Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Historia prekëse: 4-vjeçarja shpëton motrën 2 vjeç Empty Historia prekëse: 4-vjeçarja shpëton motrën 2 vjeç

Sun 24 Feb 2013 - 18:08
Një vogëlushe katër vjeç nga Oregoni në SHBA, shpëtoi motrën e saj të vogël, 2 vjeç, e cila kishte marrë plagë të rënda në aksident.
Dy vajzat e vogla po udhëtonin bashkë me mamanë e tyre për të marrë babain në punë. Por gruaja, 26- vjeçarja Jessica Marie Rath ra në gjumë ndërsa i jepte makinës, duke shkaktuar një aksident të rëndë.
Mamaja vdiq, kurse motra e vogël u plagos rëndë. Por Aryanna trime, e nxori motrën nga makina dhe të dyja u mbështollën me batanije në pritje që dikush të vinte për ndihmë.
Disa orë më vonë, dikush mbërriti për ndihmë, pasi makina e tyre nuk shihej nga autostrada. Por dikush pa pemën e dëmtuar nga goditjet e makinës.
Babai i tyre kishte dalë për t’i kërkuar, por i dëshpëruar pas dy orësh kishte dërguar një mesazh në Facebook, se i kishte humbur gruaja dhe dy vajzat.
Një zyrtar i policisë tha se vajzat e vogla kishin qëndruar në shi dhe në temperatura të ulëta gjatë natës.
Ai tha se vogëlushja 4 vjeçare ishte treguar një heroinë.
“Ajo shpëtoi jetën e motrës së vogël”.
Vajzat u dërguan në spital ku u bashkuan me babain.

Historia prekëse: 4-vjeçarja shpëton motrën 2 vjeç 1165

Historia prekëse: 4-vjeçarja shpëton motrën 2 vjeç 590

Historia prekëse: 4-vjeçarja shpëton motrën 2 vjeç 4102
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi