Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ndryshimi i historisë, tradhti kombëtare! Empty Ndryshimi i historisë, tradhti kombëtare!

Thu 24 Jan 2013 - 12:14
Ndryshimi i historisë, tradhti kombëtare! Leon-DuhanajNga Leon Duhanaj
Në qoftë se duan ta ndryshojnë historinë, atëherë, se pari ishte dashtë ta heqin shtatoren e heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga Prishtina dhe të shpallet tradhtar i “kombit shqiptar”, me të gjithë ata që shekuj me radhë luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare.
Sepse këtu ose kanë qenë të gjithë ata që u sakrifikuan dhe derdhen gjak tradhtar ose janë ata të cilët jua mohojnë këtë histori, nëse pretendohet ndryshimi ( shtrembërimi ) i historisë pa e bërë ketë, nuk do të jetë i pranueshëm për aq sa në këto troje do të rrjedh gjak shqiptari.
Formimi i komisionit për ndërhyrje në librat shkollore të shkollave fillore dhe të mesme, duke pas si kriter bazë miratimin e tyre nga ana e shtetit turk, kjo vërtet nuk do me shumë koment. Si ka mundësi, fytyrë dhe guxim një njeri që veten e quan shqiptar dhe del e deklaron para opinionit se pushtimi otoman asnjëherë nuk ka operuar përmes dhunës dhe vrasjeve, madje sipas tyre pushtimi paska qenë paqësor dhe i dobishëm për kombin Shqiptar.
A janë të vetëdijshëm ata anëtar të ati komisioni famëkeq i cili po behet instrument i tradhtisë kombëtare, se ç’far po bëjnë?!
A kanë pasur rastin në jetën e tyre të lexojnë ndonjë varg në historinë e lavdishme të popullit shqiptar?

Ndryshimi i historisë, tradhti kombëtare! Historia-300x274
Vet mënyra tinëzare me anë të së cilës pretendojnë të shtrembërojnë historinë shqiptare tregon se këtu ka të bëj vetëm me tradhti kombëtare e asgjë tjetër. Por mos të harroj çdonjëri nga ata pretendues, se kombi shqiptar, nëse diçka ka pas me bollëk, atëherë ata ka qenë tradhtaret, por në historinë e lavdishme kombëtare gjithmonë koha iu ka dhënë vendin e merituar atyre.
Ndryshimi i historisë, tradhti kombëtare! Histori-1-300x177
Disa njerëz këtu në kohen tonë e posaçërisht politika zyrtare shqiptare ne përgjithësi, po mendojnë se këtu është fillimi dhe fundi i historisë, që historia fillon dhe mbaron me ta, dhe po pretendojnë që ta shkruajnë si ata donë dhe se ashtu edhe do të mbeten dhe nuk janë të vetëdijshëm se historia e njerëzimit është një proces shekullore, dhe se kombi shqiptar ka kaluar kohërat me të errëta të tija por që të gjitha i ka mbijetuar, dhe do ta mbijetoj edhe këtë sulm qyqar që po i behet përmes institucioneve të veta.
Me befason një fakt se si shumë historian po e trajtojnë këtë çështje të rëndësishme me një indiference të paparë. A e dinë ata se kanë përgjegjësi njerëzore, morale, intelektuale dhe kombëtare që të reagojnë në mënyrë të organizuar ndaj çdo dukurie e cila është në shërbim të tjetërsimit dhe zhbërjes kombëtare. Apo mos vallë edhe atyre u ka hyre uji nder këmbë!
Është vërtet i dhimbshëm dhe i trishtueshëm fakti se, si ne shqiptarët të cilësuar si popull me një të kaluar të lashtë asnjëherë, madje edhe sot e kësaj dite, nuk arritëm t’i konsolidojmë ndjenjat tona të përbashkëta kombëtare, rreth një ideje dhe një qëllimi të përbashkët për të ardhmen e kombit tonë. Por gjithmonë dëshmuam, madje edhe kur nuk kemi armiq direkt atëherë ne e marrim vet, në dorën tonë rolin e armikut, në mënyrë që ta shkatërrojmë vetveten.
Dua që përmes këtij shkrimi të apeloj tek të gjithë ata që kanë përgjegjësi institucionale, në radhë të par, e pastaj ata që kanë përgjegjësi intelektuale e kombëtare që të reagojnë dhe mos ta tolerojnë një gjë të tillë. Ose nëse vërtet e kanë bëre mendjen një me heq dorë nga shqiptarizma , atëherë ta bëjnë këtë njëherë e mire të heqin dorë, dhe ta rishkruajnë edhe historinë e 100 vjetorit të fundit të pushtimin serb, sepse edhe ata i kemi fqinj dhe mos po na hidhërohen. Pra ti trajtojmë edhe këta si pushtues të butë dhe të dashur për kombin shqiptar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi