Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nëna anoreksike rrëfen: Fëmija më shpëtoi nga vdekja Empty Nëna anoreksike rrëfen: Fëmija më shpëtoi nga vdekja

Wed 15 Aug 2012 - 21:59
Një nënë e cila vuante nga anoreksia rrëfen historinë e saj sesi lindja e fëmijës i shpëtoi jetën.Laura Wilson, nëna e vogëlushit Matthew ndjehet sot e shëndetshme dhe e lumtur pas periudhës së errët që kaloi para disa vitesh,Pas martesës ajo menjëherë ra nga pesha, por Laura nuk e shikonte si shqetësim këtë fakt derisa një ditë ajo kuptoi se vuante nga anoreksia.Ndërsa tani pas 5-vitesh ajo është e shëndetshme dhe mban në krahë djalin e saj, 14-muajsh.Laura thotë se djali është një mrekulli më vete, sepse asnjëherë nuk e kishte menduar se me dëmet që i kishte shkaktuar trupit të saj, do të sillte në jetë një fëmijë.“Lindja e Mattew ishte ndërhyrje hyjnore për mua. Ai është si dielli, i lumtur dhe unë e adhuroj atë. Djali im i mrekullueshëm më shpëton jetën nga dita në ditë”, shprehet 28-vjeçarja.
Laura ndjehej e pafuqishme në betejën e saj me sëmundjen kur ishte 21-vjeç dhe për këtë arsye ajo u shtrua për kurim në një spital pranë shtëpisë së saj, dy muaj pas martesës.
Ajo tregon fillimin e sëmundjes së saj, kur kishte vendosur të dobësohej që në ditën e martesës të saj të dukej elegante.
Laura në këtë drejtim tregon dietën e rreptë të saj, duke i privuar vetes çdo ushqim.
Por problemet e saj me anoreksinë arritën kulmin, kur ajo u kthye nga muaji i mjaltit që kaloi në Tajlandë në nëntor të 2007, ku kishte humbur disa kilogramë nga pesha e saj.
Me lindjen e vogëlushit Laura iu rikthye jetës normale dhe tashti ndjehet mirë dhe e shëndetshme.
b.gj/noa.alNëna anoreksike rrëfen: Fëmija më shpëtoi nga vdekja 1106Nëna anoreksike rrëfen: Fëmija më shpëtoi nga vdekja 361Nëna anoreksike rrëfen: Fëmija më shpëtoi nga vdekja 454Nëna anoreksike rrëfen: Fëmija më shpëtoi nga vdekja 646Nëna anoreksike rrëfen: Fëmija më shpëtoi nga vdekja 736
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi