Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia prekëse e binjakeve, dy shpirtra në një trup  Empty Historia prekëse e binjakeve, dy shpirtra në një trup

Fri 10 Aug 2012 - 14:24
Binjaket siameze Abigail dhe Brittany Hensel, i kanë lënë pa mend parashikimet mjekësore, pasi ato kanë tejkaluar gjithë pritshmëritë, sipas të cilave, nuk do ta kishin jetën e të gjatë.Këto dy motra ndajnë së bashku të njëjtin trup. Tashmë janë 22 vjeçe, por vite më parë, mjekët besonin se nuk do të mbijetonin gjatë. Fatkeqësisht, ato nuk mund të ndahen, pasi jeta e njërës nënkupton vdekjen e tjetrës. Prindërit nuk e pranuan një zgjidhje të tillë as kur ishin të vogla, dhe as kur po rriteshin.
Gjithsesi, ato vazhdojnë të jenë në jetë, duke kapërcyer çdo vështirësi.Historia e tyre u bë e njohur në vitin 1996, nëpërmjet emisionit të Oprah Winfrey dhe revistës “Life”. Ndërsa tani janë protagoniste në reality show-n e tyre me titull “Abby and Brittany”, që premierën e ka më 28 gusht në televizion. Që kur ishin 16 vjeçe merrnin pjesë në show televiziv apo dokumentarë, ndaj janë mësuar me kamerat dhe famën.
Show i tyre

Binjaket erdhën në jetë në vitin 1990. Pas lindjes së tyre, mjekët paralajmëruan prindërit se nuk do të mbijetojnë as edhe një ditë, por ato po mbijetojnë plot 22 vjet. Duke u rritur, secila ka personalitetin e saj, gusto dhe shije të ndryshme, madje edhe në ushqim.
Mund të thuhet pa frikë se janë dy shpirtra në një trup. Çdonjëra prej tyre ka kokën e saj, shtyllën e saj kurrizore, stomakun, zemrën dhe mushkëritë e saj. Ato kanë të përbashkët zorrët, si dhe kanë tre veshka.
Çdonjëra prej tyre kontrollon një dorë dhe një këmbë. Kjo do të thotë se bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të ecur, vrapuar, madje edhe për të lidhur lidhësat e këpucëve.

Madje ato mund të ngasin edhe makinën, duke e mbajtur secila me nga një dorë timonin, pasi kanë marrë edhe patentë. Prindërit e tyre bëjnë humor në lidhje me këtë temë. “Nëse i japin makinës me shumë shpejtësi, do të merrnin të dyja gjobë, apo vetëm ajo që shtyp gazin?”, pyet nëna e tyre me humor.
Këto vajza të reja kanë dëshirë që në të ardhmen të bëjnë familje dhe të martohen. Sipas një shkrimi të botuar në “Daily Mail”, asgjë nuk i ndalon që sjellin në jetë një apo më shumë fëmijë… /alb-observer.com/
https://www.dailymotion.com/video/xspqui_conjoined-twins_news?start=6
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi