Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Koha e gjinkallave(Intelekuajve) – Rishikimit të historisë kombëtare Empty Koha e gjinkallave(Intelekuajve) – Rishikimit të historisë kombëtare

Mon 1 Apr 2013 - 17:12
E fillojë me një thënje të shkrimtarit të madh françez:

“Ekzistojnë dy histori, historia zyrtare rrenacake e cila jepet në shkolla, dhe historia e fshehtë në të cilin jepen shkaqet e vërteta të ngjarjeve”.- (Honoré de Balzac)

Një grup intelekuajsh – “peticionistësh”, në trurët dhe shpirtrat e tyre trukokall mbajnë “Historinë” botërore, e ushqejnë atë dhe e përmbajnë duke qenë të shtrirë në shtretërit e gjumit, e pas mbarimit të asaj lufte-historike ndezëse, në brendësinë e tyre marrin plaçkat dhe peshqeshet e saj të hidhura e shkatrruese, si: sëmurja e lukthit, tensioni I lartë, diabeti, hemorragjia cerebrale dhe kardiake. Bashkë me ngjarjet, digjen e përvëlohen edhe këta të ngratë.

Pra, janë në shqetësime të përhershme e ngushtime të vazhdueshme. Disa njerëz I pine lajmet e përhapura të kota dhe gënjeshtrat e kulluara, sëmuren dhe dobësohen për gjëra që s’vlejnë.

Gjeneral Aisenhower thotë:” Mjaft tani, e most ë humbim kohë duke menduar rreth njerëzve (intelekuajve) të cilët nuk I duam.”

Dhe në fund e përmbylli me një fabul, poqëse peticionistëshit më akuzojnë, ta kenë përgjigjen.

Njëherë I thotë mushonja drurit të palmës:” Mbahu fort sepse dua të fluturoj.” I tha palma:” Unë nuk të ndjeva as kur zbrite mbi mua, e sit ë të ndjej kur do të fluturosh!?”

Në vazhdim, disa intelektual qe dhane mendimet e tyre rreth ndryshimeve eventuale ne historine Shqiptare.

Prof. Savash Veliu

FEJA E “PSEUDO-INTELEKTUALEVE” SHQIPTARE

Nuk ka fe në botë që të mos ketë fillin e tij nga një personalitet p.sh. Buda ishte i pari i budistëve, Krishti i të krishterëve, Jehudha i pari i jehudizmit, Konfuçio i pari konfuçionistëve…., e vetmja fe tani e sa kohë që shpiket nga “pseudo-intelektualët” shqiptarë që e përqafojnë haptazi dhe në heshtje të gjithë ateistët, agnostikët, humanistët, liberalët, iluministët…etj … janë njerëz modern që nuk besojnë në Shpallje Hyjnore…, por adhurojnë si i pari i tyre: Gjorgji Kastriotin, Lek Dukagjinin, Fishtën, Nënën Terezë, Ismail Kadaren, dhe shumë të humbur të tjerë. Këta pseudo-intelektual modernë janë në vazhdimësi me besim, simbole, rite të kota duke shpallur edhe festa në emër të tyre… shenjtërimi i Nënë Terezës me objekte, sheshe, shkolla etj…etj… Fetishizimi i Ismail Kadares për të cilët edhe ndonjë ditë do të shpallet festë shtetërore andej-kendej dhe matan shqiptaris, me ngritje te shtatoreve sikur “zotra” të tyre, në një datë të caktuar ku do të duhet të flijohet edhe ndonjë kurban i madh, sikur ata vetshpallurit. Ata pretendojnë të zbarkohen në kulturën greko-romake pagane të Evropës, ku do të kenë ndikim të fuqishëm në hemisferën perëndimore – oksidentin duke defiluar “pseudo-intelektualët” në jetën publike ku paraqitet si avangarda e intelektualizmitë “prostitutka intelektuale”, ose përhapës i shquar i diturisë, i kulturës e i arsimit, ai që punon për përparimin e shoqërisë duke luftuar errësirën e orientit prapambetjen të cilët janë burim i pashterrshëm hutimi, fitimi… Qëllimi kryesor i tyre iluministe është që të ndërrojnë qëllimet dhe mendjen e atyre që hyjnë në radhët e tyre siç janë edhe këta nënshkrues të peticionit kundër “Rishikimit të historisë kombëtare”.

Akademik Feti Mehdiu: Historia të korrigjohet, jo të ndryshohet

“Historia e shqiptarëve duhet të korrigjohet e jo të ndryshohet. Fatkeqësisht edhe në periudhat më të hershme edhe tash në këtë periudhë ka ende keqpërdorime dhe shtrembërime të fakteve historike”.

“Sulltanati Osman, ardhja e osmaneve në Ballkan, respektivisht tek shqiptaret është e ngjashme me Naton dhe forcat e paktit veri-atlantik. Se sulltanati osman ka qene i egër dhe i ashpër ndaj shqiptarëve është njejtë sikur të thuash që Nato ka qenë agresor ndaj popullit të Kosovës”, thotë Mehdiu.

[Hasan Kaleshi]

Në kohën kur shqiptarët ishin pa shtet, pa kishat e tyre, pa traditë kulturore, pa shkolla, të rrethuar nga Bizanti në një anë, nga shteti Serb në anën tjetër, nga Venediku në anën bregdetare, me këto rrethana nuk ka pasur fare gjasa të ekzistonte si komb, me depërtimin osman ne Ballkan, me shkatrrimin e Bizantit, shtetit Serb si dhe dezorientimin e kishave të tyre, pengohet asimilimi i shqiptarëve nga elementet e lartë përmendura.”





[Mr. Salih Kabashi]

Pellumb Xhufi

PSE U BËNË BUDALLË pa nevojë peticionistët dhe BATALLI i letërsisë, Kadare?

Peticionistët bashkë me tashmë batallin e letërsisë Ismail Kadare, kanë gabuar adresë.

Vetëm në totalitarizmin e egër ka ekzistuar mundësia që klasa punëtore,

kooperativistët dhe inteligjencia e angazhuar komuniste të shkruajnë letra për udhëheqjen e Udhëheqësin që ai të merr masa kundër rreziqeve nga shtrembërimet ideologjikie…

Peticionistë dhe batalli i letërsisë ende jetojnë në kontekste diktatoriale komuniste.

Me osmanlinjtë e turqit, shqiptarë kanë çuar bashkë shumë shekuj.

Se paku pesë shekuj shqiptarë e turq, të bashkuar brenda njërës nga perandoritë më të lavdishme të Globit, kanë jetuar, kanë humbur e kanë fituar bashkë.

Njëlloj u ka ndodhur shqiptarëve edhe me romakët dhe bizantinët.

Siç e krijuan atë histori bashkarisht, shqiptarët e osmanlinjtë e dikurshëm, atë edhe do ta shkruajnë bashkarisht shqiptarët dhe turqit e sotëm.

BATALLI i letërsisë, Kadare dhe peticionistë te tipit Zorani me sharki vetëm sa mund të na bëjnë te qeshim, siç edhe po qeshim.”

“Turqia partner, këtë e kuptoi Ismail Qemali, Noli dhe Enveri”

“Nuk do ta kisha nënshkruar edhe sikur të më ishte ofruar”. Kështu shprehet historiani Pëllumb Xhufi në lidhje me peticionin kundër ndryshimit të teksteve të historisë në Kosovë, me kërkesën e qeverisë turke. Në një intervistë për “Panoramën” historiani thotë se tekstet e historisë kanë nevojë për t’u riparo, pavarësisht nëse këtë e kërkojnë të huajt ose jo. Ai e konsideron peticionin “politik” dhe “anti-Turqi”.

A jeni njohur me peticionin kundër ndryshimit të teksteve të historisë në Kosovë, ju është paraqitur për të nënshkruar, pasi në fund të fundit për këto çështje, ata që duhet të jenë më të prekur, janë pikërisht historianët…?

Peticioni nuk më është ofruar për ta nënshkruar. Me sa duket, organizatorët e peticionit nuk më vlerësojnë të përshtatshëm, nuk më vlerësojnë “të tyrin”, ose ndoshta-ndoshta më rreshtojnë edhe mua në aradhën e “pseudohistorianëve”, pjesëtarë të komplotit që synon “turqizimin” e historisë sonë kombëtare, që aq shumë stigmatizohen në peticionin në fjalë. E dimë tashmë. Peticione të tilla vuajnë thuajse gjithnjë nga qasje intolerante e përjashtimore.



Autor: Eroll Velija
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Koha e gjinkallave(Intelekuajve) – Rishikimit të historisë kombëtare Empty Re: Koha e gjinkallave(Intelekuajve) – Rishikimit të historisë kombëtare

Mon 1 Apr 2013 - 17:14
Do te deshiroja qe ne fillim ato qe deshirojn te replikojn mbi ket tem separi le ta lexojn e jo te flasin vetem ashtu sic ju konvenon dhe me paragjykime.. flm per mirkuptimin..
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Koha e gjinkallave(Intelekuajve) – Rishikimit të historisë kombëtare Empty Re: Koha e gjinkallave(Intelekuajve) – Rishikimit të historisë kombëtare

Mon 1 Apr 2013 - 17:18
Historia nxjerr gjera te reja cdo dite ,, nje here bien faktet e nje here ndryshohen cdo gje eshte relative dhe njeriu beson ate qe do...
Sponsored content

Koha e gjinkallave(Intelekuajve) – Rishikimit të historisë kombëtare Empty Re: Koha e gjinkallave(Intelekuajve) – Rishikimit të historisë kombëtare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi