Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Mos shiko TV naten, behesh depresiv Empty Mos shiko TV naten, behesh depresiv

Sat 4 Aug 2012 - 16:25
Ata i kanë ekspozuar gjatë natës minjtë në dritën e zbehtë dhe kanë vënë re ndryshime në sjelljen dhe trurin e tyre, simptoma jashtëzakonisht të ngjashme si tek njerëzit depresivë.Sipas studimit të shkencëtarëve nga SHBA-ja, qëndrimi ulur para ekranit të kompjuterit dhe televizorit gjatë, deri natën vonë ose fjetja para televizorit të ndezur mund të rrisë shanset për t’u bërë
depresivë. Studimi i shkencëtarëve nga qendra mjekësore e Universitetit Ohio, pjesërisht i financuar edhe nga ministria e Mbrojtjes së SHBA-së, duhet t’i bëjë të reflektojnë njerëzit e natës. Hulumtuesit i kanë ekspozuar minjtë në dritën e zbehtë dhe kanë vënë re ndryshime në sjelljen dhe trurin e tyre, simptoma jashtëzakonisht të ngjashme si tek njerëzit depresivë. Rritja e ekspozimit në dritën artificiale në 50 vitet e fundit përkon me rritjen e shkallës së depresionit, veçanërisht te femrat të cilat janë dyfish më të prira ndaj kësaj gjendje se sa meshkujt.“Rezultatet te minjtë përkojnë me atë çfarë dimë për depresionin tek njerëzit”, ka thënë Tracy Bedroisan, e cila ka udhëhequr studimin e publikuar në revistën “Molecular Psychiatry”.Minjtë në eksperiment për katër javë i janë ekspozuar dritës së dobët gjatë natës, të ngjashme me atë, të cilën e krijon ekrani i TV-së në dhomën e errësuar, ndërsa rezultatet janë krahasuar me grupin kontrollues, i cili i është ekspozuar ciklit normal të dritës dhe territ. Grupi eksperimentues pastaj dy apo katër javë i është ekspozuar ciklit normal dhe pastaj është testuar.Rezultatet kanë treguar që minjtë kanë qenë më pak aktiv dhe kanë pasur më pak interesim sesa zakonisht.Janë shënuar edhe ngjashmëri biologjike kur hulumtuesit kanë vërtetuar ndryshimet në pjesën e trurit të hipokampus që përputhen me ato tek njerëzit e sëmurë nga depresioni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi