Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

“Vorio-Epiri”, grekët kërkuan ndihmën e Kremlinit Empty “Vorio-Epiri”, grekët kërkuan ndihmën e Kremlinit

Wed 15 Aug 2012 - 17:13
“Vorio-Epiri”, grekët kërkuan ndihmën e Kremlinit L311-300x235

Në numrin e korrikut 1961 të revistës “Rruga e Partisë” drejtori i
Radio-Tiranës Thanas Nano, në artikullin “Republika Popullore e
Shqipërisë, faktor paqeje në Ballkan”, akuzonte Venizellosin. Duke folur
për rivendikimet territoriale të reaksionit grek ndaj Shqipërisë së
Jugut, Thanas Nanoja shkruante se ka edhe qarqe të ashtuquajtura
“liberale”, të cilat përfaqësohen nga aventurierë politikë, si për
shembull, Venizellosi, të cilët rreken të bëjnë realitet ëndrrën e tyre,
në mos nuk arrijnë dot aneksimin, të paktën të realizojnë autonominë, e
cila në analizë të fundit, është ana e pasme e medaljes.

Ky është një fragment nga informacioni i KGB-së në Tiranë.
“Investigim”, në vazhdim të dy publikimeve të mëparshme, boton pjesën e
tretë dhe të fundit të një dokumenti të gjatë sekret të ish-ambasadës
sovjetike në Tiranë mbi raportet e Shqipërisë me Jugosllavinë dhe
Greqinë që daton 31 korrikun e vitit 1961. Por kjo pjesë ka një
parahistori interesante. Një vit më parë, më 8 korrik 1960, Enver Hoxha
kishte pritur ambasadorin sovjetik në Tiranë në vitet 1957-1960, Vasili
Ivanoviç Ivanov (1905-1989), i cili e informoi rreth bisedës që kishte
pasur Hrushovi me Sofokli Venizellosin. Gjatë kësaj bisede, ky i kishte
propozuar Hrushovit se, për të përmirësuar marrëdhëniet me Shqipërinë,
duhej që minoritetit grek në Shqipëri t’i jepej “autonomi”. Hrushovi,
mes të tjerash, i ishte përgjigjur Venizellosit, duke i thënë se
dëshirën dhe propozimin e tij do t’ua transmetonte “shokëve shqiptarë”,
pse me ta do të takohej në Bukuresht etj. Enver Hoxha i tha Ivanovit se e
kundërshtonte qëndrimin që kishte mbajtur Hrushovi, se nuk ishte “Vorio-Epiri”, grekët kërkuan ndihmën e Kremlinit L321-300x216fare
dakord me përgjigjen që ai i kishte dhënë Venizellosit dhe e
konsideronte si përgjigje jo të një miku të Shqipërisë dhe aspak të
përshtatshme për postin e lartë që kishte Hrushovi. Hoxha deklaroi se
për kufijtë e Shqipërisë ai nuk lejonte askënd të diskutonte, qoftë ky
edhe Hrushovi.

PËR TË XHINDOSUR ENVER HOXHËN

Sipas Xhejms O. Donellit (James S. O’Donnell), në një libër të botuar
në vitin 1999 në Nju Jork, dukej sheshit se qëllimi i këtij diskutimi
ishte të xhindoste Enver Hoxhën pasi në këtë kohë ishin tensionuar
marrëdhëniet shqiptaro-greke. U bë i njohur fakti se Hrushovi i kishte
lënë të kuptohet Venizellosit se Bashkimi Sovjetik nuk do të ishte
kundër koncesioneve territoriale dhe/ose politike ndaj grekëve nga ana e
shqiptarëve. Hrushovit sinqerisht mund të mos i bëhej vonë për
autonominë kulturore të minoriteteve në Shqipëri. Është plotësisht e
mundshme që Hrushovi e përdori takimin me Venizellosin si një mënyrë për
t’u hakmarrë ndaj Hoxhës për shpërfilljen gjatë vizitës së tij në
Shqipëri (25 maj – 5 qershor 1959), kur Hoxha nuk pranoi të ndërpresë
orvatjet për të bërë aleancë me Kinën. Hrushovi u zu ngushtë se i
dështoi vizita dhe u shqetësua se nëse Shqipëria e vogël mund të shkonte
kundër dëshirave të Bashkimit Sovjetik dhe bëhej aleate me Kinën,
atëherë çfarë i ndalonte vende të mëdha të Evropës Lindore komuniste të
bënin të njëjtën gjë? Kjo politikë e “qetë” ndryshoi më 22 qershor 1960,
kur Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, Kryeministri shqiptar mungonin në
mbledhjen e Bukureshtit në Kongresin e Tretë të Partisë Komuniste Rumune
(me sa duket për shkak të takimit Hrushovit me Venizellosin). “Radio
Evropa e Lirë / Radio Liria” më 4 nëntori 1961 në një koment mbi
përplasjet shqiptare-sovjetike, thoshte se “lideri liberal grek, Sofokli
Venizellos, kishte takuar Hrushovin në fund të muajit maj [1960] dhe i
kishte paraqitur, ndër të tjera, çështjen e popullsisë greke në Epirin e
Veriut… Hoxha mund të jetë zemëruar nga ky lajm. Kombinuar me
përkëdheljet ndaj Jugosllavisë, Hrushovi tani po forconte miqësinë me
grekët – të gjitha në kurriz të Shqipërisë. Këto konsiderata shumë të
rëndësishme kombëtare kurrë nuk mund t’ua heqësh nga mendja ndonjë
udhëheqësi shqiptar. Në rastin e Hoxhës ato janë një nga shkaqet
kryesore të kundërshtimit të tij ndaj politikës së Hrushovit”.
Politologu i famshëm, ekspert për komunizmin, Profesor i Ford
International, Uilliam Grifith (Ëilliam E. Griffith, 1920-1998),
komentonte në vitin 1963,): “Hoxha e konsideronte këtë lëvizje të
Hrushovit si kërcënim implicit për copëtimin e Shqipërisë – frikë e
madhe tradicionale e të gjithë nacionalistëve shqiptarë”.

“ZBYTHJA” e MOSKËS

Prandaj Enver Hoxha ndërkombëtarizoi këtë lojë të Bashkimit Sovjetik
disa muaj më vonë, mu në Moskë, në nëntor 1960, në mbledhjen e 81
partive komuniste. Jehona ishte e menjëhershme dhe e paparashikuar. Në
këtë sfond vazhdon dhe pjesa e tretë e informacionit të ambasadës
sovjetike të 31 korrikut 1961 në Tiranë mbi raportet e Shqipërisë me
Jugosllavinë dhe Greqinë. Pjesa e tretë u kushtohet pikërisht
marrëdhënieve të Tiranës dhe Athinës, ku preket dhe takimi
Hrushov-Venizellos: “Duhet theksuar se me qasjen ndaj Venizellosit dhe
figurave të tjera të shquara shoqërore e politike të Greqisë lidershipi
shqiptar zuri një pozicion kaq armiqësor, saqë nisi t’i akuzonte se
gjoja janë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia. Madje, flitet
hapur se gjatë qëndrimit të Venizellosit në Moskë, jo vetëm nuk iu dha
përgjigjja që meritonte për këto kërkesa, por u mbajt qëndrim dashamirës
ndaj tyre. Duke përhapur fjalë të tilla provokuese në popull, udhëheqja
shqiptare synonte diskreditimin e udhëheqësve sovjetikë, pra
Hrushovit”, shkruhet në informacionin e përfaqësuesit të KGB-së në
ambasadë. Sipas këtij dokumenti, Hrushovi ka urdhëruar gazetën e PK BS
“Pravda” të botojë një editorial të titulluar “Greqia në darët e NATOS”.
Diplomati spiun ankohet se editoriali “ku përcaktohet pozicioni i
qeverisë sovjetike ndaj rivendikimeve të qarqeve drejtuese të Greqisë
për të ashtuquajturin Epir i Veriut, në shtypin shqiptar u botua në një
formë të varfër. Veçanërisht nga artikulli ishin hequr ato pjesë, ku
ironizoheshin lloj-lloj sajimesh dhe versionesh të qarqeve zyrtare
greke, se Greqia na qenka në “gjendje lufte” me Shqipërinë, duke
deklaruar se “qarqet shoviniste reaksionare të Greqisë, nuk duan të
ndahen nga rivendikimet absurde mbi jugun e Shqipërisë, që e
quajnë“Vorio Epir”. Këto rivendikime i mbështesin shpesh hapur
përfaqësues të qarqeve zyrtare greke. Me sa duket, dikush në Athinë nuk
dëshiron të kuptojë se RP e Shqipërisë është pjesëtare e familjes së
madhe të shteteve socialiste, kurse sovraniteti dhe integriteti i saj
territorial garantohet nga Traktati i Varshavës”. Bile, është hequr
fraza ku flitet për deklaratën e liderit të Partisë Opozitare të
Liberalëve, Venizellosit, në gazetën “Neologos Patron” se politika e
qeverisë aktuale e ka futur Greqinë në rrugë pa krye’.

Në informacionin proliks nuk fshihet pakënaqësia e diplomatëve
sovjetikë për intrasigjencën e Tiranës zyrtare dhe ndaj marrëdhënieve me
komunistët pro-sovjetikë grekë, bashkëpunimit ndërballkanik etj.



Përkthimi i tekstit të fotos: “Më 24 shkurt 1964, Bashkimi Sovjetik
bëri publik faktin se Shqipëria ka zaptuar ambasadën sovjetike dhe katër
ndërtesa të tjera ruse në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ambasada
paraqitet këtu në një foto të vitit 1962, e cila është bërë kur po
vazhdonte puna për ndërtimin e saj. Rusia tha se pushtimi ndodhi më 20
shkurt 1964. Veprimi ndezi edhe më shumë zemërimin midis Moskës dhe
Shqipërisë komuniste, e cila ka mbështetur në vazhdimësi Kinën komuniste
në betejën e saj ideologjike me Rusinë”. /UPI TELEPHOTO/ FILES.

Kjo foto botohet për herë të parë në shtypin shqiptar nga “Investigim”-i, pasi sapo është hedhur në ankand on-line
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

“Vorio-Epiri”, grekët kërkuan ndihmën e Kremlinit Empty Re: “Vorio-Epiri”, grekët kërkuan ndihmën e Kremlinit

Wed 15 Aug 2012 - 17:14
he mer ENVER HOXHA te qofsha fale sado gabime ke pasur por per nacionalist ska )*( te akuzoj ty “Vorio-Epiri”, grekët kërkuan ndihmën e Kremlinit 113209097
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi