Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Sekreti i mekanizmit të Antikythera-s: Është një miniaturë mekanike e gjithësisë në lashtësi Empty Sekreti i mekanizmit të Antikythera-s: Është një miniaturë mekanike e gjithësisë në lashtësi

Sat 23 Feb 2013 - 13:37
Sekreti i mekanizmit të Antikythera-s: Është një miniaturë mekanike e gjithësisë në lashtësi Antikythera_wikipedia_big-300x267

Në Kythera është transferuar mekanizmi i Antikythera-s, ku do të ekspozohet aty për vizitorët dhe për të interesuarit e këtij mekanizmi të mistershëm që na vjen nga thellësia e shekujve të lashtësisë, në vendin ku ai u gjet dhe mori po atë emër. Mekanizmi do të ekspozohet nga 11 gushti deri më 19 shtator, të këtij viti me iniciativën e Ministrisë së Arsimit Grek, në bashkëpunim me Fondacionin Kombëtar të Kërkimit, me Qendrën e Studimeve të Jon-it, si dhe me grupin e krijuar posaçërisht për studimin e Mekanizmit të Antikythera-s.

Shpenzimet e transportit të mekanizmit, menaxhimit të tij, mbështetja lokale e organizative do të mbulohen nga gjykata e rajonit të Greqisë perëndimore, Bashkia e Kythira-s dhe agjencitë lokale.

Më 19 gusht ekspozita do të transferohet në qendër të qytetit të Kythira-s , ku aty do të mbetet deri në 19 shtator për t’i dhënë mundësin edhe nxënësve të shkollave në ishull për ta vizituar atë në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë.
Kohët e fundit u bë i mundur studimi i mekanizmit të Antikythera-s, duke përdorur pajisje nga më modernet, të projektuara veçanërisht për studimin e fragmenteve që mbartë në brendi ky mekanizëm misterioz, studim ky që çoi në zbulime shumë mbresëlënëse.
“Falë këtij hulumtimi, ne tani dimë me siguri se Mekanizmi i Antikythera-s është një miniaturë mekanike e gjithësisë në lashtësi”, tha Joannis Bitsakis, anëtar i Grupit të Studimit të Mekanizmit të Antikyther-s, si dhe Programit të Historisë, Filozofisë, Mësimit të Shkencave dhe Teknologjisë, pranë Fondacionit Kombëtar të Shkencës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi