Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Feja islame pjell e Izraelit Empty Feja islame pjell e Izraelit

Mon 27 Aug 2012 - 21:39
Ky qe po shihni ne foto,eshte Harun Yahya,autor i shume librave islamik,i cili ua morri mendet miliona njerezve ne mbare boten.Ai eshte cifut,por eshte rritur ne Turqi.



Feja islame pjell e Izraelit Hahamlar1

Duke qenë që kam shkruar për kreacionizmin amerikan në të kaluarën, mora një letër elektronike disa muaj më parë me ftesë për të intervistuar Harun Jahjen në Stamboll. Harun Jahja është nofkë e Adnan Oktarit, kreut të një komuniteti fetar të mirëfinancuar e me qendër në Stamboll. Pas shumë vitesh refuzimi për të dhënë intervista, më në fund ai ka filluar t'i mirëpresë gazetarët, mes të cilëve gazetarë nga "BBC", "Le Monde" e "Der Spiegel". Në mesin e tetorit dhe unë iu dhashë kësaj udhe.

Për shumë shkencëtarë librat e Adnan Oktarit janë tallje. Libri i tij me gjatësi 40 cm e 850 faqe, titulluar "Atlasi i Krijimit", që filloi të shfaqej në kutitë postare të shkencëtarëve anembanë Evropës dhe SHBA-së para dy viteve, pohon se ka për qëllim "të zhveshë nga vërtetësia teorinë e evolucionit të Darvinit". I punuar me ngjyra shndritëse dhe fotomontime sensacionale si dhe vargje shpjeguese nga Kurani, ai paraqet qindra lloje fosilesh, të pikturuara përkrah florës dhe faunës së sotme - si prova se të gjithë speciet "janë krijuar miliona vjet më parë ndarazi prej njëra tjetrës dhe nga dora e Zotit dhe, qysh atëherë, nuk i janë nënshtruar asnjë ndryshimi". Atlasi vazhdon më tutje duke fajësuar "teoritë darviniste" për një grumbull tjetër të këqijash botërore përfshi fashizmin, terrorizim, madje edhe tragjedinë e Kolumbajnit në SHBA (the Columbine shooting).

Pretendimet që përmban Atlasi në lidhje me gjenetikën, zoologjinë dhe paleontologjinë janë përplot me gabime. Si shumë kreacionistë, Harun Jahja keqinterpreton mungesën e të dhënave të sakta mbi evolucionin e specieve të caktuara si provë që e gjithë teoria është e çrregullt. Ai në mënyrë të pamatur ekzagjeron vjetërsinë e kafshëve bashkëkohore, duke etiketuar kafkën e një leopardi borak si 80 milionë-vjeçare, ndërsa mbetjet më të vjetra të njohura për shkencëtarët janë shumë më të reja. Një blogshkrues madje, në lidhje me fotot, ka vënë re se disa nga krijesat e vëna në Atlas paraqesin karreme plastike të përdorura për peshkim, sepse grepat në to janë ende të dukshme.

Harun Jahja për më tej ka arritur të bëjë shtetin turk të ndalojë faqen e internetit të Riçard Doukinsit (richarddawkins.net) përkrah shumë faqeve të tjera që kanë publikuar këtë fakt.

Për intervistën u thirra nga një njeri i quajtur Emre Çalikoglu, i cili merret me shpërndarjen ndërkombëtare të botimeve të Harun Jahjes. Ai është pjesë e rrethit të ngushtë prej 350 personash të Adnan Oktarit, ku shumë prej tyre përbëjnë një elitë pasanike të Turqisë, të cilët i drejtohen njëri-tjetrit me tituj si "shok" apo "vëlla". Kur arriti në hotel për të më marrë, ky njeri kishte pamjen e kujtdo tjetër përpos një njeriu të thjeshtë e fetar. Me veturën e tij luksoze u nisëm përmes qytetit dhe përtej urës që lidh ngushticën e Bosforit me tokën aziatike të Stambollit. Caku ynë ishte ishte një shtëpi elegante, pronë e Adnan Oktarit, njërit nga "shokët".

Kur arritëm, dritat dhe kamerat ishin rregulluar për të bërë intervesitën për faqet e internetit të Harun Jahjes. Më kërkuan që të hiqja këpucët në prag të shtëpisë. Oktari megjithatë, i cili arriti disa minuta pas nesh, ishte i vetmi që kishte këpucë të mbathura brenda në dhomë, që vlen për të theksuar se ishin mjaft ekstravagante. Prania e tij ishte shumë mbresëlënëse, megjithatë ai nuk qëndroi as para as pas intervistës për ndonjë bisedë të shkurtër.

Librat e Harun Jahjes janë po aq të (i)lustruara sa edhe ai. Ato shpesh herë janë të shtypura me ngjyra në letër të lëmuar, përplot me fotografi dhe grafikë. Në një nga librat e tij që dënojnë dhunën ("Vetëm dashuria mund të mposhtë terrorizmin") ka zbukurime ornamentale ngjyrë ari rreth çdo faqeje. Teksti përcillet me fotomontazhe, përfshirë këtu njërën ku paraqitet një fëmijë duke luajtur në kopsht të gjelbëruar mes të tempujve romakë dhe një tjetër ku disa delfinë kërcejnë prej një pellgu në dyshemenë e një pallati në stil barok.

Oktari mbikëqyr të gjithë produktet e Harun Jahjes, i ndihmuar nga 20 deri 30 persona të tjerë. Sipas Çalikoglut, është Oktari ai që insiston në paraqitjen ekstravagante dhe të shtrenjtë të librave të tij. "Në fillim ne nuk ishim në gjendje të kuptonim nevojën e kësaj," më tha Çalikoglu, por ata u bindën kur panë numrin e shitjeve.

"Global Publishing", e cila prodhon dhe shpërndan produktet e Harun Jahjes, thotë se nxjerr 18 milion libra për vit, shumë dokumentarë dhe filma bazuar në to si dhe mirëmban faqet përkatëse të internetit. Sipas Hakan Korkmazit, drejtuesit të shitjeve të "Global Producing"-ut në Turqi, mbi një milion libra të Harun Jahjes janë shitur në Turqi këto katër vitet e fundit. Dhe zyra e Korkmazit numëron një staf prej 30 punonjësish.

Në libraritë islamike nga Stambolli deri në Çikago, kam parë radhë të tëra mbushur me libra të Harun Jahjes. Sipas librashitësve, librat e tij janë "shumë të famshme" dhe nuk është aspak çudi. Librat e Harun Jahjes janë relativisht të lira, mbase dhe shiten me çmim më të ulët sesa ai i prodhimit, dhe kopertinat e ngjyrosura bëjnë që ato të bien menjëherë në sy. Në një shitore në Turqi, një djalosh që sapo kishte blerë libra të Harun Jahjes më tha se ai nuk kishte lexuar asnjërin prej tyre, por kishte ndërmend t'i shiste më vonë me çmim më të lartë.

Edhe pse Oktari rapsodizon me faqe të tëra për ndërlikueshmërinë shkencore mbi strukturën e atomit apo të syrit, ai nuk është shkencëtar. Ai ka studiuar për arte në universitetin "Mimar Sinan" të Stambolit në fundvitet '70. Sipas Çalikoglut, Oktari i bazon shkrimet e tij për evolucionin në një grumbull shkrimesh dhe copa fletësh që ka filluar t'i grumbullojë kur ishte student.

"Qëllimi kryesor i shkencës në vetvete është që t'i ndihë artit," më tha Oktari. Ajo është "një vegël të cilën ne e shfrytëzojmë për ta bërë botën tonë më të bukur."

Ky kombinim i devotshmërisë së paskajshme dhe shkencës sipërfaqësore kanë kontribuar në zhvillimin e një literature religjioze me fillesë qysh nga Bedijzaman Said Nursi në fillim të shekullit të XX. Si për Nursin ashtu edhe për Oktarin, shkenca mund të përdoret si furçë për të vizatuar dhe qartësuar "orkestrimin hyjnor" kudo në natyrë. Dhe darvizmi "dështon në paraqitjen e botës si një vepër artisti krijuar nga Artisti".

Për të gjykuar "Atlasin" e Oktarit nga këndvështrimi shkencor është e pakuptimtë. Fuqia e tij qëndron në masën e lexuesve të cilëve iu jepet për konsum e të cilët kanë mungesë të njohurive shkencore. Oktari flet nga një vend i cili është pre e çrregullimeve politike dhe nga një botë islamike që lufton për të rifituar besimin dhe kulturën e vet. Ai gjithashtu i drejtohet një publiku më të gjerë, i cili" bombardohet me arritjet dhe zbulimet teknologjike dhe cikle të pafundme të dhunës".

Librat e tij, që kombinojnë pamjet e bukura me një sulm ndaj të të ashtuquajturit "burim të të gjitha të këqijave", ofrojnë një shikim të shpejtë të botës së shpëtuar. Rrëzimi i evolucionit ofron një fund "për të gjitha të këqijat". "Brenda dhjetë viteve, Jezu Krishti mund të kthehet në Tokë," më thotë Oktari. Deri atëherë, vazhdon ai, "të gjitha këto ideologjitë dhe mënyra të pakuptimta të menduarit për kreacionizmin do të çrrënjosen."

Qëkur "Atlasi i Krijimit" filloi të shitej, Oktari thotë se një numër i madh njerëzish kanë hequr dorë nga "ideologjitë evolucioniste" dhe kanë përqafuar mesazhin e tij. "Darvinizmi është asgjësuar dhe shkatërruar anembanë botës," kanë deklaruar në një konferencë shtypi përfaqësuesit e Harun Jahjes.

Menjëherë pasi të publikohet ky artikull, ka të ngjarë që do të merret si referencë në harunyahyaimpact.com, një faqe interneti e "Global Publishing"-ut që ndjek çdo përmendje të Jahjes në shtypin ndërkombëtar, duke nxjerrë rëndom citimet jashtë konteksti. Dhe vetëm fakti se dhe unë po shkruaj për Oktarin, në thelb do të përdoret për të përforcuar imazhin e tij. Çdo kritikë e shkruar këtu do të shqyrtohet prej tyre si "një tentativë tjetër e dështuar e darvinistëve për të rrëzuar provat dhe faktet shkencore" të rritura në gjirin e Harun Jahjes.

(Explorer)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Feja islame pjell e Izraelit Empty Re: Feja islame pjell e Izraelit

Tue 28 Aug 2012 - 14:15
Hajde mendje hajde!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi