- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Gruaja holandeze shpëton të bijën nga ISIS
Thu 20 Nov 2014 - 23:35
Një nënë holandeze ka mundur të shpëtojë e vetme vajzën e saj nga xhihadistët e ISIS-it.Vetëm zemra e një nëne mund të gjente kurajën për të zbritur në ferr dhe të rikthehet me të bijën. Aisha, vajza e Monikës ishte magjepsur pas një luftëtari të ISIS-it dhe u nis drejt Sirisë për ta takuar. Por kur mbërriti atje kuptoi se kishte gabuar.
Tashmë gratë ndodhen në një burg të Turqisë pasi kishin ardhur nga Siria, e nuk dispononin dokumente. Mbi të gjitha 19 -vjeçarja Aisha, pati kontakte me grupin e terroristëve të ISIS. Vajza kishte udhëtuar drejt Turqisë në shkurt të 2014 dhe ishte konvertuar në besimtare myslimane për shkak të dashurisë. Ajo kishte ëndërruar që të martohej me Yilmazin, një xhihadist turko-holandez, të cilin e kishte njohur në internet. Ylmaz kishte lënë Holandën për tu trajnuar si luftëtar. Për Aishën, ai ishte bërë një hero, një lloj Robin Hood.
Në prill të këtij viti Monika u kontaktua nga e bija. “ Ndonjëherë duhet të bësh atë që mendon se është e drejtë”,-ishte mesazhi që Aisha i kishte dërguar me Whatsapp nënës së saj.Pas kësaj kishte vetëm heshtje. Në tetor Monika shkoi në Siri për të kërkuar vajzën, por nuk e gjeti dot.
U kthye në Holandë dhe pas kësaj Aisha kërkoi ndihmë, e cila i thoshte se donte të kthehej në shtëpi, por e vetme nuk mundej. Pasi kësaj Monika bleu një veshje myslimane dhe u nis drejt Sirisë. Pa u vënë re nga xhihadistët, pasi ishte e mbuluar ajo mundi që ta shpëtonte të bijën nga ferri.
Ministria e Jashtme holandeze tha se gratë do lirohen nga burgu turk, ndërkohë që u bëri thirrje të rinjve që të mos e ndjekin shembullin e Aishës. Deri më tani numërohen me mijëra raste të ngjashme, ku djem e vajza evropianë joshen nga mesazhet e ISIS-it.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi