Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

AK: Bashkëpunimi PD-PS, turp kombëtar Empty AK: Bashkëpunimi PD-PS, turp kombëtar

Thu 6 Sep 2012 - 15:47
Tiranë, 6 shtator 2012, NOA- Aleanca Kuq e Zi deklaroi se gjatë ditës së sotme shqiptarët do të jenë dëshmitarë të takimit të radhës të Këshillit Legjislativ ku do të diskutohen ndryshimet Kushtetuese të nevojshme për heqjen e imunitetit të zyrtarëve dhe politikanëve të vendit tonë.

“Aleanca Kuq e Zi e konsideron “bashkëpunimin” PD-PS turp kombëtar i cili ka kaluar të gjithë caqet e moralit politik të liderëve të partive-pushtet madje tashmë dita-ditës vetëm përpiqen ti hedhin hi syve shqiptarëve me deklarata farsë të ndërsjella, e ndërkohë marrëveshjet mes tyre po rrezikojnë seriozisht të ardhmen Europiane të vendit tonë. Viti 2112 shënon një bilanc tragjik të nënshtrimit të Partisë Socialiste e cila i ka dhënë konsensus Berishës në 100% të projektligjeve të paraqitura nga qeveria”, deklaron AK, raporton noa.al.

Në vijim cilësohet si tragjedi kombëtare fakti që opozita e vendit shitet dhe blihet në tavolinat e kafeneve të Tiranës nga pazaret e Sali Berishës i cili për të mbajtur pushtetin me çdo kusht është i gatshëm të ndjekë modelin grek të qeverisjes të PASOK me Demokracinë e Re.

Aleanca Kuq e Zi thekson se nuk është kundër heqjes së imunitetit të zyrtarëve por se kundërshtohet fakti që kjo kërkesë modeste e Bashkimit Europian të kthehet në Ligjin Omerta të mafies nëpërmjet të cilës sigurohet heshtja dypalëshe për krimet e njëra tjetrës.

Aleanca Kuq e Zi deklaron se në këtë 100 vjetor populli shqiptar do t’i japë kësaj klase politike që ka ndjell përçarje dhe ndasi në jetën e çdo shqiptari përgjigjen e merituar duke i premtuar publikut se do hap dosjet kriminale të dy palëve.

a.y/noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

AK: Bashkëpunimi PD-PS, turp kombëtar Empty Re: AK: Bashkëpunimi PD-PS, turp kombëtar

Thu 6 Sep 2012 - 15:50
"Turp Kombetar" s'thua gje fare!!!

Ne vend te Bashkojne Shqiperine e copetuar, bashkojne Partite.. se mos u iki karrikja nga b*tha!!!

Trradhetaret e Poshter!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi