Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Frika nga avioni, metoda per te larguar kete fobi Empty Frika nga avioni, metoda per te larguar kete fobi

Fri 23 Mar 2012 - 2:43
Pothuajse gjysma e udhetareve te avionit nuk ndihen mire apo jane te shqetesuar ne avion sepse kane frike te fluturojne. Por tashme eshte i mundur edhe shpetimi nga kjo frike.Frika nga avioni eshte nje nga fobite me te perhapura sot. Ose e thene ndryshe personat qe kane nje fobi te tille nuk kane frike nga avioni por nga fluturimi. Disa ankohen per vendin e ngushte qe kane ne avion e disa te tjere nga lartesia e larte ne te cilen arrin avioni. Ndersa te tjere ankohen sepse fati i tyre eshte ne duart e pilotit. Personat qe perjetojne kete fobi kane veshtiresi ne frymemarrje kur hipin ne avion, ndihen te frikesuar, djersisin dhe kane rrahje te shpejta zemre. E vetmja zgjidhje per te mundur kete frike nuk eshte udhetimi me makine, anije apo tren.

Krijoni nje fushe ku mund te levizni. Nese vuani nga fobia e avionit dhe shqetesimi juaj i vetem eshte vendi i ngushte qe zini ne avion atehere kerkoni nje bilete prane daljes. Kolltuket ne kete zone jane me te rehatshem. Kur te merziteni ngrihuni dhe levizni ne korridor.
Tregojini stjuardesave per friken tuaj. Mos merrni alkool, pije me kafeine apo qetesues sepse frika juaj mund te shtohet pas marrjes se tyre. Pini uje gjate fluturimit dhe lexoni nje liber apo reviste qe pelqeni

Edhe biseda me shokun apo udhetarin prane jush mund te jete nje menyre e mire qetesimi. Perpiquni te qetesoheni. Dhe per ta arritur kete metode “Jacobson” eshte nje metode shume e mire.

• Merrni fryme thelle. Mbani te tendosur gjithe muskujt, pas disa sekondash lerini te lire, jepni fryme dhe qetesohuni. Merrni fryme vazhdimisht dhe perserisni fjalen “qetesohu, qetesohu, qetesohu”. Kete fjale mund ta thoni te ndare ne rrokje gjate frymemarrjes.

• Nese keto keshilla nuk ju hyjne ne pune atehere kerkoni ndihmen e nje specialisti. Specialisti do t’ju shpjegoje shkaqet e frikes suaj dhe menyren sesi ta kaloni apo mposhtni kete frike.

• Nese deshironi mund t’i beni pyetje piloteve. Ato do t’ju japin informacion te mjaftueshem rreth fluturimit, teknikave te ndryshme. Ne kete menyre do te beni nje fluturim te mire informuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi