Ana befasuese e Shqipërisë - The Telegraph
Tue 4 Sep 2012 - 15:21
Rrënoja të periudhës romake, peizazh i lavdishëm, ushqim i mirë dhe çmime të ulëta qesharake – zbulimet e Eduard Rive që çmojnë ish shtetin komunist.
“Jam ulur në një nga lokalet e Tiranës dhe nuk ka asnjë gangster në horrizont. Të gjithë flasin anglisht dhe të gjithë janë padrejtësisht të mirë”, shkruan gazetari i “The Telegraph” duke dëshmuar për mospërputhjen e reputacionit të Shqipërisë me realitetin.
Rive tregon për rikthimin e një operatori turistik pas shumë vitesh mungesë. “Në fund të viteve ‘80, 'Voyages Jules Verne' ishte e vetmja mënyrë për të vizituar Shqipërinë, e cila drejtohej nga një diktaturë komunist paranojake, që lëshonte vetëm disa qindra viza në vit”.
Në reportazhin e tij, gazetari britanik flet për ndryshimet pozitive të Shqipërisë por gjithashtu nxjerr në pah problemet që kanë të bëjnë me rrjetin e dobët rrugor.
Vizita në Shqipëri ai e zhvillon bashkë me nënën, e cila e kishte vizituar Shqipërisë edhe dy herë të tjera në vitin 1986 dhe 87. Ajo kishte mbërritur në Shqipëri duke zbritur nga avioni në Titgrad, ish-Jugosllavi (tani Podgorica, kryeqyteti i Malit të Zi) dhe e kishte kaluar kufirin shqiptar në tre të natës në dritën e elektrikëve identifikues dhe ulërimës së ujqërve në distancë.
“Të gjitha revistat dhe çdo gjë e printuar i ishte konfiskuar nga rojet me kallashnikovë dhe turistët duhet të kalonin në një hurdhë për vrarë mikrobet e kapitalizmit”, shkruan Rive.
Vetë gazetari tregon se vizitën e parë e ka kryer në manastirin e shekullit të XVIII të Ardenicës. “E kaluam natën në qytetin e Fierit që vinte era naftë dhe që nuk kishte asgjë për t’u ofruar turistëve”. “Në mëngjes vizituam Apoloninë, e vërtet për t’u thënë, është rezidenca më e njohur e Augustit (themeluesi i Perandorisë Romake) por kjo është shumë e vështirë për t’u pranuar”.
“Për destinacionin e ardhshëm kemi pritshmëri të lartë”, tregon ai për vizitën e programuar në Butrint. Gazetari përshkruan udhëtimin drejtë Sarandës, kalimin në Qafën e Llogorasë dhe kalanë e Ali Pashës në Gjirin e Palermos.
“Butrinti, që zbuluam, është një vend magjik. Rrënojat janë shpërndarë në një gadishull të vogël. Është një vend i kënaqshëm për të kaluar mëngjesin”.
Më pas ia përshkruan vizitën në Gjirokastër dhe Berat, ku shprehet se kuzhina shqiptare në përgjithësisë është e kualitetit të mirë. Në fund, gazetari britanik përshkruan vizitën në Tiranë dhe Krujë.
Ai tregon se nëna e tij e cila gjatë vizitës së parë në Shqipëri u zhgënjye plotësisht për shkak se e arrestuan, tani opinioni i saj për Shqipërinë dhe shqiptarët ka ndryshuar plotësisht.
“Mendoja se do të ishin të ashpër dhe të sertë”, thotë ajo, “por tani janë të gjithë shumë miqësor”. “E lezetshme kjo”, përfundon shkrimin gazetari i “The Telegraph”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi