Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria nën “ethet” e të nxehtit afrikan Empty Shqipëria nën “ethet” e të nxehtit afrikan

Sun 5 Aug 2012 - 11:28
Shqipëria nën “ethet” e të nxehtit afrikan Temperatura-300x198Temperaturat e larta të ditëve të fundit në vend, pritet të rriten akoma edhe më shumë.
Territori i Shqipërisë, pritet të “pushtohet” nga i nxehti afrikan, ku temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celsius.

Duke u bazuar në të dhënat e shërbimit meteorologjik ushtarak në vend, alb-observer.com thekson se duke filluar që nga dita e sotme: “Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë Jug-Perëndimore, të nxehta dhe relativisht të thata. Moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët, ndërsa era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim, me shpejtësi 7 m/sek. Deti do të jetë i forcës 2, me lartësi vale 0.5m.”

Ndërkohë temperatura më e lartë gjatë ditës së sotme, nuk do t’i kalojë 38-39 gradë celsius.
Dita e nesërme pritet të shënojë dhe fillimin e “etheve” të temperaturave të larta, ku sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, temperaturat në vendet malore do të jenë 16- 37 gradë, në vendet e ulëta 20-40 gradë dhe në bregdet 21 deri në 38 gradë celsius./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi