Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E pabesueshme! 6-vjeçarja zgjohet nga koma falë këngës së saj të preferuar! Empty E pabesueshme! 6-vjeçarja zgjohet nga koma falë këngës së saj të preferuar!

Mon 20 Aug 2012 - 20:15
E pabesueshme! 6-vjeçarja zgjohet nga koma falë këngës së saj të preferuar! Tyla-Atkin-300x253Vërtet një ngjarje e pabesueshme!

6-vjeçaraja Tyla Atkin ra në gjende kome pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Makina me të cilën ajo po udhëtonte u përlash me një kamion. Plagët ajo mori në kokë, citon alb-observer.com, ishin aq të rënda, saqë mjekët i kishin thënë të ëmës së Tyla, që vajza e saj nuk mund të rikthehet kurë më në “jetë”.

Por, vogëlushja kishte plane të tjera! Ajo i zhgënjeu të gjithë dhe ia arrti të përmendet falë këngës së saj të dashur të kënduar nga Jessie J, e cila shkoi në spital dhe i këndoj këngën e saj të dashur, pohojë e nëna e 6-vjeçares.

Këngëtarja Britanike i këndoj për 30 minuta rresht këngën e saj të dashur “Rainbow”, pas ftesës që i kishte bërën nëna e 6-vjeçares, ku me anë të një letre i kërkonte se sa shumë e kishte nevojë. Jessie J u tregua e gatshme ndaj ftesës së nënës së Tyla-s dhe shkoi të takonte vajzën e saj të vogël.

Pak orë pasi i kishte kënduar, citon alb-observer.com, vogëlushja Tyla filloi të lëvizte dhe ditën në vijim filloi të fliste pak e nga pak, si dhe rimori fuqitë e saj. Nëna e 6-vjeçares është e bindur se “engjëlli” i saj u zgjua pas tetë ditësh në koma falë këngës së Jessie J.E pabesueshme! 6-vjeçarja zgjohet nga koma falë këngës së saj të preferuar! Tyla-300x226“Gjëja me e fundit para aksidentit, për të cilën fliste Tyla ishte Jessie J. Ndaj dhe mendova se nëse do ta dëgjonte do të zgjohej nga koma. Jam e bindur se falë saj, vajza ime u zgjua nga koma. I dhuroi fuqinë të ecë dhe të flasë përsëri. I jemi shumë mirënjohës”, deklaroi e mëma e Tyla për mediat, të cilat treguan një interes të madh për historinë dhe peripecinë e vogëlushes 6-vjeçare./alb-observer.com/

Ndiqni në vijim këngën që shëroi vogëlushen Tyla Atkin të kënduar nga Jessie J:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi