Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

200.000 euro për tradhti ndaj burrit Empty 200.000 euro për tradhti ndaj burrit

Sun 21 Aug 2011 - 23:14
200.000 euro për tradhti ndaj burrit
Gjykata e ka urdhëruar një spanjolle, e cila kishte tradhtuar burrin, t’i paguaj atij 200.000 euro si dëmshpërblim për “dhimbjen shpirtërore” të cilën e ka përjetuar kur ka marr vesh për aferën jashtëmartesore të saj.
Gruaja, siç njofton gazeta britanike "Telegraph", me vite të tëra është shtirur se bashkëshorti i saj është baba i tre fëmijëve të tyre, por babai i tyre në fakt ka qenë dashnori i saj.

Pas disa vitesh së kaluara nën dyshimin për tradhtinë e gruas, burri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, më në fund e ka zbuluar se gruaja e tij e ka pasur dashnor gjatë gjashtë viteve prej katërmbëdhjetë sa kishin qenë bashkë.

Pasi që analizat e ADN-së kanë dëshmuar se dashnori është baba i tre fëmijëve të tyre, burri i inatosur e ka nxjerrë gruan para gjyqit, duke kërkuar dëmshpërblim financiar.

Gjykata në Valencia e ka urdhëruar gruan që burrit të saj t’i paguaj 100.000 euro për vuajtjen të cilën i ka shkaktuar, e kur ai ka bërë ankesë në vendimin, Gjykata supreme e vendit e ka dyfishuar dënimin me para.t.g


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi