- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Çfarë thonë normat zakonore për martesat
Mon 20 Aug 2012 - 14:55
Në Shqipëri deri në vitin 1929 (ky është viti kur u vendos Kodi i parë Civil) martesat lidheshin sipas normave të së drejtës zakonore. Këto norma në krahina dhe zona të viseve të ndryshme shqiptare nuk zbatoheshin njësoj. Në zonat malore ato ishin më të forta, ndërsa në zonat e ulëta dhe në qytete erdhën duke u dobësuar mjaft, duke u zëvendësuar me norma të reja, që i përgjigjeshin zhvillimit ekonomik e shoqëror të tyre. Por deri në vitet ‘40 martesa në Shqipëri ruajti në përgjithësi, karakterin e lidhjeve të vjetra të saj: një marrëveshje midis dy familjesh ose midis prindërish, pa pyetur ata që do të martoheshin.
“Zënia” në adoleshencë
Në të kaluarën, për fejesën e dy të rinjve përdoreshin fjalët : zënie, mblesë, mbulesë, vlesë. Vajza quhej e zënë (e nxanë, e zanë), e vluar, e mbuluar, ndërsa djali i zënë (i nxanë, i zanë) i vluar, i mbuluar. Por, termi më i përdorur ishte i zënë dhe e zënë. Në vendin tonë, në përgjithësi, mosha për zënien e dy të rinjve ka qenë : për vajzat, 12-14 vjeç dhe për djem, 16-18 vjeç. Kjo nuk do të thoshte që prindërit të mos kujdeseshin për zënien e tyre edhe përpara kësaj moshe. Këtë të drejtë ua jepnin prindërve zakonet patriarkalo-feudale, sipas të cilave, babait i njihej e drejta e pakufizuar mbi fëmijët, pra, edhe e drejta për «zënien» e tyre në çdo moshë e, ngandonjëherë, edhe para lindjes. Zënia e fëmijëve që në vogëli, që në djep dhe, në ndonjë rast që pa lindur, praktikohej në shtresat e pasura. Por, nën ndikimin e tyre, u shtri edhe në shtresat e tjera të popullsisë, megjithëse ajo praktikohej rrallë. Ndodhte shpesh që të fejuarit të mos dinë se i janë premtuar njeri-tjetrit. Një rregull i tillë është e drejta dhe e fshe- hta e prindërve të tyre, të cilët ua bëjnë të njohur kur dëshirojnë ata vetë. Kur mbaron kjo kohë, vajzat zakonisht janë 12 vjeç dhe djemtë 16 – 18 vjeç.
Kujtimet e Durham-it
Duke folur për bajraqet e Pultit (Shalën, Shoshin, Krinin dhe Toplanën, si dhe për Rrëzën e Tepelenës), “fejesat e bebeve qenë thuajse krejt të zakonshme” - nënvizon Durham. Në shtresat e mesme dhe të varfëra të popullsisë zënia në djep ose pa lindur fëmijët bëhej me qëllim që të forcohej miqësia ndërmjet dy shtëpive. Marrëveshja bëhej drejtpërdrejt, me marrëveshjen e dy të zotëve të shtëpisë ose të dy prindërve të fëmijëve. Kur dy gra nga shtëpia e tyre ishin me barrë, ata shfaqnin dëshirën që, po qe se lindnin njëra djalë e tjetra vajzë, të porsalindurit do të quheshin të zënë ndërmjet tyre. Në ndonjë krahinë bëhej edhe ndonjë ceremoni e vogël dhe, kur lindnin fëmijët me seks të kundërt, lajmërohej me të shtëna pushke se të dy familjet u lidhën me miqësi. Për ligjësimin e kësaj “shkëmbehej edhe buka”, domethënë, organizoheshin gosti në të dy familjet.
Vajza e “zënë” në jug
Që vajza të quhej e zënë, duhej pa tjetër një ceremoni e rastit, e cila zhvillohej në shtëpinë e vajzës ose në shtëpinë e një të treti (të afërm ose miku të shtëpisë së vajzës). Kjo vizitë në Korçë quhej «të shkelat». Zakonisht, të dy palët rreth 6 ose 8 vetë (nga 3-4 për secilën palë), pasi mbaronin qerasjen, shkëmbenin nishanet ose dorëzonin shënjën («shejin», - thuhej në Veri). Në përgjithësi, shenjën që ia lëshonin në dorë të atit të vajzës e dorëzonte një i afërt i djalit, nganjëherë edhe i zoti i shtëpisë ose shkuesi. Së bashku me shenjën dorëzoheshin edhe të hollat.
Vajza e “zënë” në veri
Kanuni i Lekë Dukagjinit e përcaktonte shenjën të përbërë prej «nji unazë të remët a t'argjanët (tash vonë). Unaza e dhetë grosh janë me kanun». Në Kosovë vinin në tryezë unazën, dhe një koronë argjëndi, që ishte shenja se u dha fjala. Kjo tregonte që vajza ishte lidhur e nuk mund të jepej gjetiu. Edhe në jug të Shqipërisë jepej një shenjë e tillë. «Nishani zakonisht është një pare e vjetër floriri ose sermi, e cila nuk qarkullon në treg». Në shumë krahina të Shqipërisë, veçanërisht në veri, së bashku me unazën jepej edhe një shami. Shamia është shenjë rituale që tregonte se vajza ishte e «mbuluar» apo e «zënë». Në zonat malore dhënia e shenjës ishte një farë kapari, që pala e djalit i jepte asaj të vajzës. Mbas shenjës askush tjetër s'kishte të drejtë të vinte dorë mbi atë vajzë, “ndryshe do të binte në gjak”.
Cilët janë personalitetet që u martuan brenda fisit
Në disa vende, martesa mes kushërinjve të parë është e ligjshme, në disa të tjera jo. Përgjatë historisë, shumë njerëz të famshëm janë martuar me kushërinjtë tyre, për arsye nga më të ndryshmet. Në kohët e hershme, martesa mes kushërinjve ishte më se e zakonshme. Duke qenë se njerëzit nuk lëviznin shumë nga vendi, ku lindnin, personat që kishin në dispozicion për t’u martuar ishin zakonisht kushërinj. Martesa mes kushërinjve gjithashtu do të thoshte dhe mbajtjen e pronës dhe tokës brenda familjes. Po kush kanë qenë disa prej njerëzve të famshëm që janë martuar me kushërinj. Një prej tyre ka qenë Albert Einstein. Albert Einstein u martua me kushërirën e tij të dytë, Elsa, në vitin 1919. Ai u martua thuajse menjëherë pas divorcit me gruan e tij të parë, Mileva. Elsa vdiq në vitin 1936 për shkak të problemeve me shëndetin. Gjeniu i matematikës nuk u martua më pas vdekjes së kushërirës dhe bashkëshortes së tij, por njihet për historitë e tij me shumë femra. Më poshtë listohen personalitetet më të famshëm që praktikuan martesën brenda fisit.
Edgar Allan Poe
Në moshën 20-vjeçare shkrimtari i njohur, Edgar Allen Poe shkoi të jetonte me tezen, burrin e saj dhe kushërirën, pasi babai e braktisi, ndërsa e ëma i kishte vdekur. Ishte pikërisht në Baltimore, ku ai takoi për kushërirën e tij Virginia, me të cilën ra në dashuri dhe u martua, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo vdiq 18 vite më vonë, në vitin 1848 dhe Poe vdiq dy vjet pas saj.
Albert Ajnshtajn
Albert Ajnshtajn u martua me kushërirën e tij të dytë, Elsa, në vitin 1919. Ai u martua thuajse menjëherë pas divorcit me gruan e tij të parë, Mileva. Elsa vdiq në vitin 1936 për shkak të problemeve me shëndetin. Gjeniu i matematikës nuk u martua më pas vdekjes së kushërirës dhe bashkëshortes së tij, por njihet për historitë e tij me shumë femra.
H.G. Uells
H.G. Uells është shkrimtari britanik, i cili është i famshëm për librat fantastiko-shkencorë “Makina e kohës”, “Ishulli i doktor Moreau”, “Njeriu i padukshëm”, “Lufta e botëve” etj. Ai u martua me kushërirën e tij të parë, Isabel Mary Uells 1894, por e la atë e la pas tre viteve për t’u martuar me një studenten e tij, me të cilën pati dy fëmijë.
Franklin D. Roosevelt
Edhe pse ishin takuar që kur ishin fëmijë, ato u afruan me njëri-tjetrin gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë, e cila u organizua nga xhaxhai i Eleanor dhe kushëriri i pestë i Franklin, presidenti Teddy Roosevelt. Franklin Roosevelt ishte 20 vjeç në atë kohë dhe studionte në Harvard. Ato u martuan në vitin 1905 dhe patën gjashtë fëmijë.
Charles Darvin
Duke lënë mënjanë teoritë e seleksionimit natyror, njeriu që popullarizoi teorinë e evolucionit, u martua me kushërirën e tij Emma Ëedgëood. Pasi kishte refuzuar shumë propozime për martesë, për shkak se i duhej të kujdesej për të ëmën, Emma pranoi propozimin e Darvin më 11 nëntor 1838, kur ishte 30 vjeçe. Ato u martuan një vit më vonë dhe sollën në jetë dhjetë fëmijë.
Thomas Jefferson
Thomas Jefferson u martua me kushërirën e tij të tretë Martha Ëyles Skelton Jefferson në vitin 1772. Bashkëshorti i saj i parë kishte vdekur duke e lënë me një djalë, i cili i vdiq në kohën që ajo ishte e fejuar me Jefferson. Martha dhe Thomas sollën në jetë gjashtë fëmijë. Duke pasur shëndet delikat, ajo u nda nga jeta në vitin 1782 dhe Jefferson nuk u martua kurrë.
Johann Sebastian Bach
Kompozitori i njohur u martua me kushërirën e tij të dytë nga babai, Maria Barbara Bach në vitin 1707. Edhe pse nuk dihet shumë për martesën e tyre, është i njohur fakti se Bach ka pasur një jetë martesore të kënaqshme. Sidoqoftë vdekja e saj erdhi shpejt dhe e papritur, kur Bach ishte larguar nga shtëpia për të përcjellë punëdhënësin e tij, Dukën e Kotënit.
Jesse James
Një prej anti-heronjve më të famshëm amerikanë, i cili në filmin e fundit, ku është subjekt, interpretohet nga Brad Pitt. Jesse James u martua me kushërirën e tij të parë, Zerelda “Zee” Mimms, e cila kishte marrë emrin e mamasë të Jesse James. Ato dy fëmijë së bashku dhe qëndruan të martuar deri sa Jesse u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare, në vitin 1882.
Rudy Giuliani
Guvernatori Rudy Giuliani u martua me një grua që mendonte se ishte kushërira e tij e tretë, Regina Peruggi, në vitin 1968. Por vetëm disa vetë më vonë ato e kuptuan se në fakt, ato ishin kushërinj të dytë. Regina dhe Rudy u divorcuan në vitin 1982 dhe ai u martua me bashkëshorten e tij të dytë, Donna Hanover, në vitin 1984.
Jerry Lee Levis
Në vitin 1957, muzikanti i njohur rok, Jerry Lee Levis u martua me kushërirën e tij, Myra, e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeçe. Me këtë martesë ai humbi respektin e të tjerëve dhe besueshmërinë. Kjo lëvizje pothuajse i dha fund karrierës së tij dhe bëri që ai të zhvendosej nga muzika rok në atë kauntri. Ato patën dy fëmijë bashkë dhe u divorcuan në vitin 1970. Shekulli

Re: Çfarë thonë normat zakonore për martesat
Tue 21 Aug 2012 - 23:04
Edhe Darvini qenka martu brenda fisit.
O c'na paskesh genjyer me te teorine e tij darviniane.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi