Disa vende do ta braktisin euron
Thu 9 Aug 2012 - 23:58
Monedha europiane
Eksperti nismëtar i BQE-së u shpreh në një editorial, disa orë pasi Brukseli paralajmëroi mungesën e fondeve për kreditim
Ervin Koçi
Disa anëtarë të Eurozonës mund të detyrohen të largohen nga blloku nëse kriza e borxheve do të vazhdojë, deklaroi një prej arkitektëve të monedhës së përbashkët euro. Lajmin e deklaroi Otmar Issing, një prej ish-kryekonomistëve të Bankës Qendrore Europiane, i cili tha se, “gjithçka më bën të besoj se Eurozona do të shpëtojë.
Ajo që nuk mund të parashikoj është se sa vende do të vazhdojnë të mbeten pjesë e saj më pas”. Mesazhi i Issing, anëtar i Bundesbank deri në 1998, si dhe nismëtar i BQE-së ku punoi deri në 2006-n, erdhi në një editorial gjatë së mërkurës, disa orë pasi Brukseli paralajmëroi rrezikun e mungesës së fondeve për kreditim. “Ajo që duhet që të gjithë të përqendrohen është rikthimi i euros siç ka qenë, një monedhë e fortë dhe e qëndrueshme, e stabilizuar nga një bankë qendrore. Në mënyrë që kjo të ndodhë, të gjithë protagonistët, veçanërisht qeveritë kombëtare, duhet të përmbushin ‘detyrat e tyre të shtëpisë’”,- theksoi Issing, i cili u shpreh kategorikisht kundër çdo ideje të rikthimit të Gjermanisë në monedhën e mëparshme. Në një raport të agjencisë së vlerësimeve “Morgan Stanley”, kritikohej polarizimi dhe “ballkanizimi” i sistemit bankar në BE. “Sistemi bankar ka dëshmuar se si ekonomitë e dobëta të Eurozonës, si Spanja, Italia, Portugalia, Qipro, Greqia dhe Irlanda, në mënyrë progresive kanë humbur kreditimin në favor të ekonomive më të forta, si Gjermania dhe Franca, bankat e të cilave zgjedhin në këtë mënyrë të mbrohen nga kriza”,- shkruhej në raport.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi