Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shpenzoi 63 mijë euro, që mos t’ia “hante” bashkëshortja Empty Shpenzoi 63 mijë euro, që mos t’ia “hante” bashkëshortja

Tue 4 Sep 2012 - 12:55
La mënjanë 2.500 euro për të mbuluar shpenzimet e divorcit.Ndodh edhe kështu! 33-vjeçari Scott Brown fitoi në një lojë televizive mbi 63 mijë euro, por vendosi që këtë shumë ta shpenzonte të gjithë për vete, me qëllim që të mos ia “hante” gruaja e tij.Por, nga momenti që u filmua show dhe deri sa të transmetohej në TV, ndërmjetësonin katër muaj. Pra pas katër muajsh gruaja e tij do të mësonte që Brown kishte fituar këtë shumë të madhe eurosh. Thënë me fjalë të tjera, 33-vjeçari kishte vetëm 4 muaj kohë për të shpenzuar paratë.

Ai përdori 20.000 euro për të shlyer borxhet e kartave të kreditit të tij dhe bashkëshortes, si dhe borxhe të tjera bankare. La mënjanë 2.500 euro për të mbuluar shpenzimet e divorcit. Ndërsa me pjesën e mbetur filloi të blinte rroba, sende të ndryshme dhe lodra për dy fëmijët e tij të vegjël.
Shpenzoi 63 mijë euro, që mos t’ia “hante” bashkëshortja Anglia2-206x300Një pjesë e kësaj shume, citon alb-observer.com u shpenzua për jetën e përditshme, pasi ai ishte pushuar nga puna për shkak të depresionit që kalonte. 33-vjeçari filloi të argëtohej tej mase, bleu iPad, shkoi me pushime në Meksikë, si dhe bleu një Jaguar të përdorur.

Paratë e fundit që i mbetën i përdori për t’u rregjistruar në një shkollë për elektricist, pasi Brown mendoi të përfundojë mësimet, për të filluar një karrierë të re.

Brown kishte kaluar momente depresive, pasi e kishte kuptuar që bashkëshortja e tradhtonte me një shofer maunash. Ai i kishte kërkuar asaj divorc.

Por duke e njohur mirë, dinte çfarë bënte. Me t’u transmetuar emisioni në tv pas katër muajsh, gruaja e tij shkoi menjëherë në gjykatë për të kërkuar pjesën e saj. Por, shuma e parave “kishte avulluar”. /alb-observer.com/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shpenzoi 63 mijë euro, që mos t’ia “hante” bashkëshortja Empty Re: Shpenzoi 63 mijë euro, që mos t’ia “hante” bashkëshortja

Wed 5 Sep 2012 - 13:24
...thashe dhe une c't'i hante! Shpenzoi 63 mijë euro, që mos t’ia “hante” bashkëshortja 1698836746
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi