Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dënohet me varje, por gjykata e lejon të lindë para ekzekutimit Empty Dënohet me varje, por gjykata e lejon të lindë para ekzekutimit

Thu 22 May 2014 - 1:12
Dënohet me varje, por gjykata e lejon të lindë para ekzekutimit Meriam-Yehya-Ibrah_2914047b%201
Një grua islame është dënuar me varje, pasi është martuar me një burrë të krishterë. Mirëpo, një gjykatë islame në kapitolin e Sudanit e ka lejuar atë të lindë, para ekzekutimit.

E rritur nga e ëma e saj e krishterë, Meriam Yehya Ibrahim, 27 vjeç, e kishte të atin mysliman. Ajo u dënua ditën e diel në Khartoum dhe iu dhanë tre ditë afat për t’iu rikthyer besimit, në të kundërt do të përballej me dënimin me vdekje. Gjykatësi i tha: “Do të të japim 3 ditë afat, por ti këmbëngul që të mos kthehesh në islam. Unë të dënoj ty me varje”.

Po ashtu, ajo është dënuar me goditje me kamxhik, për shkak se sipas ligjit islam, martesa e një myslimaneje me një të krishterë është e ndaluar. Asaj do t’i jepen 100 goditje me kamxhik.

Edhe pse babai i saj ishte mysliman, ajo u rrit si një e krishterë. Zonja Ibrahim i tha gjykatësit: “Unë jam e krishterë dhe nuk kam bërë kurrë shkelje”.

Avokati i saj do ta apelojë vendimin, tha “Amensty International” në një deklaratë.

“Fakti që një grua mund të dënohet me vdekje për zgjedhjen e saj fetare dhe për faktin se u martua me një burrë të një besimi tjetër është i neveritshëm dhe nuk duhet të merret në konsideratë”.

Kjo çështje ka ngritur shqetësime në arenën ndërkombëtare. Në një deklaratë të përbashkët, ambasada e Britanisë, e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Hollandës thanë:

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Sudanit të respektojë të drejtën e besimit fetar, duke përfshirë të drejtën e kujtdo për të ndjekur besimin ose fenë e tij”.



/Shekulli Online/L.B./
deni durres
deni durres
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 41
<b>Postime</b> Postime : 3
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2014

Dënohet me varje, por gjykata e lejon të lindë para ekzekutimit Empty Re: Dënohet me varje, por gjykata e lejon të lindë para ekzekutimit

Thu 22 May 2014 - 11:54
gjynaf kjo mreza
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dënohet me varje, por gjykata e lejon të lindë para ekzekutimit Empty Re: Dënohet me varje, por gjykata e lejon të lindë para ekzekutimit

Fri 23 May 2014 - 11:41
Islami qenka me penallti ne trru!!!
Sponsored content

Dënohet me varje, por gjykata e lejon të lindë para ekzekutimit Empty Re: Dënohet me varje, por gjykata e lejon të lindë para ekzekutimit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi