Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

E pazakontë, martesë treshe në Brazil Empty E pazakontë, martesë treshe në Brazil

Thu 6 Sep 2012 - 15:42
E pazakontë, martesë treshe në Brazil 57968BRAZIL - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Rio de Zhaneiro të Brazilit, ku një notere me emrin Claudia Domingues, ka kurorëzuar martesën e parë mes tre personave.
Personazhet e kësaj martese aspak të zakonshme janë dy meshkuj dhe një grua, të cilët ishin në të njëjtën kohë në një lidhje intime.

Por, edhe pse në Brazil poligamia nuk është e lejuar, pengesa është anashkaluar duke e konsideruar bashkimin si një formë e re e familjes në një shoqëri që është në ndryshim e sipër.

“Unë nuk kam shpikur ndonjë gjë të re, por unë e di që kjo dispozitë ligjore ekziston. Dhe në fakt, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të parandaluar një martesë mes tre personave”,- ka argumentuar notarja.

Ndërkaq, kanë nisur të përhapen komente të shumta rreth kësaj martese, që cilësohet aspak e zakontë, ndërsa ata që e mbajnë veten për progresistë, e kanë përshëndetur noteren për vendimin e marrë, duke thënë se ajo në këtë rast nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka mbrojtur lirinë personale.

(er.nu/kosovapress/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi