Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Eqerem Çabej  Empty Eqerem Çabej

Thu 9 Aug 2012 - 14:59
Eqerem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër dhe vdiq më 13 gusht të vitit 1980 në Romë. Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare.

Më 10 maj 2003 ai është dekoruar me urdhrin “Nder i Kombit” (pas vdekjes) me propozimin nga Ministria Kulturës.
Eqerem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër dhe vdiq më 13 gusht të vitit 1980 në Romë. Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare.

Eqerem Çabej, shkollimin fillor e kreu në vitin 1921 në Gjirokastër.

Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare) në Vjenë. Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më Korrik të 1944-ës. Në 1942, ai refuzoi të bashkohej me Institutin e Studimeve Shqiptare për arsye politike. Atij iu ofrua posti i Ministrit të Kulturës në qeverinë “kukull” të Rexhep Mitrovicës në 1943, por ai e refuzoi. Ai u kthye në Shqipëri në 1944.

Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria shkencore

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Eqerem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Tituj të veprave

1.Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe
2. Hyrje në Indoeuropianistikë
3. Studime etimologjike në fushën e shqipes, Tiranë 1976, 1999
4. Hyrja në historinë e gjuhës shqipe, Tiranë 1958
5. Fonetika historike e shqipes, Tiranë 1968
6. Shqipja në Kapërcyell
7. Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes
8. Meshari i Gjon Buzukut, Tiranë 1968
9. Fjalor i gjuhës shqipe i vitit 1954, (Bashkautorësi)
10. Odiseu dhe Konstandini

Mirënjohjet

1. Urdhrin "Nderi i Kombit", Shqipëri 10 maj 2003
2. Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
3. Universiteti i Gjirokastrës mban emrin e tij, pra Universiteti Eqerem Çabej

Eqerem Çabej  180px-Eqerem_%C3%87abej
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Eqerem Çabej  Empty Re: Eqerem Çabej

Mon 8 Oct 2012 - 16:02
asht nji nder figurta qe ka punu per gjuhen tone
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi