Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Sat 18 Aug 2012 - 1:39
Message reputation : 100% (2 votes)
Radikalizimi i islamit, rrezik apo fobi?

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? F1_islami-jpg1345187709
Zyra e Al Waqf Islami, në Prishtinë



“Koha Ditore” ka publikuar sot një hulumtim të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese me temë “Radikalizimi i islamit, rrezik apo fobi?” Shkëputëm disa fragmente nga ky hulumtim interesant.

Kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, nuk i pengon bashkëpunimi i rregullt dhe pranimi i fondeve nga një organizatë arabe që ndër të tjera, shteti amerikan e konsideron përkrahëse të terroristëve.

Organizata Al Waqf Al Islami ka kohë që i jep edhe fonde Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndërtimin dhe rindërtimin e xhamive. Në kablogramet e ambasadave amerikane në Maqedoni dhe Holandë thuhet se kjo organizatë përkrahë pjesëtarë të organizatave terroriste ndërsa emri i një prej krijuesve të saj në Holandë ka dal si pjesë e listës së 20 biznesmenëve arabë që e kanë financuar Al Qaedan.

Në Kosovë kjo organizatë ka zyrat e veta pak a shumë 100 metra larg Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, ndërsa fondet e saj ndërtojnë e rindërtojnë xhami në Kosovë me kërkesë të BIK-ut. Al Waqf Al Islami është dhe në listën e organizatave të dyshuara për përhapje të ideve radikale fetare të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e ka parë Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese.

Në kabllogramin e Ambasadës Amerikane në Shkup, me numër reference “09Skopje95” e dërguar në Washington nga Ambasadori Philip Reeker te pjesa “Terrorizmi Ndërkombëtar”, shkruan kështu:

“Në Maqedoni dhe rajon ka OJQ që ofrojnë përkrahje për individë që janë pjesë apo i simpatizojnë disa grupe terroriste. Këto OJQ përfshijnë Al Waqf Al Islami, Al Haramein, Bamirësia dhe të tjera”.

Udhëheqësi i kësaj organizate në Kosovë është mjeku arab Abdur Rozzaq, ndërsa në një kërkim të thjeshtë në internet del se një nga udhëheqësit kryesor të saj, Ahmad Al Hussaini, në Eindhoven të Holandës ku ishte krijuar kjo organizatë, ka qenë një nga 20 biznesmenët më të mëdhenj arabë që e kanë financuar organizatën më të madhe terroriste në botë, Al Qaeda.

Kjo është thënë edhe në raportin e kompanisë amerikane, JCB Consulting, e cila nga familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA ishte kontraktuar që të gjente ata që financonin organizatën e cila deri vonë është udhëhequr nga Osama bin Laden.

Kështu thuhet në blogun “freerepublic”, duke e cituar raportin e kompanisë amerikane, “JCB Consulting” ku shkruan se emrat e financuesve të Al Qaedas janë hartuar nga vetë organizata e Osama bin Laden. Kjo listë është gjetur pas bastisjeve të zyrave të një fondi humanitar “Benevolence International Foundation” në Sarajevë. Këto bastisje janë bërë nga policia boshnjake në vitin 2002 në bashkëpunim me FBI-në amerikane.

Ndërkaq para dy vjetësh në Bullgari, udhëheqësi i Al Waqf Al Islami në këtë shtet ishte arrestuar në fshatin Sarnitsa në qytetin jugor Pazarxhik, me dyshimin se aktivitetet e kësaj organizate janë “kërcënim serioz për sigurinë e Bullgarisë”.

Dega e kësaj organizate në Kosovë rregullisht i pranon kërkesat e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që të ndërtojë xhami të reja, apo të rindërtojë ato të dëmtuara. Një prej tyre është dhe xhamia në fshatin Bajçinë të Podujevës për të cilën nga llogaria e Al Waqf Al Islami kanë kaluar 20 mijë euro në llogarinë e BIK-ut në Prishtinë.

Transferimi i këtyre mjeteve është konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, por ata nuk e besojnë që kjo organizatë të jetë e tillë çfarë dyshohet edhe nga organe të shtetit të Kosovës.

Ky tregim nuk përfundon me kaq, pasi Hoxha që do ta udhëheqë xhaminë në Bajçinë të Podujevës, për disa hoxhallarë të tjerë të vetë Bashkësisë Islame është person që nuk promovon islamin sipas shkollës hanefite, apo islamit tradicional në Kosovë. Fjala është për Fadil Sogojevën, aktualisht imam i xhamisë në Bregun e Diellit.

Xhamia në Bajçinë të Podujevës ishte ndaluar së ndërtuari nga kreu i Bashkësisë Islame të rajonit të Podujevës, Idriz Bilalli, pikësëpari për dyshimin se xhamia do të përdorej për shtyrjen para të agjendave radikale fetare.

Lidhjet e dyshimta të Al Waqf Al Islami nëpër botë mund të jenë arsye pse ajo në Kosovë nuk është e regjistruar si organizatë. Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese ka siguruar nga Ministria e Administratës Publike listën e të gjitha OJQ-ve që funksionojnë ligjërisht në Kosovë dhe aty kjo organizatë arabe nuk është e regjistruar.

Në fakt, emri Al Waqf Al Islami është fshehur si “person fizik”, në kuadër të Poliklinikës “Meka” në Prishtinë, e cila çuditërisht nga Ministria e Administratës Publike është regjistruar me aktivitet mjekësor, por edhe ndërtimtari.

Ahmet Sadriu, udhëheqësi i departamentit për media dhe botime në BIK e pranon se kanë bashkëpunim me “Al Waqf Al Islami”.

Akuzat ndaj Bashkësisë Islame e në veçanti ndaj kreut të saj, Naim Tërnava për lidhje me organizata ekstremiste fetare janë bërë edhe më parë. I fundit që e ka akuzuar direkt dhe ashpër Tërnavën për tolerancën e rrymave radikale është gazetari amerikan, Stephen Schwartz në një vlerësim dërguar QKGH kujton se sado që kreu i BIK-ut të thotë se nuk ka fare të bëjë me rrymat radikale, janë një mori sjelljesh të tij që nuk lejojnë shpjegim tjetër, pos atij që Tërnava është nën ndikimin e radikalëve.

Gazetari Schwartz vlerëson se janë tri pika që verifikojnë teorinë e tij për lidhjet e Tërnavës me rrymat radikale, në mesin e të cilave përmend edhe tolerancën e provokimeve nga radikalët.

Në Kosovë ka pasur raste të sulmeve fizike që u janë bërë imamëve që njihen si hoxhallarë liberalë. Në mesin e tyre është edhe Hoxha i xhamisë së Zabelit, Osman Musliu, i cili plot herë ka folur hapur për rrezikun e vehabizmit në Kosovë, për çka ai beson se edhe është rrahur keq. Imam Musliu thotë se ata që e kanë rrahur para disa vjetësh janë radikalizues të fesë islame ndaj të cilëve Kryesia e BIK nuk ka marrë kurrfarë masash.

Në fakt, imamët e BIK-ut që tani po i kundërshtojnë hapur rrymat fetare që i quajnë në kundërshtim me islamin tradicional kosovar gjithashtu e kujtojnë me mall ish-myftiun Rexhep Boja. Disa prej tyre e kujtojnë se si gjatë kohës kur Boja ishte në krye të BIK-ut, imami Mazllam Mazllami, një prej atyre që përmendet për ide radikale, ishte përjashtuar nga Bashkësia Islame për mosbindje, për t’u kthyer në organizatë pas marrjes së menaxhimit të BIK-ut nga myftiu aktual, Naim Tërnava.

Ahmet Sadriu, nga zyra për media e BIK-ut, thotë se në kohën kur imam Mazllam Mazllami ishte përjashtuar prej Bashkësisë Islame, pjesë e vendimmarrjes për përjashtimin e tij ka qenë edhe Naim Tërnava.

/Koha Ditore./
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Re: Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Mon 27 Aug 2012 - 20:44
Message reputation : 100% (2 votes)
Feja Islame në Kosovë ka rrënjët e saj pas pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane.

Periudha kur feja islame me të madhe është përhapur ndër shqiptarët është prej vitit 1389 deri më 1912, ndërsa tani sipas të dhënave zyrtare të Bashkësisë Islame:,

90 % e popullatës që jeton në Kosovë janë mysliman, 6 % janë ortodoksë 3 % katolik dhe 1 % të tjerë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e para udhëheqëse femër e një vendi ballkanik, gjatë një darke në Varshavë që e ka pasur në maj të vitit 2011 me Presidentin amerikan Barack Obama, lidhjen e kosovarëve me fenë e ka sqaruar si lidhje individuale me Zotin, aty ku shteti nuk përzihet.

Atëkohë, Presidentja e Kosovës ka folur për revolucionin Arab, rrezikun që rryma radikale fetare të marrin pushtetin në këto vende ish diktatoriale dhe mësimet që në këtë rast jep pervoja e shtetit dhe shoqërisë kosovare në lidhje me fenë.

“Islami është raporti i individit me Zotin, dhe jo i individit me shtetin. Është marrëdhënia njerëzore me besimin që nuk imponohet ndaj të tjerëve”, ka vlerësuar Presidentja e Kosovës, raporton koha.

Zhvendojsa e rrënjëve, nga “Islami Osman” në “salafistë arabë”


Në shtetin e Jahjagës, Kosovë, ekziston një grup i njerëzëve që thonë se shteti që udhëhiqet prej një femre, aq më tepër të pambuluar me shami, rrezikohet prej “kijametit”.

Imami i Xhamisë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, Fadil Sogojeva nuk e thotë asnjë fjalë të keqe për Presidenten Jahjaga, megjithatë ai si shembull që “kijameti” po i ndodhë Kosovës për shkak se Jahjaga po e udhëheqë Kosovën, e përmend përhapjen e korrupcionit dhe krimit të organizuar në përmasa tejët të mëdha, thuhet në Hulumtimin e Qendres Kosovare për Gazetari Hulumtuese.

Këtë grup të Imamëve i acaron tejmase edhe miratimi i ligjit për arsim që nuk lejon futjen në shkollat publike të vajzave të mbuluara. Për këtë ata mblodhën disa mijëra njerëz duke protestuar në rrugë muaj më parë, protesta që u ndalën kur e panë që ligji ishte miratuar dhe nuk kishte më kthim prapa. Të njejtit donin edhe futjen e lëndës fetare nëpër shkollat publike, një kërkesë që megjithëse e pati përkrahjen e një prej partive në pushtet, u hodh poshtë gjithashtu.

Në opinion ky grup i njerëzve njihen si “Wahabistë”, njerëz me mjekra të gjata dhe pantollona deri te nyni i këmbës, ndonëse ata nuk e pranojnë se janë të tillë. Përhapja e ideve të tyre dhe ushtrimit i ndikimit gjithashtu ndihmohet shumë edhe përmes propagandës në internet dhe shkrimeve në media.

Një nga imamët më të njohur për qëndrime të tilla është edhe hoxha i xhamisë më të madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi i cili në një prej intervistave dhënë në Klan Kosova ka sygjeruar që flamuri kombëtar i shqiptarëve të ketë të shkruar edhe në arabisht fjalën “La Ilahe Il Allah” (S’ka Zot tjetër përpos Allahut).

Kjo shprehje gjendet në flamurin e Arabisë Saudite, vendi që udhëhiqet prej një dinastie mbretërore e ardhur në pushtet nga përkrahja e “Ëahabistëve”.

Në një nga kanalet në faqen e internetit “you-tube.com”, hoxha i Bashkësisë Islame të Kosovës nga Prizreni, Mazllam Mazllami, duke folur për temën e ekstremizmit fetar, thotë me habi si mund të akuzojnë të tjerët për rrymë radikale nëse ai kërkon që “shqiptarët, të mos shkojnë në det së bashku meshkuj e femra për tu cullakuar”.

Te jo pak të rinj kosovar që marrin pjesë rregullisht në ligjeratat e këtyre imamëve, ndikimi dhe lojaliteti tejmase i madh vërehet te pyetjet që i bëjnë. Njëri pyet nëse ka të drejtë që të dal me bashkëshorten e tij dorë për dore, tjetri pyet nëse është haram të pihet coca cola…etj

(Ligjerata të marra nga you-tube.com, ligjerues Mazllam Mazllami, Prizren, Enes Goga - Pejë).

Bashkësia Islame e Kosovës, gjatë bisedës me QKGH fillimisht e pranojnë se ka imamë të tyre që vetëm mënyren e lutjes e kanë pak më ndryshe. Megjithatë, Kryeimami i Kosovës, Sadri Bajgora dhe Afrim Sadriu nga zyra për media, kur pyetën nëse përkrahin predikimet e disa prej imamëve të lartëpërmendur e pranojnë që disa prej tyre edhe predikimet i kanë ndryshe prej asaj që e thotë zyrtarisht BIK dhe se disa prej këtyre imamëve “ju është tërhequr vërejtja”.

Kush janë Wahabistët dhe Salafistët arabë

Ngatërrimi i wahabistëve me Salafistë Arabë nuk bëhet vetëm në Kosovë pasi dallimi që ekziston mes tyre është si një fije peri, ndonëse sipas Profesor Ahmad Mousalli, ligjerues në Universitetin Amerikan të Beirutit, ky dallim shumë i vogël është i një rëndësie të veçantë.

Ai ka kryer një studim në vitin 2009 për universitetin e tij ku mundohet të sqarojë dallimet dhe të përbashkëtat e këtyre rrymave. Profesor Mousalli mendon që wahabizmi është forma më strikte e Islamit e nisur nga Muhammad Bin al-wahhab si lëvizje reformash teologjike me qëllim siç thonë ata të shpërbëjë disiplinat tradicionale dhe praktikat e zhvilluara në historinë e Islamit.

Themeluesi Abd al-wahhab në kohën e tij ka argumentuar se njohja e një krijuesi të vetëm pa partner nuk është e mjaftueshme për besim korrekt dhe se kësaj i duhet shtuar sjellja “e pastër” islamike. Kjo lëvizje në kohën kur është nisur ka pasur gjithashtu për qëllim edhe largimin e Perandorisë Osmane nga Meka e Medina e cila sipas tyre nuk ka praktikuar Islamin si duhet.

Në Kosovë, siç është potencuar më lartë, feja islame është përhapur gjatë sundimit Osman të Ballkanit, diçka që rrymat e konsideruara radikale edhe nga organet e shtetit të Kosovës, duket se kanë qëllim ta ndryshojnë.

Qendra Kosovare për gazetari Hulumtuese ka siguruar edhe një raport Top Sekret të Policisë së Kosovës, i para disa viteve, që flet për rrezikun e wahabizmit në Kosovë:

“Sipas tyre (wahabistëve) ata edhe munden ta vrasin një Mysliman tjetër që nuk i takon sektit të tyre.) etj, të cilët veprojnë pothuajse në tërë territorin e Kosovës, ndërsa shumë nga anëtarët e këtyre sekteve njihen edhe si persona mjaft ekstremistë” thuhet në faqen e parë të këtij raporti.

Ky raport 3 faqësh që është konfirmuar se i është dorëzuar kohë më parë edhe Komisionit Parlamentar për Siguri (mandati 2007 – 2010) nuk identifkon organizata dhe persona konkret si Ëahabistë, por flet hapur për rrezikun çdo herë e në rritje nga përhapja e kësaj rryme.

Policia e Kosovës në përgjigjet e dërguar Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese më shumë e kanë sqaruar teorikisht se cfarë bëjnë ata nëse marrin ndonjë informacion për veprimtari të tillë. Policia kosovare nuk ka pranuar të përmend ndonjë organizatë të cilën e dyshojnë për veprimtari të tillë.

Kompania amerikane JCB Consulting në dokumentin e tyre të vitit 2002, një raport special për Presidentin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i titulluar “Financimi i terrorizmit, rrënjet dhe trendet e financimit të terrorizmit” flet edhe për bastisje që UNMIK-u ka bërë nëpër organizata për këtë qëllim.

Aty përmendet krijimi i një komiteti prej mbretërisë së Arabisë Saudite që do kontrollonte fondet që jepen për organizata fetare humanitare edhe për Kosovën. Sipas dokumentit të JCB Consulting, “UNMIK-u, ka bastisur një shtëpi që ishte marrë me qera nga “Saudi Joint Relief Committee në Prishtinë, bastisje kjo që është bërë në prill të vitit 2000.

Kjo organizatë (e krijuar nga mbretëria e Arabisë Saudite) punonte si mbulesë për disa prej operativëve të Osama bin Ladenit, përfshirë edhe ish drejtorin e këtij komiteti, Adel Muhammad Sadi Bin Kazem dhe Ëael Hamza Julaidan (Sekretari i Përgjithshëm i Trustit Rabita në Pakistan dhe një prej bashkë-themeluesve të Al Kaidës e deklaruar si organizatë terroriste nga qeveria e SHBA-ve në vitin 2002”.

Të njejtën bastisje e përmend edhe Shaul Shay, në librin e tij, “Islamic Terror and the Ballkans” ku ndër të tjera thuhet se “ka qenë evidente se SJRC ka shërbyer si mbulesë për aktivitetet e njësive terroriste dhe për transferin e fondeve dhe organizimin e aktiviteve në Balkan”.



Edituar për herë të fundit nga i panjohur në Tue 28 Aug 2012 - 14:20, edituar 1 herë gjithsej
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Re: Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Mon 27 Aug 2012 - 21:14
Message reputation : 100% (1 vote)
I panjohur te pergezoje per Temen :)

Te keqen EpiKada ty , po jo per gje se s'kam gje ndaj teje se pak a shume me ke kuptuar , pse me ringjalle dhimbjen per Ekstremizmin e Temes qe hapa une :(((
Do keqkuptohet dhe do nisin bla bla bla .
Gjithesesi me pelqen qe rihape diçka te tille :) :) :)

Kete here do te ndjek thjeshte si Spektatore Very Happy jashte ujerave te turbullt :) .

avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Re: Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Mon 27 Aug 2012 - 21:33
Faleminderit prej teje Epi,une spo i shpik nga mendja,keto jan fakte.
Pas pak do postoj,nje tjeter per Harun Yahya
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Re: Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Tue 28 Aug 2012 - 14:17
Urime i panjohur...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Re: Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Sat 1 Sep 2012 - 17:23
Radikalizem nuk ka aspak ne Islam !! por kjo qe po thuhet eshte thjesh nji Islamofobi e shifur nga qarqet qe nuk ja deshirojn te miren ISLAMIT..
Arian 123
Arian 123
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 4194
<b>Hobi</b> Hobi : Shume.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/08/2012

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Re: Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Sat 1 Sep 2012 - 17:26
Islamizmi ne Ballkan aty mbaron Orienti e fillon Oksidenti nuk prish pune,por Europa ka vlera Kristjane dhe do te mbetet e tille.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Re: Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Sat 1 Sep 2012 - 17:28
Arian 123 shkruajti:Islamizmi ne Ballkan aty mbaron Orienti e fillon Oksidenti nuk prish pune,por Europa ka vlera Kristjane dhe do te mbetet e tille.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë

Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Re: Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Sat 1 Sep 2012 - 17:37
Per tu habit pse ndimoi Amerika ne 1999 ne kohen e Klintonit
Nuk kishte te dhena ne ate kohe????
Keto jane politik e Grekut dhe Serbit dy armiqt shekullor te SHqiperise !!!!!
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Re: Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Sat 1 Sep 2012 - 17:37
Per tu habit pse ndimoi Amerika ne 1999 ne kohen e Klintonit
Nuk kishte te dhena ne ate kohe????
Keto jane politik e Grekut dhe Serbit dy armiqt shekullor te SHqiperise !!!!!
Sponsored content

Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi? Empty Re: Radikalizmi i islamit,rrezik apo fobi?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi