Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Jeta në Tiranë e pinjolles “holandeze” të Ramosaj-ve të muzikës Empty Jeta në Tiranë e pinjolles “holandeze” të Ramosaj-ve të muzikës

Mon 13 Aug 2012 - 20:45
Jeta në Tiranë e pinjolles “holandeze” të Ramosaj-ve të muzikës Beatrix-te-skenderbeuNjë rrëfim nga Beatrix/ Vajza me emër mbretëreshe, e lindur në Holandë, vazhdon liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Është fare e re, por ka mundur të hyjë në preferencat muzikore të të rinjve

Entela Resuli
Beatrix Ramosaj nuk gjendet rastësisht në fushën e muzikës. Ajo e ka të trashëguar dellin e artistit. Janë disa këngëtare në fis. Ka zgjedhur të shkollohet për muzikë duke synuar të bëhet profesioniste në këtë fushë. Ky shtator që po vjen e gjen në vitin e fundit në Lice. Studion kanto, por kjo nuk a ka penguar që të jetë pjesë e tregut muzikor që tani. 18- vjeçarja është e famshme për zërin dhe detajet sharmante në videoklipet e saj. Ka lindur në Holandë dhe është krenare që ka emrin e një.... mbretëreshe. Në Fundjavën e Shekullit vjen të na thotë diçka për veten dhe për atë që ne e kemi me merak :) kuzhinën dhe ushqimin.

Beatrix... Kush jua ka vendosur këtë emër me “x” në fund?
Beatrix, ka lidhje me vendin tim të lindjes, Holandën. Beatrixa ka qenë mbretëreshë në Holandë. Emrin ma kanë vendosur prindërit dhe unë e pëlqej shumë, nuk është keq të mbash emrin e një mbretëreshe. Unë kam lindur në Groningen të Holandës. Mundohem të shkoj sa më shpesh kur jam pak më e lirë nga angazhimet shkollore dhe të muzikës.

18 vjeç... Sa kohë u bë që po merreni me muzikë?
Me muzikë? Me muzikë kam lindur. Muzika për mua është jetë, është ditë, është diell, është edhe profesion edhe hobi, janë ndërthurje kuptimplote! Unë vazhdoj liceun artistik për Kanto dhe kam zgjedhur këtë degë, pasi është ajo çka dua vërtetë dhe s’mund ta shihja veten më larg.

Thonë që këngëtaret duhet të jenë edhe të bukura. Kështu është?
Pamja e jashtme e prezanton njeriun. Në botën e artit është si një çelës i vogël që ndonjëherë hap një derë të madhe. Por e bukur është ajo çka i pëlqen çdokujt, pra është pak relative. Për shembull, për mamin tim, unë jam më e bukura në botë. (qesh)

Po veshja? Moda? Ju visheni thjesht, ju kam parë disa herë në rrugë, veshur si vajzë e zakonshme...
Hmmm... Mua më pëlqen të ndjek tendencat e fundit, por në jetën e përditshme dua të vishem thjesht. Thjeshtësinë e kam armë të fortë jo vetëm në veshje (qesh). Por nuk harroj kurrë që imazhi im duhet të jetë i kuruar.

Miqtë e Beatrix, janë më shumë djem apo vajza?
E kam zemrën e zënë, duke iu dhënë dashuri të gjithë njerëzve që janë të rëndësishëm në jetën time.Nuk kam asgjë me vajzat, por zemrën ma kanë fituar djemtë, më saktë të them besnikëria e djemve. Jam shumë e lidhur me shoqërinë time dhe më pëlqen që nuk me diferencojnë si një këngëtare. Nuk kam korniza e as paragjykime, por më pëlqen që pjesën e zemrës ta lë papërfolur.

Planet e afërta të Beatrix?
Kam në plan të vij me dy këngë të reja, por dua të përqendrohem më shumë tek studimet këtë vit. Është viti i fundit dhe është shumë i rëndësishëm për mua.


Beatrix në kuzhinë

“Çdo shtator, ha 5 ditë rresht vetëm rrush”

Zakonisht personazhet tanë në Fundjavë i pyesim pak për kuzhinën dhe ushqimin. E kemi me merak këtë punën e shëndetit dhe dietave ?. Ju mbani dietë?
Aktualisht nuk po bëj asnjë dietë. Po, nuk është turp të mbash dietë. Unë preferoj më shume ushqimet e gatuara sepse janë më me pak kalori si dhe më të shijshme.

Ëmbëlsirat?
I dua shumë. Por mundohem gjithmonë të jem e kujdesshme me to.

Frutat?
Të preferuarat e mia janë rrushi dhe shega. Janë të shijshme dhe të pastrojnë nga toksinat. Unë çdo shtator bëj një dietë 5 ditore vetëm me rrush. Nuk është për humbje peshe. Ato 5 dite trupi pastrohet nga të gjitha toksinat.

Alkooli?
Le të themi që nuk është nga pijet e mia të preferuara.

Perimet?
Vdes për specat, domatet dhe brokoli

Gatimet e shtëpisë?
Çdo gjë që gatuan mamaja ime, po sidomos gatimet tradicionale të Kosovës si dhe

Një gjë që nuk mundeni ta hani ose nuk e keni ngrenë asnjëherë?
Ndoshta duket e çuditshme, por nuk më pëlqen sushi.

A ndikon ushqimi në muzikën tuaj?
Po, normal sepse fiziku im duhet të jetë gjithmonë në formë për videoklipet e mia, por edhe për paraqitjen time skenike.Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi