"Koha të njohim shqiptarët e mirë të historisë"
Tue 4 Sep 2012 - 15:22
Lindita Çela
Aleksandër Meksi ka muaj të tërë që kalon nëpër duar mijëra dokumente, fotografi, letër-këmbime, shkresa... Arkeologu dhe historiani i njohur, ish-kryeministër i vendit po punon për hartimin e një albumi historik rreth Pavarësisë. Në këtë intervistë për “Shekulli”-n, ai rrëfen disa nga zbulimet e deritanishme. A jemi pak larg aspiratave të 100 vjetëve më parë? Meksi përgjigjet me pak ironi: “Nuk jemi larg, shumë nga to janë realizuar, veçse jemi ca anash. Por Shqipëria, ashtu dhe shqiptarët kudo që jetojnë, kanë ndryshuar...”
Z. Meksi, flitet se ju për një kohë të gjatë keni punuar për një botim të ri mbi historinë e Shqipërisë. Për çfarë bëhet fjalë? Ka të bëjë me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë?
Është e vërtetë që pata fatin për të qenë pjesë e një ekipi që punoi për një Album Historik me temë njëqindvjetorin e Pavarësisë Kombëtare. Të kuptohemi, theksi i albumit është ky 100 vjetor, festa e Pavarësisë, por ky është një album historik, që mundohet ta paraqesë Shqipërinë gjatë gjithë historisë së saj; ato çka prunë Pavarësinë, domethënë fillimi i Rilindjes Kombëtare, ata njerëz të cilët ju thanë shqiptarëve që është gjuha ajo që na bashkon dhe jo feja, që të gjithë që flasim shqip jemi shqiptarë dhe duhet të jemi më vete; vijmë tek Lidhja e Prizrenit, tek figurat kryesore të saj, më tej tek kryengritjet që pasuan për vite të tëra deri tek kryengritjet e mëdha të viteve 1910- 1912 dhe pastaj tek Kuvendi i Vlorës. Pas kësaj, sigurisht që ka ngjarje të tjera të rëndësishme siç është Kongresi i Lushnjës, janë vitet e shtetit të shqiptar që doli nga kuvendi i Vlorës dhe Kongresi i Lushnjës. Është periudha e okupimit të Shqipërisë, ajo e diktaturës komuniste dhe këtyre 20- të viteve të fundit. Them se albumi është i rëndësishëm se shqiptarët duhet të njohin njerëzit që bënë Shqipërinë. Shqiptarët duhet të njohin njerëzit që u përpoqën për të bërë Shqipërinë; duhet të njohin ata që edhe kur Shqipëria nuk ishte shtet nderuan qenien shqiptare si racë e si komb; e kemi fjalën për ata që ishin perandorë të Romës, perandorë të Bizantit, vezirë të mëdhenj, sundimtarë të Egjiptit, të dy pashallëqeve të mëdha e kështu me radhë. Sigurisht në një album nuk mund të vihen të gjitha dhe mund të ketë vërejtje por nëse do të kishte interes për shkollat shqiptare, për periudha të veçanta, ky grup që hartoi këtë album fare mirë mund ta plotësojë këtë kërkesë me albume për periudha të veçanta
Pra, është me vend që historia të rishkruhet?
Historia e Shqipërisë, apo të gjithë historitë, kanë vend të shkruhen dhe të rishkruhen. Por ajo rishkruhet në vartësi të dokumenteve dhe fakteve të reja që mund të zbulohen. Shqipëria është ndër vendet Evropiane, në mos i vetmi, që nuk ka botuar dokumentacionin e plotë të historisë së saj. Në dijeninë time mund të botohen 150-200 vëllime që kanë nevojë për mbështetje, që të na bënin me dije këto fakte. Ndonjë përpjekje e imja nuk ka qenë e suksesshme për botimin e tyre, për mungesë të fondeve. Këto dokumentacione, që fillojnë që nga periudha antike, të grumbulluara në bazë të kritereve shkencore, origjinale nga arkivat e ndryshme duhet të botohen, për të ditur realisht se çfarë ka ndodhur. Kjo është më se e domosdoshme. Nuk ka histori pa dokumentacion. Sigurisht që historinë nuk e bën qeveria e as tifozët politikë, por shkencëtarët që pasi e identifikojnë dokumentin na thonë se si e interpretojnë, duke i dhënë mundësi edhe tjerëve të hulumtojnë për këtë e në këtë debat e qëndrim kritik del e vërteta. Jo të na thonë se unë e kam parë këtë dokument e ju s’keni pse ta dini se si e ku është, se edhe kështu ka ndodhur kohët e fundit. Me sa di unë po punohet me dokumentacion të ri i cili dhe do botohet. Kjo rrugë duhet vazhduar dhe është për t’u përshëndetur.
Çfarë ju rezulton nga kërkimet, si ka qenë Shqipëria e atëhershme, çfarë lloj vendi? A ka ndryshuar shumë?
Jashtë çdo diskutimi që Shqipëria ka ndryshuar jashtëzakonisht në këto 100 vjet, por jo vetëm Shqipëria, sepse çdo vend, për mirë apo për keq, ndryshon. Shqipëria ka ndryshuar faqe. Ne kemi gjetur fotografi të reja që flasin për një Shqipëri të atëhershme. Janë fotografi që ruhen tek Fototeka Marubi dhe të fotografëve korçarë e të huaj, të qyteteve e fshatrave, pazareve e ndërtimeve të ndryshme, ku tregohet se cili ishte niveli i Shqipërisë së atëhershme. Shqipëria ishte një vend i mbajtur në errësirë dhe roli i Rilindësve Kombëtar dhe i atyre burrave të Kuvendit të Vlorës është i jashtëzakonshëm. Ata filluan ta fusin Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe të qytetërimit europian. Sigurisht që prapambetja nuk zhduket as me një ditë e ndoshta as me 100 vjet.
Po si dhe kur zhduket?
Mbi të gjitha e zhdukin njerëzit me dëshirën e tyre për të përparuar e duke ndryshuar ata së pari.
Po politikanët e periudhave të ndryshme... Keni ju nga hulumtimet tuaja një metër krahasimi për ta?
E keni fjalën për krahasimin e mendësisë së politikanëve të atyre viteve dhe të sotmit në krijimin e shtetit shqiptar...? Kjo është temë e një studimi të vecante dhe ia vlen te tregohet dicka. Ka pasur dhe kryeministra dhe ministra qe kane shkruar libra, kane lene pas nje trashegimi te pasur ne kete drejtim. Shume prej tyre nuk njihen, jane harruar. Une do te permendja Pandeli Evangjelin qe ishte kryetari i kolonise se Bukureshtit, personi qe mbeshteti dhe kontribuoi per Pavaresine. Ishte i pari ne listen e delegateve te Bukureshtit, por qe nuk erdhi per arsye familjare ne Kuvendin e Vlores. Por ka qene kryetar Parlamenti, Kryeminister , gjate viteve 1912-1939. Me sa di une, vetem familjaret e tij kane botuar dicka, por emri i tij nuk permendet asgjekund. Ka shume figura te tjera te te historise shqiptare qe nuk perkujtohen me libra dhe me venien e emrit te tyre ne vendnderin qe u takon. Ka buste qe nuk dihet ku jane, por qe jane bere. Jane bere ne kushte te veshtira ekonomike. Sot mund te vendosen kudo, ne qytetet qe ju takon, qofte ne Shqiperi, Kosove apo dhe pjesen shqiptare te Maqedonise. Ky pervjetor ishte nje rast por te shpresojme se do te kete aktivitete qe te tregojne qe ne vleresojme historine tone, vecse jo duke bere dallime subjektive ndermjet ketyre personaliteteve.
Pse thoni “ishte” një rast? U humb si rast?
Une them qe 100-vjetori mund te kremtohet me shume menyra por, sic ka thene nje miku im, per njeqindvjetor te tere ne Vlore. Nuk di se si eshte organizuar festimi, ne Vlore per 100 vjetorin, sepse normal qe cdo shqiptar duhet te kishte qejf, te shikoje nje ore festim, qe deshmon per unitetin e kombit. Kete i takon te na e thone komisionet qe jane ngritur deri me tani, se une nuk kam asnje dijeni se si do behen keto festime, e ato nuk duhen lene per diten e fundit.
A mund të themi se Shqipëria ka realizuar dhe përmbushur aspiratat e atyre 77 burrave që ishin firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë?
Aspirata e atyre burrave qe firmosen Deklaraten e Pavaresise ishte qe te behet nje Shqiperi e pavarur, nje Shqiperi e perparuar. Them se shume gjera jane bere, e shume te tjera mbeten per t’u bere. Thuhet gjithashtu qe perpara se te bejme Shqiperine duhet te bejme shqiptaret. Ne duhet te jemi me kerkues ndaj vetes per modelin duke synuar ate qyteterim qe synojme. Jo thjesht per te qene pjese e Europes, se gjeografikisht aty jemi, por per te qene qytetare te denje. Them se ne kete drejtim kemi mjaft per te bere per te gjithe ne. Perfshire ne te dy.
D.m.th jemi pak larg këtyre aspiratave të 100 vjetëve më parë?
Nuk jemi larg, shume nga to jane realizuar, vecse jemi ca anash. Por Shqiperia, ashtu dhe shqiptaret kudo qe jetojne, kane ndryshuar.
Pamja origjinale e Deklaratës së Pavarësisë
Z. Meksi, përfshihet në hulumtimet tuaja deklarata origjinale që doli nga Kuvendi i Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë? Po flitet shumë për të kohët e fundit, keni ju fakte të reja historike për këtë dokument të rëndësishëm?
Une u interesova dhe punova per kete pjese te albumit, meqenese qe ne rini isha njohur me dokumentet e botuara nga Lef Nosi e te tjere, pasi im ate ishte mesues historie. Studiova procesverbalet e Kuvendit te Vlores, te botuar ne “Perlindja e Shqiperise” nga Dhimiter Berati me 1914-en , te dokumenteve te Lef Nosit te botuara ne vitet 1924-1925 si dhe kujtimet e pjesemarresve te Kuvendit per te nxjerre nje liste sa me te plote. Ketu duhet te vleresohet kontributi i Bardhosh Gaces, i vetmi qe eshte marre deri me sot me nje pune te tille dhe i nje studiuesi koleksionist, Niko Kotherja, i cili gjeti tek Fototeka Marubi fotografine e Deklarates origjinale te Pavaresise bere ne vitin 1937 nga Kel Marubi, kur ajo eshte ekspozuar. Une munda ta rindertoja ne te dy pamjet, meqenese 6 firmat e fundit te pjesemarresve jane mbrapa. Kjo qe po paraqesim sot eshte rindertimi i Deklarates sipas faqes se pare, ne pamjen e saj origjinale. Po “rindertim” eshte edhe ajo e Lef Nosit, qe njihej deri me sot, i cili i ka i shtuar fotografise se perpunuar te faqes se perparme dhe 6 firmat qe ishin ne anen e pasme, qe na u paraqit tash vone, si zbulim i madh. Ne e beme kete veprim edhe tek Deklarata sipas Lef Nosit, duke i dhene te dy faqet vecmas, por nuk do te ishte e rregullt per mua, sepse nuk ka vertetesine, pamjen e dokumentit origjinal. Ky eshte nje dokument qe duhet te emocionoje cdo atdhetar. Sigurisht, nuk me takon mua t’u them shqiptareve qe ne shtepine tuaj mbani kete Deklarate Pavaresie apo ate tjetren, e as zyrave te shtetit shqiptar. Secili mund te zgjedhe ke te doje. Kjo eshte pune e tyre. Une per veten time kete do te mbaj dhe do mundohem t’ua jape edhe miqve te mi. Kete variant po e ndaj sot dhe me lexuesin e gazetes “Shekulli”.
Z. Meksi a është firmosur deklarata e Pavarësisë nga të gjithë delegatët e Kuvendit të Vlorës? Dhe çfarë ka ndonjë zbulim nga hulumtimet tuaja mbi periudhën se si erdhën punët deri në atë pikë?
Sigurisht qe deklarata nuk ka firmat e te gjitheve, megjithese u tha se do te firmosin ne fund ata qe erdhen me vonese ne Kuvend. Duket se nuk i kane dhene rendesi ketij elementi, edhe se Luigj Gurakuqi, tha diten e dyte, qe te gjithe delegatet duhet ta firmosin ne fund kete dokument perkujtimor. Luigj Gurakuqi ishte figura e dyte per nga roli qe shoqeroi Ismail Qemalin ne rrugetimin e tij drejt Vjenes ku moren, si te thuash, shtysen perfundimtare, qe Shqiperia te shpallte mevetesine me mbeshtetje te fuqive te huaja. Shqiptaret nuk e dine, qe mbasi u nisen nga Stambolli ne Selanik te dy Qemali dhe Gurakuqi shkuan fillimisht ne kolonine me te forte shqiptare, ate te Bukureshtit, qe ishte jashte sundimit turk. Ajo ndihmohej nga qeveritare e princer te atyshem qe ishin me origjine shqiptare: aty moren ndihme financiare, bene disa dite mbledhje, shkruan edhe nje vendim dhe aty u kembengul qe te shpallej Shqiperia e pavarur. Pra eshte e rendesishme qe te tera keto figura te atyre diteve pergatitese te evidentohen, ashtu sic duhet te evidentohen neser me kerkime shkencore dhe figura te tjera te historise se Shqiperise si perpara ketij shekulli, ashtu dhe pas tij; por gjithnje ne menyre shkencore, me njohje te plota te dokumenteve, me te metat, sukseset dhe kontributet e tyre, a punuan per Shqiperine apo per veten e tyre, pra jo vetem disa, sipas preferencave politike te kohes.
D.m.th ka figura të pavarësisë që ose nuk njihen ose janë manipuluar?
Vete Deklarata e Pavaresise qe njohim ka qene e manipuluar. Kishte nje vule diku qe mbulonte nje pjese te mire te saj. Kishte emra qe ishin firmetare e qe nuk permendeshin dhe ketu, flas per emra te rendesishem, sic ishte emri Lef Nosit, Mustafa Kruja por edhe plote te tjere, qe u pushkatuan apo perfunduan burgjeve. Nje studim i ketij lloji, fati i atyre 77-te burrave, qe ishin delegate te shqiptareve ne Vlore do te ishte me interes. Ka prej tyre qe u vrane perpara 1944-es, si Luigj Gurakuqi apo Hasan Prishtina qe, sic thuhet, nuk mundi te vinte bashke me Bajram Currin ne Kuvendin e Vlores. Ka te tjere qe u vrane menjehere pas Luftes se Dyte Boterore. Nevoja ishte qe te gjithe keta te paraqiteshin te barabarte, dhe ne kemi bere kerkime te vecanta te ndihmuar nga shume njerez per te pasqyruar te gjithe keta.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi