Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia prekëse e vajzave të ndërruara në lindje Empty Historia prekëse e vajzave të ndërruara në lindje

Thu 21 Feb 2013 - 15:06
Historia prekëse e vajzave të ndërruara në lindje Foto1-300x211
Dy familje kanë Zbuluar se kanë rritur vajzat e njëri- tjetrit, pasi ato ishin ndërruar gjatë lindjes 14 vjet më parë.

Familjet Belyaev dhe Iskanderov nga Uralet Ruse, zbuluan të vërtetën vetëm kur u bë një test ADN-je për të zbuluar atësinë e Irina Belyaeva, kur ishte 12 vjeç.

Mamaja Yulia dhe babai Alexei mbetën të habitur kur panë se nuk po rrisnin vajzën e tyre, por vajzën e Yelena dhe Naimat Iskanderov, të cilët nga ana e tyre po rrisnin vajzën e Yulia dhe Alex, Anna.

Prindërit tani i ‘ndajnë’ gocat, edhe pse janë rritur pak ndryshe sepse familja Belyaev janë të krishterë, kurse Iskanderov janë myslimanë.

Ndërrimi i fëmijëve ndodhi në vitin 1998, më 17 dhjetor.

Kur sollën bebet në shtëpi, nisën pikëpyetjet për pamjen e tyre.

Alexei, burri i Yulias, habitej pse vajza e tyre ishte e zeshkët, kur ata janë të bardhë dhe biondë.

Naimat nga ana e tij, nuk pyeste fare sepse mendonte se vajza ishte e bardhë si sheqeri sepse kishte marrë nga mamaja e saj ruse.

Problemi lindi kur Alexei nisi të akuzonte Yulian për tradhti. Ai shprehej se Irina nuk ishte vajza e tij biologjike dhe kërkoi divorc.

Çështja shkoi në gjyq dhe një test ADN-je zbuloi se kujt i përkiste vajza në të vërtetë.

Pas tre vitesh, familjet tani i ndajnë vajzat e tyre 14- vjeçare. Anna dhe Irina u thërrasin të dy palëve mama e baba.

Diferencat e forta kulturore mes familjeve kanë bërë të pamundur që fëmijët të kthehen tek familjet e tyre biologjike.riniaforum.info
Historia prekëse e vajzave të ndërruara në lindje 21081-276x300
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi