Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

63 vite në avion Empty 63 vite në avion

Wed 29 Aug 2012 - 14:50
63 vite në avion Stjuard-83vjec-300x225Një stjuard ka hyrë në librin e rekordeve Guiness pasi ka kaluar 63 vite në fluturim. Ron Akana, 83 vjeç, është stjuardi që ka shërbyer më shumë në historinë e aviacionit.

Javën e kaluar ai kreu udhëtimin e tij të fundit nga Denver në Kauai duke mbyllur kështu karrierën e gjatë.

Ai nisi të punonte si stjuard në kohën që ishte student në Hauai në vitin 1949, kur shokët panë një njoftim në gazetë. “As nuk e dija se çfarë ishte një stjuard, por e kuptova që do të kisha mundësi të kthehesha në SHBA shpesh gjë që ishte fantastike në atë kohë”, kujton Ron, i cili është një nga stjuardët e parë meshkuj. “Më pëlqente edhe ideja se do të punoja i rrethuar nga femra”, shton 83-vjeçari, vajza e të cilit po ndjek hapat e tij duke pasur mbi supe 22 vite si stjuardesë.

Edhe pse nuk do të jetë më stjuard kjo nuk do të thotë që nuk do të fluturojë më: “Kam shumë privilegje tani që kam dalë në pension dhe ka shumë vende që tani do i shoh së bashku me bashkëshorten time.”
63 vite në avion Stjuard63 vite në avion Stjuard1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi