Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Gruaja siriane i shpëton ekzekutimit me gurë, “vullnet i Zotit”

prej Sun 1 Feb 2015 - 0:04
Gruaja siriane i shpëton ekzekutimit me gurë, “vullnet i Zotit”  1422688936isisgruajaNjë femër siriane i mbijetoi mrekullisht ekzekutimit me gurë nga xhihadistët e ISIS-it në qytetin e Raqqa-s dhe ia doli mbanë të largohej “falë vullnetit të Zotit”.

Siç raporton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë, kur gruaja, emri i së cilës nuk bëhet publik për arsye sigurie u vendos përpara një grupi luftëtarësh ekstremistë me akuzën e “imoralitetit”.

Pas morisë së gurëve të lëshuara në drejtim të saj, ekstremistët e ISIS ndaluan duke e lënë atë për të vdekur. Observatori Sirian thotë se gruaja është ngritur në këmbë dhe është përpjekur të largohet me shpejtësi larg ekzekutorëve të saj.

Në këtë moment, siç raporton Observatori, një luftëtar i ISIS është përpjekur të qëllojë me armë, por ka ndërhyrë një interpretues i ligjeve fetare ekstreme që zbatohen prej xhihadistëve duke i thënë: “Lëre të largohet! Është vullneti i Zotit!”. / Top Channel


Gruaja siriane i shpëton ekzekutimit me gurë, “vullnet i Zotit”  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi