonin dhe analizonin të dhënat e gjetura në stalagmite të lashtë, por dhe një grumbulli material shkencor të pasur, të mbledhur nga vetë Maya./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Zbulohet misteri i zhdukjes së qytetërimit Maya!  Empty Re: Zbulohet misteri i zhdukjes së qytetërimit Maya!

Wed 14 Nov 2012 - 14:52
Cfare i ndodhi Maya-ve? Flasin studimet e fundit

Zbulohet misteri i zhdukjes së qytetërimit Maya!  532172_530788160265943_771774190_n

Dekada me mot ekstrem, dobesuan dhe me pas shkaterruan komplet, fillimisht kulturen politike dhe me pas edhe popullsine e Maya-ve. Keto jane rezultatet ne te cilat ka arritur nje studim i bere nga nje ekip kerkuesish qe perfshin edhe dy shkencetare te Universitetit te Kalifornise.

Renia e Maya-ve eshte nje prej mistereve em te medha te botes. Tani, per here te pare, kerkuesit kane arritur te kombinojne nje regjistrim te sakte klimaterik te mjedisit te Maya-ve se bashku me nje regjistrim te sakte te historise politike te Maya-ve ne menyre qe te mundesojne nje kuptim me te mire te rolit qe ka patur moti ne renien e ketij civilizimi te madh.

"Ketu ne kishim nje shoqeri ne nje nivel shteteror te jashtezakonshem qe kishte krijuar kalendare, arkitekture te mahnitshme, vepra arti, dhe ishin te angazhuar me tregti neper te gjithe Ameriken Qendrore." - tha profesori i antropologjise ne Universitetin e Kalifornise Davis dhe bashkeautori Bruce Winterhalder.

"Ata ishin njerez te jashtezakonshem. kishin mireqenie, agrikulture, te zhvilluar, dhe ne rreth 80 vjet gjithshka u shkaterrua."
Per te percaktuar se cfare po ndodhte ne fushen sociopolitike gjate secilit prej atyre viteve, studimi vezhgoi Maya Hieroglyphic Database Project, qe drejtohet nga drejtoresha dhe gjuhetara Martha Macri, ne Qendren Gjuhesore Native |Amerikane ne Universitetin e kalifornise Davis. Ajo eshte nje specialiste ne lidhje me hieroglifet Maya e cila ka gjurmuar monumentet e gurit te kesaj kulture per perafersisht 30 vjet.

"Secili prej monumenteve Maya eshte histori politike." - tha Macri.
Te gdhendura ne secilin monument eshte data ne te cilen eshte ndertuar si edhe data te ngjarjeve te rendesishme, si per shembull ditelindja e drejtuesit apo hyrja ne fuqi, si edhe datat e disa vdekjeve, varrosjeve, apo betejave te medha. Kerkuesit kane vene re qe numri i monumenteve te ndertuara eshte ulur me kalimin e viteve deri sa me pas ndodhi renia totale e Maya-ve.
Megjithate, ben pershtypje fakti se neper monumente nuk permendeshin ngjarje ekologjike, si per shembull stuhite, thatesirat apo referenca ne lidhje me suksesn apo deshtimin e te korrave.

Per te marre ate informacion, kerkuesit mblodhen stalagmite nga nje shpelle ne Belize, me pak se nje milje nga vendi i Maya-ve Uxbenka dhe rreth 18 milje nga tre qendra te tjera te rendesishme dhe perdoren ne to izotopoe oksigjeni.

Te kombinuara, stalagmitet dhe hieroglifet i lejuaj kerkuesit te lidhnin reniet e shiut me politiken. Periudhat ku kishte me shume shi perputheshin me nje ritje ne popullsi dhe qendra politike ndermjet viteve 300 dhe 660. Nje ndryshim klimatik dhe nje periudhe thatesire ndermjet viteve 660 dhe 1000 shtuan konkurencen politike dhe shkaktuan instabilitet te pergjithshen sociopolitik, dhe ne perfundim renie politike. Kjo periudhe ndiqet nga nje thatesire e zgjatur ndermjet viteve 1020 dhe 110 qe me shume mundesi i korespondon deshtimit te te korrave, vdekjes, urise, migrimit, dhe qe coi me pas ne renien e civilizimit Maya.

"Ka kohe qe dyshohet qe ngjarjet klimaterike mund te shkaktojne shume shqetesime politike dhe qe i bejne shoqerite subjekte te semundjeve dhe pushtimeve." - tha Macri.
"Tani ka prova per kete. Ne jemi te varur nga ngjarje klimatologjike qe jane jashte kontrollit tone."
"Eshte dicka qe tregon se sa delikate mund te jete struktura jone politike. A jemi ne ne rrezik ashtu si ishin Maya-te?"
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi