Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik Empty Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik

Fri 31 Aug 2012 - 14:38
Preshevë, 31 gusht - Ideja e artistit shqiptar për të krijuar një botë në miniaturë brenda një poçi elektrik ka zgjuar kureshtjen e shumë njerëzve anembanë botës, shkruan “Daily Mail”. Adrian Limani (21) nga Presheva ka arritur të prodhojë një seri fotografish të reja, të cilat ai beson se japin të njëjtin efekt si anijet në një shishe. Ai “ka futur” në poç elektrik Kullën e Eiffelit apo kullën e Pizës, duke i lidhur poçet elektrike ndërmjet vete dhe duke krijuar kështu një botë miniaturë brenda secilit poç.

Limani thotë se këtë gjë e bën shumë lehtë. ”Bëj disa foto të poçeve, pa asnjë efekt të fotoaparatit”, ka thënë ai. Më pas ai fillon krijimin e këtyre imazheve me kombinimin e dy fotografive. Të njëjtat imazhe i bën disa herë me ngjyra të ndryshme, për të zgjedhur në fund atë e cila lë më shumë për të kuptuar.

"Gjithmonë kur kam përfunduar një nga veprat e mia, kam bërë dy ose tri versione të ndryshme të ngjyrave dhe më pas e zgjedh një e cila është më e mirë”, është shprehur ai.

Sipas Adrian Limanit, për të bërë një imazh të vërtetë dhe të madh nuk është aspak e lehtë, sepse duhet pasur shumë ide, shumë imagjinatë, sepse është më mirë të jetë një stil unik, në mënyrë që puna të dallohet nga ajo e të tjerëve.

”Idetë e mia ose frymëzimi zakonisht më vijnë nga muzika, filmat, librat, dhe situatat e ndryshme që unë i jetoj çdo ditë. Ndërkaq, kur kam kohë të lirë dal e shkrep fotoaparatin disa herë në vende të ndryshme, nga kënde të ndryshme, sepse kështu kam pak më shumë material për të bërë diçka vërtet të mirë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se është shumë i kënaqur me interesimin e njerëzve për t’i parë fotografitë e tij.

"Jam shumë i lumtur kur kam dëgjuar se njerëzit pëlqejnë fotot e mia ngase gjithmonë përpiqen që të jem sa më origjinal. Ata më thonë për mua: Vetëm vazhdo atë që ke filluar për shkak se ju bëni punë të madhe”. Dhe unë me të vërtetë të përpiqem të bëj më të mirën”, ka shtuar Limani

Pasioni i tij për fotografi ka filluar qëkur ishte në shkollën fillore, duke filluar me hulumtim në internet, e më pas edhe duke bërë fotografi të ndryshme. Mirëpo këtë pasion Adriani ka filluar të trajtojë seriozisht në moshën 17-vjeçare.

”Kam filluar të bëj fotografi serioze kur isha 17 vjeç, dhe kjo ishte një ndjenjë e madhe” ka thënë ai..

Deri më tani ka krijuar fotografi të ndryshme, me imazhe mbresëlënëse. Disa nga ato janë: dy zogj, të cilët luftojnë brenda një poçi elektrik, pastaj një anije peshkimi brenda një poçi tjetër, si dhe imazhe të ndryshme me tema të shumta. Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik Shqipjapoci_(1) Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik Shqipjapoci_(2) Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik Shqipjapoci_(3) Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik Shqipjapoci_(4) Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik Shqipjapoci_(5) Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik F1_shqipjapoci1346396047
Arian 123
Arian 123
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 4194
<b>Hobi</b> Hobi : Shume.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/08/2012

 Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik Empty Re: Bota në miniaturë e shqiptarit, brenda poçit elektrik

Fri 31 Aug 2012 - 15:20
Ide shume e mire.Kompliment Artistit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi