Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Nazimja nuk kishte celular, taksisti gënjen” Empty “Nazimja nuk kishte celular, taksisti gënjen”

Tue 21 Aug 2012 - 23:22
“Nazimja nuk kishte celular, taksisti gënjen” Drita-vishaNikoleta Kovaçi

Drita dhe Dalipi kanë nisur lopët në kullotë, ndërsa në shtëpi na pret nusja e Besnikut, Safetja. Rikthimi në shtëpinë e tyre për të mësuar hollësi të tjera, jo vetëm mbi natën e vrasjes, por edhe mbi historinë disavjeçare të miqësisë me fisin Muça, nuk i befasoi. “Dalipin e lashë te tokat dhe unë erdha. E dija se në shtëpi do vinin njerëz, se tashmë nuk na lëshohet dera njëherë. E dija se edhe Besniku nuk do kishte ardhur nga Tirana se ka shkuar të shohë vajzën te burgu”, thotë Drita, ndërsa ulet dhe menjëherë nis të rrëfejë gjithçka di; mbi historinë disa vjeçare mes mbesës së saj minorene dhe mikut të shtëpisë, babait të 5 fëmijëve, Fiqiri Muçës; mbi përgatitjet e vajzës për t'u vetëmbrojtur, por edhe mbi të gjitha informacionet që kanë qarkulluar pas aktit të vrasjes së kryer nga Nazimja mesnatën e 12 gushtit, duke u gdhirë 13-a…

Znj. Visha, është folur shumë për natën e vrasjes. Si ndodhi vërtet? Ishit zgjuar atë moment?

E di se është folur shumë dhe di gjithçka që është thënë. Do të thuash se kanë thënë se kanë marrë pjesë edhe gjyshja dhe xhaxhai në vrasje?! Jo. Paçka se për atë vajzë do e kisha bërë më shumë dëshirë, unë se xhaxhai i vetë nuk i fliste me gojë gocës. Unë e goca ishim zgjuar, pasi po hanim syfyr. E di edhe policia, se gjeti në tavolinë pjatën e gjellës dhe bukën, përgjysmë. Besniku kishte shkuar te shtëpia e nuses bashkë me nusen dhe çunat. Ra dera. Ishte pasmesnate dhe im shoq kishte ikur të flinte se lodhet gjithë ditën me punët. Mendova se erdhi Besniku; thashë ka lanë gruan te familja dhe është kthyer. Doli Nazimja te porta. Kur ja Fiqiriu. Dëgjova vajzën t`i thoshte; më prit dy minuta sa të marr rrobat se i kam gati. I tha të largohet nga porta kryesore të zbriste më poshtë dhe ai ashtu bëri. Vajza hyri brenda rrethimit. E dinte ku ishte arma e bëri gati dhe e mori. Isha në krye të shkallëve të shtëpisë, por ne kemi edhe një dalje tjetër. Mori automatikun, dhe u nis poshtë shkallëve të shtëpisë së vëllait të saj që po ndërtohet. Ajo qëlloi menjëherë. Zbrita shkallët dhe dola nga porta kryesore. Pashë që ai po ikte dhe Nazimja kaloi derën e hekurit dhe po e ndiqte nëpër terr. Nga krismat ka dalë menjëherë Behari, djali që rri aty përtej. Ai iku nga livadhi dhe Nazimja qëllonte, ndërsa unë dhe im bir e ndoqëm pas se kishim frikë për të, se mos nga errësira mund të na e vriste vajzën. Por jo, e vrau ajo, se e shkatërroi dhe i nxiu jetën.

Më pas ç`ndodhi?

Vajza u kthye me automatik, po atë se pashë kund. Mendova se ka shpëtuar e do kthehej sërish. Mbajti armën në duar dhe erdhëm te taksisti. Ai na përgjërohej ta lejonim të ikte, por s’mund ta linim dot, pasi se dinim se kush ishte. Nga e folura na u duk dibran, po ç`rëndësi kishte. I thashë Dalipit të telefononte policinë me celularin e tij, se i imi më ra diku në ferra e s’e gjeta. Më pas erdhi policia dhe kreu veprimet. Znj. Visha, keni deklaruar edhe në polici, se përdorimin e armës ia mësuar ju Nazimes. E vërtet? Po. Është e vërtet. Pasi e gjetëm armën te një tunel, ishte e vjetër dreqi, e mora dhe e pastrova pa ditur gjë njerëzit e tjerë të shtëpisë. Më pas mora vajzën dhe e mësova se si përdoret. Doje patjetër të vritej ai njeri? Hmmm!S`di të të them vërtet, por di diçka; ai na kishte shkatërruar në gjithçka tonën që e kemi ngrit me kaq mundim. Na kishte dhunuar një vajzë të mitur dhe na e kishte rrëmbyer dhe mbajtur peng në mal. Ishte mik shtëpie; shok i djalit, kishim një nip të përbashkët; kishim ngrënë bukën e njëri-tjetrit. Mirë që bëri ç`ka bëri, por edhe pas atij veprimi, që veç një burrë dhe njeri nuk i bën, nisi t`i dërgonte të fejuarit të vajzës sms. Çfarë nuk i ka thënë. Djali (Saimir Fjolla), edhe pas gjithë asaj ngjarjeje donte ta merrte vajzën në Itali. Pas telefonatës që Saimiri bëri me vajzën që i tha se s’kemi më punë bashkë, vajzën e ruanin, se donte të helmohej, të hidhej nga taraca e shtëpisë dhe imagjino që asnjeri i fisit tonë nuk e donte më.

Po, kur deklaruat se e mësuat ju vajzën të qëllonte mbi Fiqiriun, ç`të tha policia?

(Qesh). Më tha të kalb në burg. Ku e di ti se si përdoret arma? Po harronte ai se unë kisha bërë zbor për vite e vite me radhë. I thashë policit; po ti s`ke pas lindur kur kam marrë unë mitraloz në sup, mor djalë.

Znj. Visha, familja e Fiqiri Muçës kanë nxjerrë sms që vajza juaj i ka dërguar atij. Madje edhe foto?

E di. I kam marrë vesh. Jo. S`ka ndodhur. Unë s`di çka bërë ai me telefonat, por di se vajza jonë nuk ka pas kurrë telefon. Fotot me të i ka bërë në kohën kur e ka mbajtur në mal. Kemi këtu bluzën dhe pantallonat me të cilat ka qenë veshur kur është rrëmbyer dhe me të cilat vajza ka dalë në fotot e tij.

Taksisti i ka thënë policisë se Fiqiriu natën e vrasjes, ka folur me Nazimen për 4 orë me radhë. Ju thoni s`ka patur telefon. Me çfarë kanë komunikuar?

Asnjëherë. Taksisti gënjen. Asnjë lloj telefonate. Ajo edhe kur fliste me të atin apo me Saimirin fliste me celularët tanë. Prokuroria të zbardhë tabulatet. Njëherë ka patur celular dhe, edhe atë ia ka blerë Saimiri, ai ia ka prishur dhe s`ka patur më telefon. Mesazhet dhe fotot janë pjellë e ligë e atij njeriu, ndërsa taksisti nuk mund të gënjejë edhe pse është prej Dibre.

Çfarë iu ka treguar vajza për ditënetët e rrëmbimit, pasi më thatë se flinit bashkë në një dhomë?

E ka marrë për flokësh dhe e ka futur në makinë në oborrin e vet, e ka kaluar në male. Atje kanë jetuar vetëm me çokollata dhe me biskota. Kur ai largohej vajzën e linte të lidhur derisa u detyrua të dilte. Ka telefonuar ditën e nisjes për në Burrel, Hasan Hidrin, punonjës policie dhe njeri i afërt me gruan e tij. Janë takuar në Shkopet në një lokal. Vajza më tha: ata pinin kafe e alkool e unë haja pilaf si e babëzitur, se po vdisja për bukë. Aty janë hartuar edhe planet e shpëtimit nga hetimi i policisë.

Po pasi erdhi Nazimja në shtëpinë tuaj, patët ndonjë shqetësim?

Jo, fizikisht nuk kishim asnjë kontakt më me atë njeri. Por, pasi ka ndodhur vrasja, kanë ardhur disa banorë të fshatit që thonë se e njëjta makinë që solli Fiqiriun atë natë në shtëpinë tonë, është parë edhe dy net të tjera orëve të mesnatës në lagje. Ka dëshmitarë të gjallë që e dëshmojnë këtë fakt, pasi këtu njihen makinat që qëndrojnë kur janë të huaja.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

“Nazimja nuk kishte celular, taksisti gënjen” Empty Re: “Nazimja nuk kishte celular, taksisti gënjen”

Wed 22 Aug 2012 - 0:22
O Zot cfare historie e tmerrshme akoma ekzistojne njerez qe jane me te eger se kafshet...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi