Shkaqet e kancerit të prostatës te meshkujt
Thu 12 Jan 2012 - 23:37
LONDËR, Angli – Universiteti i Nottingham ne Angli ka zbuluar një lidhje midis “masturbimit te tepruar” tek meshkujt me moshë të re, dhe kancerit të prostatës. Të rinjtë në moshë deri në 30 vjeç qe masturbojne rregullisht janë në rrezik më të madh për tu sëmurur nga kanceri i prostatit, ndërsa meshkujt mbi 50 vjeç që masturbojnë kanë më pak shanse për tu sëmurur. Nivelet e larta të hormoneve të meshkujve mund të jenë shkaku i kancerit të prostatit. Më shumë masturbim do te thotë më shumë hormone te leshuara. Kjo gjë është e vërtetë tek te rinjtë, të cilët normalisht kanë një nivel hormonesh seksuale më të lartë se ata mbi 50 vjeç. Diçka e çuditëshme u vu re në studim, sasia e seksit nuk ndikon tek kanceri i prostatit, pra vetem masturbimi i tepert tek te rinjte rrit shanset per kancer prostati me 79%, transmeton albeu. Tek meshkujt mbi 50 vjeç masturbimi ul shanset e kancerit te prostatit. Kjo gjë mund të shpjegohet me faktin se gjatë masturbimit meshkujt mund të jenë duke nxjerrë jashtë lëngje të prostatit që mund të shkaktojnë kancer dhe masturbimi në këtë rast është duke i mbrojtur. Tek 50 vjeçaret masturbimi ulte shanset e kancerit të prostatit me 70%. Sigurisht sasia e masturbimit është relative. Në qoftë se një mashkull masturbon shpesh mund të jetë thjesht nje mbingarkim me hormone seksuale. Tek studimi, “masturbim i tepruar” tek 20-vjeçaret ishte 3 deri ne 7 herë në javë krahasuar me moshatarët e tyre që raportuan masturbim më pak se një herë në muaj. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi