Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Rekord: Shoferi i autobusit nga Kosova, 12 orë mbi timon! Empty Rekord: Shoferi i autobusit nga Kosova, 12 orë mbi timon!

Mon 13 Aug 2012 - 0:08
Rekord: Shoferi i autobusit nga Kosova, 12 orë mbi timon! 62-300x175Vjenë, 12 gusht – Një shofer autobusi është arrestuar të dielën pas 12 orë vozitjeje të pandërprerë të autobusit në autostradën (A2), në St Johan, në rrethin Hartberg të Austrisë. Shoferi i autobusit ka tejkaluar 17 herë kohën e pushimit, pasi që policia e kishte urdhëruar atë dhe udhëtarë për të pushuar deri në mbrëmje në Hartenberg, raportoi ORF.

Një herë në javë, një autobus nga Kosova ka për destinacion Vjenën. Pasagjerët janë kryesisht nga Vjena, të cilët vizitojnë të afërmit në Kosovë, dhe kosovarët të cilët punojnë në Vjenë.

Të dielën në mëngjes, një autobus ishte kthyer në rrugë. Për shkak të shpejtësisë së tepruar të shoferit, autobusi ishte ndaluar nga një patrullë policore në autostradën Hartenberg.

Rekord në timon të autobusit kishte shënuar shoferi i ndaluar nga policia, të cilët u befasuan për të keq, sepse ishte për 12 orë pa ndërprerë në rrugë. Madje në autobus nuk kishte një shofer të dytë të regjistruar.

Policia kishte zbuluar se 59-vjeçari nuk e kishte respektuar kohën e pushimit në gjashtë ditët e fundit. Policia tha se shoferi do të vazhdojë vozitjen vetëm pas nëntë orëve të ardhshme. Ai gjithashtu është detyruar të paguajë një depozitë sigurie prej 2 200 euro.

Dyzet udhëtarët nga Kosova u dërguan në Hartenberg për të pushuar. Jo vetëm kaq, policia tha se autobusi kishte edhe defekte, por nuk ka bërë të njohur kompaninë e udhëtimit, transmeton Albinfo./koha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi