- NitaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 1124
Hobi : none
Vendndodhja : USA
Anetaresuar : 22/01/2010
Test i ri për diagnostikimin e kancerit të prostatës
Wed 27 Oct 2010 - 23:37
Shkencëtarët britanikë zhvilluan një test të ri urine për diagnostikimin e kancerit të prostatës. Testi premton parashikime më të thjeshta dhe të sakta, për sa i përket burrave që rrezikojnë të preken nga sëmundja në fjalë.
Zbulimi i udhëhequr nga Dr. Hayley i Institutit Kërkimor Kembrixh (CRUK) u botua në revistën shkencore PLoS ONE, sipas Guardian Britanike. Testi bazohet në zbulimin e niveleve të proteinës MSMB dhe gradualisht mund të zëvendësojë testin ekzistues të gjakut (për zbulimin e antigjenenit të prostatës PSA) pasi testet e para klinike treguan se testi i urinës është dy herë më i saktë se testi i gjakut.
Proteina MSMB e cila prodhohet nga gjendra e prostatës, preket nga një ndryshim gjenetik që ka të bëjë me kancerin e prostatës dhe reduktohet dukshëm tek meshkujt që kanë kancer të prostatës, ndërsa nivelet e saja varen nga agresiviteti i kancerit.
Megjithatë, hulumtuesit theksuan se nevojiten teste të mëtejshme (që duhen realizuar) te shumë njerëz, me qëllim që të vërtetohet shkalla e efektivitetit të metodës së re por edhe superioriteti i saj në lidhje me kontrollin e PSA.
Nëse kjo ndodh me të vërtetë, atëherë, është e mundur që në të ardhmen të krijohen kite (qese) të thjeshta dhe të lira për teste urine, që do të sigurojnë rezultate të sakta brenda disa orëve.
Tashmë një provë klinike realizuar në 1200 burra që ndodhet në progres, pritet të përfundojë brenda muajit dhjetor.
Do të vijojnë dhe prova të tjera.
Mjekët duhet të monitorojnë (për një periudhë të gjatë kohore) burrat që kanë nivel të ulët të proteinës MSMB, për t’u siguruar nëse realisht shfaqën kancer të prostatës. Gjithashtu, në këtë mënyrë do të vërtetohet dhe besueshmëria e testit për parashikimin në kohë të shfaqjes së sëmundjes.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi