Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Nën pushtetin e femrave! Empty Nën pushtetin e femrave!

Mon 3 Sep 2012 - 19:48
Ato janë presidente, kryeprokurore, politikane,futbolliste, kryeredaktore gazetash, drejtuese klubesh futbolli, kryetare bashkish…Nga ENXHI KASTRIOTIE të gjithë, besoj, teksa nisët të lexoni këto rreshta të parë, menduat se isha duke folur për femra në tërësi apo pozitat e tyre shoqërore në ndonjë vend të huaj, tepër të emancipuar. Atëherë më lejoni t’ju zhgënjej apo më mirë të t’ju befasoj paksa.

Këto vajza dhe gra i kemi në mesin tonë. Në këtë Shqiptarinë tonë të vogël që dalëngadalë po u jep rëndësinë dhe meritën e duhur qenies më të brishtë fizikisht, por shumë të fortë mendërisht. Këto femra kanë treguar dhe kanë shërbyer si shembulli më i mirë se nën udhëheqjen e mençurisë, dëshirës, vullnetit të hekurt mund t’ia dalësh të triumfosh edhe në këtë shoqëri patriarkale, tepër diskriminuese, siç është edhe shoqëria shqiptare.

Ia kanë arritur, pasi aktualisht ndodhen në pozita pune apo zotërojnë profesione të cilat dikur shiheshin si tradicionalisht të destinuara për meshkuj, të paperceptueshme për fermat.

Me lejoni t’i quaj heroina këto gra dhe t’ju paraqes disa prej tyre.

Atifete Jahjaga
Nën pushtetin e femrave! Jahjaga
Atifete Jahjaga përveç moshës së re vetëm 37 vjeçe, është presidentja e parë femër në historinë e ndonjë shteti shqiptar, madje e para edhe në gadishullin e trazuar Ballkanik. Një grua plot kurajo, vendosmëri dhe autoritet. U zgjodh presidente në periudhën më të trazuar politikisht në Kosovë që pas shpalljes së Pavarësisë, por ama diti t’ia dalë mbanë, të jetë e paanshme politikisht, duke i shërbyer më së miri vendit të saj.

Jozefina Topalli
Nën pushtetin e femrave! Topalli1
Një politikane tepër e fuqishme madje ndër të parat femra, të cilat depërtuan në rrjedhën e politikës pas rënies së komunizmit. Për shumë vite me rradhë ishte nënkryetare e një nga partitive më të mëdha në Shqipëri, Partisë Demokratike e më pas duke arritur kulmin e saj profesional deri të tanishëm, drejtimin e kuvendit shqiptar, duke qenë edhe e para femër në këtë post.

Pavarësisht polemikat që shoqëruan zgjedhjen e saj, apo që shoqërojnë edhe sot atë si kryetare kuvendi, ajo është një nga femrat më influenciale në Shqipëri madje lehtësisht mund ta quaj “Grua të hekurt”.

Ina Rama
Nën pushtetin e femrave! Irna_rama
Sërish e para femër në pozicionin e saj. Kryeprokurorja e parë shqiptare. Një femër simpatike e tepër e brishtë në dukje, por që drejton një nga institucionet më të rëndësishëm në shtetin shqiptar. Në rrugën e saj si kryeprokurore, i është dashur të haset nga situatat më të vështira, edhe pse nën presionin e egër të politikës, në shumicën prej tyre ia ka dalë mbanë.

Monika Kryemadhi
Nën pushtetin e femrave! Monika2
Zakonisht gratë, që burrat e tyre janë politikanë të fuqishëm, ashtu siç është edhe Ilir Meta, mbeten nën hijen e tyre, thjesht nën kuadrin e ndonjë bamirësie apo shfaqje të vogël mediatike, por nga ky rregull i pashkruar duket se bën përjashtim Monika Kryemadhin. Gruan me energji e ide të pashtershme. Për disa vite me rradhë ku duket është ndër motorët kryesorë të LSI-së dhe evoluimit të saj.

Anila Basha
Nën pushtetin e femrave! Anila
Ish-kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare ku menjëherë pas largimi nga kjo gazetë në mënyrë të furishme të menjëhershme arriti të rindërtonte një gazetë të re, Shqiptarja.com, e cila brenda një kohe shumë të shkurtër, u bë një nga gazetat kryesore të shtypit shqiptar. Një ndër të paktat opinioniste femra të suksesshme ne Shqipëri.

Ilva Tare
Nën pushtetin e femrave! Tare
Ndër femrat e vetme që sfidojnë meshkujt në hapësirën e debateve politike televizive. Me emisionin Tonight ka arritur të kthejë dhe të përqendrojë vëmendjen drejt saj të enjteve mbrëma. Pasi është ndër të vetmet dhe të paktat emisione ku anshmëritë politike nuk ekzistojnë dhe profesionalizmi gazetaresk është në majat e tij.

/alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Nën pushtetin e femrave! Empty Re: Nën pushtetin e femrave!

Mon 3 Sep 2012 - 19:54
ShumIca duken si burra?
Bo ca femrash
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nën pushtetin e femrave! Empty Re: Nën pushtetin e femrave!

Wed 5 Sep 2012 - 13:21
...ndaj s'ka ushtri Shqiperia mo! Nën pushtetin e femrave! 2585209286

Sponsored content

Nën pushtetin e femrave! Empty Re: Nën pushtetin e femrave!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi